Kleoniki Delijorgji ka lënë të surprizuar gazetarin Arian Çani me veshjen e saj në emision, ku kishte shkuar për të prezantuar këngën e saj të re.
Ajo mbante veshur një kostum të bardhë, xhaketa e të cilit ishte e hapur… poshtë xhaketës Kleoniki nuk kishte veshur asgjë. Kjo zgjedhje habiti jo pak drejtuesin e emisionit Arian Çani, i cili e komplimentoi modelen për elegancën e saj.
Arian Çani: Ça ke veshur Kleoniki poshtë xhaketës tënde, sepse shoh që ke një gjë tmerrësisht transparente…
Kleoniki Delijorgji: Po asgjë s’kam veshur.
Arian Çani: Mos ia fut kot!
Kleoniki Delijorgji: Po pse çfarë ka?
Arian Çani: Ke vetëm xhaketën? Për një moment tani që lëvize, paf të lëvizi xhaketa dhe op ngela për një moment…
Kleoniki Delijorgji: Po pse ngele?
Arian Çani: Sepse rrallë ndodh që të të vijnë gocat veshur kaq bukur në studio…
Kleoniki Delijorgji: E vërtetë.
Arian Çani: Kjo është e vërtetë, me një elegancë të paparë.