Friday, March 29, 2024

|

spot_img

Kriset marrëdhënia mes Ilirit dhe Sabianit? Këngëtari bën deklaratën e papritur, reagon balerini (FOTO)

po lexohet

Sabiani dhe Ilir Shaqiri krijuan një miqësi shumë të ngushtë brenda shtëpisë së “BBVIP” e cila vazhdoi dhe jashtë saj. Mirëpo këngëtari ka bërë një deklaratë të papritur i ftuar në “Më lër të flas”.

Biseda:

Donaldi: Cili nga banorët ke menduar se ishte ndryshe dhe të ka dalur ndryshe?

Sabiani: Pothuajse të gjithë, jo në pritshmëritë e mija

Romeo: Cili ka përfituar më shumë nga ty?

Sabiani: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i Ilirit. Balerini ka postuar një foto ku shfaqet me një majmun në sup dhe shkruan: E ka bërë për mua!

Kjo ka qenë një shprehje virale gjatë Big Brother, pasi Iliri dëgjoi këngën e Sabianit.

Nuk dihet nëse miqësia e tyre është krisur, pasi dukej se lidhja e tyre ishte shumë e fortë. Aq sa këngëtari i referohej balerinit si 100 mijë euroshi i tij.

të fundit

Çfarë ndodhi mes tyre? Ndahet çifti i njohur i showbizit

Gerti dhe Saide, në Ditën e të Dashuruarëve u deklaruan për njëri-tjetrin në emisionin ‘Për’puthen’. Nga disa kërkime të bëra...

të ngjashëm