I fejuari rezultoi pozitiv me koronavirus, Eni Koçi tregon përgjigjen e tamponit dhe i çudit të gjithë

Ditën e djeshme këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj  tregoi se nuk kishte mundur t’i ‘shpëtonte’ dot infektimit me koronavirus dhe ka rezultuar pozitiv me covid-19.

Artisti ndau lajmin në rrjete sociale, duke treguar se pavarësisht kujdesit të shtuar për rreth një vit Prelvukaj po përballet me virusin.

“Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit, me ç’rast kam rezultuar pozitiv”, ka shkruar ai.

Prelvukaj shtoi: “Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë”, ishin fjalët e tij.

Mirëpo, rezultatin e tamponit të SARS-COV-2 e ka publikuar dhe e fejuara e tij, Eni Koçi e cila ka treguar se e ka kaluar rrethi tri muaj më parë covid-19 dhe tanimë rezultati i testit të saj është negativ.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”,  shkruan këngëtarja e cila e ka kaluar pa shqetësime infektimin me koronavirus.

Te fundit

spot_imgspot_img

Related articles

Leave a reply

Please enter your comment!
Please enter your name here

spot_imgspot_img