Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Kaq pak?! 6 arsye pse restorantet luksoze e shërbejnë ushqimin në porcione të vogla (FOTO)
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip kitchen > Kaq pak?! 6 arsye pse restorantet luksoze e shërbejnë ushqimin në porcione të vogla (FOTO)
Vip kitchen

Kaq pak?! 6 arsye pse restorantet luksoze e shërbejnë ushqimin në porcione të vogla (FOTO)

Last updated: June 10, 2022 20:18
3 Min Read
SHARE

Restorantet fine-dining, ndër të tjera, kanë diçka të përbashkët: Ushqimin që shërbehet në porcione të vogla. Me fjalë të tjera, pjatat e mbushura me majë nuk ekzistojnë. Kurrën e kurrës. Duket se e kemi marrë të mirëqenë që në këto restorante ushqimi shërbehet kështu dhe rrallë mund ta kemi pyetur veten: Pse? Bright Side ka përpiluar një listë me 6 arsye se pse ushqimi shërbehet në porcione të vogla dhe në fakt ka të drejtë.

1. Përbërësit kushtojnë: Në këto restorante, ushqimi është një eksperiencë dhe kësisoj pjatat përmbajnë përbërës të shumëllojshëm dhe shumë prej tyre nuk gjenden rëndom te tregu i fruta-perimeve afër shtëpisë. Mendoni që as 500 gramë bërxollë wagyu (lloj japonez i mishit të viçit) mund të kushtojë 200 dollarë. 1 kilogram haviar mund të shkojë deri në 10,000 dollarë. Tartufi i bardhë 7,500 dollarë. Pra, afërmendsh që çmimet do të jenë të larta dhe porcionet e vogla.

Lexo edhe:

Si të përgatisni krepa në shtëpi në vetëm pak minuta, ndiqni recetën (VIDEO)
Do t’ju dalë njësoj si e pastiçerisë, kjo është receta e trileçes më e lehtë që keni parë ndonjëherë
Receta e bakllavasë perfekte ashtu si mjeshtrat e Turqisë
E përjashtuan nga shkolla në klasën e katërt, shkak varfëria. Sot i riu nga Kukësi është pastiçieri më i mirë në Venezia

2. Thjesht më elegante: Ok, shumë e qartë. Për shefat, ushqimi duhet të kënaqë syrin, pastaj stomakun. Qëndron për ata, nuk e dimë për ju.

3. Duhet që të mos ngopesh direkt: Nëpër vende të tjera, njerëzit konsumojnë zakonisht tri pjata: antipastë, pjata kryesore dhe ëmbëlsira. Në restorantet fine-dining mund të ndodhë që njerëzit të konsumojnë edhe shumë pjata: finger food (ushqim që konsumohet me gishta), antipastë, supë, sallatë, pjata e parë kryesore, diçka që ju përgatit për pjatën e radhës, pjata e dytë kryesore, djathë, ëmbëlsirë dhe pije. Kështu restorantet zvogëlojnë porcionet në mënyrë që të shijoni të gjitha ushqimet.

4. Shefi/ja i/e kuzhinës bën art: Le ta pranojmë, një pjatë e mbushur plot e përplot nuk ngjan kurrë bukur. (Na fal spaghetti me ragù alla bolognese, nuk e kemi me ty. Ti dukesh mirë gjithmonë).

5. Duken cilësi premium: Me fjalë të tjera, çdo gjë që është në sasi të limituar, nga veshjet te ushqimi, e shohim ndryshe. Taktikë e bukur. Faleminderit që luani me psikologjinë tonë.

6. Kafshatat: Kafshatat e para në një ushqim shijojnë gjithmonë më shumë dhe teksa hani, sensorët e shijes bëhen më pak të ndjeshëm. Duke e ditur mirë këtë, kuzhinierët përqendrohen në cilësinë e pjatës.

Pra, herë tjetër mos thoni më me vete, “Kaq pak?”.

Pite me fasule: Një specialitet i pazakontë, shija e të cilit do t’ju kënaqë

Bukës i hidhet me ngjyrues? Eksperti zbulon metodën e thjeshtë sesi ta dalloni…

Sa e rrezikshme është furra nëse nuk e pastroni

Ndonjëherë e teprojmë me konsumin e kripës, ja shenjat që e tregojnë këtë…

Ëmbëlsira më e shëndetshme që keni ngrënë ndonjëherë sa keni dëshiruar: Sfera kokosi nga vetëm dy përbërës!

TAGGED:Bright Side

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Divorci i saj bëri bujë në gjithë Shqipërinë, e gjeni dot për cilën artiste të njohur bëhet fjalë (FOTO)
Next Article Dashuria, fati dhe karriera, çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e horoskopit

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Këmbimi valutor/ Ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi
June 6, 2025
Temperatura të larta me ‘origjinë afrikane’/ Ja si do të paraqitet moti për ditën e sotme
Moti
June 6, 2025
Si u tallën punonjësit me Fatos Nanon në Athinë, dhe profecia që i tha grekja në Hotel: Ja clçdo u ndodhë shqiptarëve
Aktualitet
June 6, 2025
Tragjike/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe tentuan të arratiseshin, humbin jetën
Aktualitet
June 6, 2025

Lexo edhe:

Vip kitchen

Pite nga fasulja: Është e mirë për racion, por edhe për shtesë të ushqimit

February 26, 2023
Vip kitchen

Buka që nuk të shëndosh, recetë e thjeshtë dhe e shpejtë

February 26, 2023
Vip kitchen

Ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri

December 31, 2022
Vip kitchen

Gjalpë molle për lyerje buke: Mund të përmirësojë shijen e ëmbëlsirave dhe tortave

December 4, 2022
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?