Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Kush është i dashuri i Beniada Nishanit, nga jeta në SHBA te lidhja me modelen! Dalin fotot e reja të çiftit krah Arbër Hajdarit dhe bashkëshortes së tij
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Kush është i dashuri i Beniada Nishanit, nga jeta në SHBA te lidhja me modelen! Dalin fotot e reja të çiftit krah Arbër Hajdarit dhe bashkëshortes së tij
Profili i VipaveTë famshëm

Kush është i dashuri i Beniada Nishanit, nga jeta në SHBA te lidhja me modelen! Dalin fotot e reja të çiftit krah Arbër Hajdarit dhe bashkëshortes së tij

Last updated: November 6, 2022 11:04
8 Min Read
SHARE
Demo

Pas famës dhe suksesit që korri në “Big Brother”, Beniada më në fund gjen edhe dashurinë. Vetë modelja e mirënjohur ka pranuar se është në një lidhje dashurie. Së fundmi, modelja ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku nuk shpëtoi pa u ngacmuar në lidhje me jetën e saj personale.

Teksa zhvilloi një “lojë” ku dha komentin e saj për disa personazhe të famshëm si partnerë të saj të mundshëm, ajo u shpreh se asnjëri nuk i pëlqen më shumë se ai që ka në krahë. “Ai që kam në krahë më pëlqen më shumë. Është një miks, shumë ‘cute’”, u shpreh Beniada.
Më herët, gjatë emisionit të saj me fëmijë në “E Diell”, moderatorja foli mbi partnerin e saj, ku u shpreh: “Është një djalë simpatik, po vetëm simpatik, kaq. Nuk mund të them që është as italian, as shqiptar, pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar, boll tani”, tha Beniada. Beniada publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali. E pak kohë nga deklaratat e modeles, ja ku vjen edhe fotoja e parë e çiftit.

Demo

Ashtu si shihet në shkrepjen e siguruar nga paparaci i “Panoramës”, Beniada dhe i dashuri i saj tashmë marrin pjesë së bashku si çift në eventet e Tiranës. Dyshja e ka bërë daljen e parë publike në premierën e filmit të Eduart Grishajt. Ashtu si shihet, Arbana dhe Eduarti janë shoqëruar në këtë foto nga Beniada dhe partneri i saj, Blerti. Emri i tij nuk është një emër i panjohur për publikun.
Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkesa’ e këtij çifti, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur. 32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë.
Pak vite më parë, Blerti rrëfeu në një intervistë edhe angazhimet e tij në SHBA. “U transferova në Amerikë, unë pata fatin t’i bashkohem New York Red Bulls, që siç dihet është një nga ekipet më elitare të MLS. Po bëja shumë mirë. U aktivizova në New York Red Bulls, me skuadrën e dytë duke shënuar 9 gola në 12 ndeshje.

Lexo edhe:

Ekskluzive/ Kiara Tito merr në dorë emisionin e ri në Top Channel
Do moderojë “Big Brother VIP Fan Club”? Egli Tako thyen heshtjen
Serena Sula publikon “Diss One”, klipin e parë shqiptar të prodhuar me inteligjencë artificiale nga Acromax
Dalin fotot! Ledion Liço nis përgatitjet për edicionin e 5 të Big Brother Vip

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe lojtarë të skuadrës së dytë stërviteshim me ekipin e parë. Aty pata fatin të njoh Tierry Henry dhe Rafael Marquez si dhe shumë lojtarë që akoma luajnë sot në atë ekip. Ishte kohë e bukur dhe një eksperiencë shumë e bukur
Fatkeqësisht duhet ta mbyllja karrierën për shkak të një dëmtimi që pësova. Po punoj në sektorin privat për momentin dhe ndoshta në pritje për të filluar punë në agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA, të cilat kërkojnë një kohë derisa të realizohen si proces. Aktualisht punoj në New York duke drejtuar, ruajtur dhe menaxhuar një shoqëri komerciale”, shprehej Blerti kohë më parë. Ndërkohë, ai ka lënë pas jetën në New York, për t’u rikthyer në Tiranë, duke gjetur edhe dashurinë.

Në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën
Nga ajo që mundëm të mësojmë, Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York. Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve. Teksa fillimisht ka qenë i ftuar në panele si ish-futbollist, Blerti duket se është ndeshur me bukuroshen e “Big Brother”. Dyshja ka nisur një lidhje prej disa muajsh dhe duket se tashmë kjo marrëdhënie është konsoliduar mjaftueshëm, sa për të dalë tashmë edhe publikisht.

Përgjatë gjithë natës së premierës së filmit, Blerti dhe Beniada kanë qëndruar në të njëjtën tavolinë me Arbrin dhe bashkëshorten e tij, Vlerën, duke treguar kështu një raport të mirë edhe me çiftin tjetër. Rreth 2 muaj më parë nisën për herë të parë aludimet për një lidhje të re të modeles, e cila që pas përfundimit të Big-ut ishte shprehur se donte një partner shqiptar.
“Ajo është e lidhur me një avokat në Itali”, ishte kjo deklarata e Edi Manushit për jetën personale të Beniada Nishanit, që u komentua gjatë në rrjet. E teksa në atë kohë nuk pati asnjë reagim konkret nga ana e modeles, së fundmi ajo i ka hedhur më shumë ‘benzinë’ zjarrit me postimin e fundit. Beniada publikoi një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk ka preferuar t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja ka zbuluar në postimin e saj është vendndodhja, që është pikërisht në Milano, Itali
Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Beniada është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Në çdo intervistë që modelja ka dhënë, nuk është prononcuar për jetën e saj sentimentale. Ka qenë kolegu i saj, moderatori Edi Manushi, ai i cili ka bërë një deklaratë në lidhje me jetën private të Beniadës. “Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”, tha ai, ndërsa Beniada u kundërpërgjigj duke thënë: “Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”

Por biseda nuk mbaroi me kaq, pasi Manushi u shpreh se “do t’ia nxjerrë të gjitha të palarat”. “Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha, të të dalin të palarat”, i tha Manushi. Më parë Beniada pati folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale duke rrëfyer se është lënduar nga një mashkull, i cili nuk ka qenë shqiptar. Kujtojmë se ish-i dashuri i saj prej 7 vitesh ishte futbollisti i njohur, Mattia de Sciglio. Kur ajo ishte pjesë e “Big Brother” qarkulluan edhe fotot e çiftit së bashku. Por tashmë historia ka kohë që është mbyllur dhe Beniada ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë te djaloshi simpatik, Blerti.

/PanoramaPlus/

Do të jetë opinioniste në “Fan Club BBVA”? Flet për herë të parë dhe sqaron të vërtetën Sara Gjordeni
FOTO/ Ky është personazhi që do të futet sonte në Big Brother Vip Kosova
Selvije Jao ka një mesazh publik për motrën e Shpat Kasapit
Çfarë i bëri të dashurohen me njëri-tjetrin? Princ Leka dhe Blerta Celibashi hapin zemrën në prag të festave
Pas largimit nga Wake Up, Neada Muçaj pjesë e Big Brother? Ja detaji që shtoi dyshimet

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ngatërron G-në me K-në, gafa e Bora Zemanit bën xhiron e rrjetit (VIDEO)
Next Article Sarah Berisha flet për lidhjen me Dj Pm dhe planet për bashkëjetesë, si përgjigjet motra e saj kur pyetet nëse do jetë pjesë e Big Brother Vip 2

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Studimi: Ecja e shpejtë mund të ngadalësojë procesin biologjik të plakjes
Shëndeti
December 13, 2025
Nga Gucci te Philipp Plein, mijëra veshje false të sekuestruara nga policia, dhjetëra persona të arrestuar
Uncategorized
December 13, 2025
QSUT mbyll sallën 3 milionë euro të transplantit të veshkave, duke çuar shërbimin tek Spitali Amerikan i Allajbeut
Uncategorized
December 13, 2025
Media franceze: Mozaiku i Bazilikës në Lin, thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare
Vip Travel
December 13, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Momentet e fundit të Shpatit: Vendimi që ka marrë Selvija për publikimin e videove!

December 10, 2025
Të famshëm

Orinda Huta zbulon për herë të parë fitimet nga podcasti: Më shumë se rroga në televizion

December 10, 2025
Të famshëm

Mbushi me dollarë sallën në dasmën e motrës, Myrto Uzuni: Bëra gjithçka që ajo të ndjejë lumturinë që meriton!

December 9, 2025
Profili i Vipave

Alban Skënderaj pas jehonës së koncerteve në Prishtinë pritet nga Albin Kurti

December 9, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?