Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Historia e komplikuar e Sabianit/ Kush është partnerja e tij dhe arsyeja pse e mban larg publikut (FOTO)
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Historia e komplikuar e Sabianit/ Kush është partnerja e tij dhe arsyeja pse e mban larg publikut (FOTO)
Profili i VipaveTë famshëm

Historia e komplikuar e Sabianit/ Kush është partnerja e tij dhe arsyeja pse e mban larg publikut (FOTO)

Last updated: December 26, 2021 16:11
9 Min Read
SHARE
Demo

Sabian Medini është këngëtari që e ka mbajtur prej vitesh jetën e tij hermetike, ndërkohë që me hyrjen në ”Big Brother VIP” zbuloi një detaj sekret nga jeta e tij, që ai është dhe baba i një djali përveç vajzës, Keisit.

Fakti që ai ishte bërë baba për herë të dytë me partneren e re pas divorcit nga nëna e Keisit, dihej nga rrethi i ngushtë i miqve të këngëtarit, pasi ai preferonte të mos e bënte publike këtë pjesë të jetës së tij.

Demo

Por pasi u bë pjesë e “BB Vip”, ai zbuloi detaje rreth vetes së tij, që publiku nuk i ka ditur, mes të cilave atë që është babai i një djali 3- vjeçar, Enes, i cili ishte supriza e produksionit për Sabianin brenda shtëpisë. Vogëlushi me flokët kaçurrela si i ati dhe sytë blu si e ëma, e surprizoi në program duke u futur në shtëpinë e “Big Bother VIP”.

Lexo edhe:

Dy aktorët e Portokallisë pjesë e “Big Brother Vip Albania 5”?
Rita Ora konfirmon bashkëpunimin me Yll Limanin?
Ish-banorja e BBVA i zë kolltukun e opinionistit në edicionin e 5-të Arbër Hajdarit?
Elsa Lila rrëfen momentin tragjik kur humbi nënën dhe përballjen me policët gjatë arrestimit

Teksa fliste për djalin, Sabiani u shpreh se djali erdhi në jetë në një moment kur nuk e priste dhe ishte një bekim nga Zoti. Ai tha se në fillim kishte merak mos vajza e tij e madhe, Keisi, do të bëhej xheloze por nuk ndodhi kështu, pasi ajo e do shumë vëllain e saj.

Ndërsa shtoi se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme, nuk ka qenë e lehtë për të. “Në fillim s’e ka ditur njeri për Kejsin, shkoi 14 vjeç e zbulova publikisht.

Dhe djalin më duket se ma solli Zoti, bam! Kejsi është yll, dhe ai njësoj. Në vitin 2018 Zoti më bekon prapë me një bukurosh që nuk e prisja, s’e kisha menduar ndonjëherë se do bëhesha me çun. Më ka ardhur në jetë drita e syve.

Një nga problemet më të mëdha ka qenë se fëmijët kanë ardhur në jetë nga nëna të ndryshme dhe kjo s’është e thjeshtë. Por ia dal, nuk u lë gjë mangët. Në fillim kisha merakun se mos Keisi bëhej xheloze, por ajo e do shumë vëllain e vet. Më ka falur Zoti dy yje, jam fokusuar vetëm t’u plotësoj gjithçka të dyve. Jam këtu brenda dhe trupi rri këtu, shpirti është jashtë. Më ka marrë malli!”, tregoi Sabiani.

Por edhe në “BBVIP”, Sabiani nuk zbuloi gjithçka, pasi djali hyri në shtëpi me motrën e tij Keisin, dhe jo me partneren e tij aktuale, të cilën po ashtu e ka mbajtur larg vëmendjes publike, edhe pse ka gati një dekadë që shoqërohet me të.

Po kush është partnerja e Sabianit? Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se ajo është grimiere me profesion dhe quhet Arnisa Xhikaj. Ajo është gjithmonë pranë Sabianit kudo, por këngëtari sërish ka zgjedhur që të mos e zbulojë as identitetin dhe as fotot e saj, duke e lënë mister për publikun se cila është nëna e djalit të tij 3-vjeçar.

foto galeri foto galeri

Arnisa është një vajzë simpatike, e cila prej vitesh është pjesë e rrethit të ngushtë të miqve artistë të Sabianit.

Ajo ndan shumë foto në “Instagram” të djalit të tyre dhe foto të Sabianit për ta mbështetur hyrjen e tij në BBVIP, por asnjë foto të tyre në çift apo si familje. Ne kemi mundur të sigurojmë një foto të postuar për ditëlindjen e saj nga miku i tyre po ashtu artist, Erion Korini.

Sabiani ishte një nga konkurrentët më pozitivë dhe paqësorë në show-n real “Big Brother VIP”, ku krijoi një miqësi shumë të ngushtë me Ilir Shaqirin.

Në “Big Brother Vip” ai tregoi të gjitha fazat më të rëndësishme të jetës së tij duke filluar që nga emigrimi, humbja e nënës, nxjerrjen e albumit të parë dhe lindjen e fëmijëve të tij. Kështu, ai pranoi publikisht se është babai i dy fëmijëve me nëna të ndryshme.

Ai tregoi se ardhja e tyre në jetë ka qenë një dhuratë e Zotit, por nga ana tjetër fakti që ata janë fëmijë të dy nënave të ndryshme i ka sjellë edhe vështirësi të mëdha.

Është pikërisht kjo situatë e komplikuar që e ka bërë Sabianin t’i mbajë larg jetës publike, ish-partneren dhe partneren aktuale. Sa i përket karrierës, Sabiani në vitin 2001 publiko albumin që mbante emrin e tij “Sabian”. Në vitin 2002, publikoi albumin “Sabian 2”.

Në vitin 2004, Sabiani mori pjesë në Top Fest 1 me këngën “Je e bukur moj shejtane”, në bashkëpunim me Eriosti. Në vitin 2004, Sabiani publikoi albumin “Sabian 3”.

Karriera e tij është e gjatë ndërkohë që këto dy vitet e fundi ai ka bërë disa bashkëpunime siç ishte ai “Pa Ty”, në bashkëpunim me Seldi Qalliun. “Puthe” me Mevlin & Klementin, apo “Gurbet” apo “KÇK” në bashkëpunim me Mevlin.

Sa i përket eksperiencës në “BBVIP” ishte i vetmi që fitoi një biletë kthimi për të rihyrë në shtëpi, pas daljes herën e parë. Ashtu si çdo banor tjetër që eliminohet, edhe Sabiani ishte i ftuar në “Fun’s Club”, ku foli për eksperiencën e tij në BBVIP. Sigurisht, nuk mund të lihej pa përmendur edhe lidhja e tij e ngushtë me Ilirin, me të cilin ka krijuar edhe një miqësi të fortë brenda shtëpisë.

Ndër të tjera ai shpjegoi edhe arsyen pse balerini, miku i tij i ngushtë, nuk doli pas tij, siç tentoi të bënte edhe herën e parë kur Sabiani u eliminua disa javë më parë, i pyetur nga e ftuara në studio.

“Ne kishim vendosur që nëse do të ndodhte një nominim, do të rrinim aty. I thashë nëse del, unë do të dal pas teje. Më tha jo. Nëse njëri del, do vijojmë rrugëtimin edhe për tjetrin. Me Ilirin u përshtata se ishte i pjekur, me një karrierë të bukur dhe të vështirë. Ai nuk kishte ndonjë informacion të madh për karrierën time. Çdo gjë lindi aty. Ne u lidhëm shumë me njëritjetrin, edhe pse kishim mendime edhe të ndryshme. Unë do ta mbështes deri në momentin që do të dalë nga BB VIP, Ilir ke këtu vëllain”, u shpreh ai.

Për sa i përket çmimit të madh, ai tha se nuk e kishte synuar ndonjëherë, madje nëse do e fitonte pjesën më të madhe do i çonte për bamirësi dhe pjesën tjetër do t’i ndante me Ilirin.

“Unë çmimin e madh nuk e kam pretenduar ndonjëherë. Nëse do ta fitoja, 60 për qind do të kalonin për bamirësi, pjesën tjetër do ta ndaja me Ilirin. Me profesionin që kemi edhe i bëjmë ato 100 mijë euro!”, tha Sabiani.

Gjithashtu Sabiani u shfaq dyshues mbi eliminimin e tij, duke deklaruar se kur doli kuptoi se kishte mbështetje të madhe nga publiku, dhe i është dukur e habitshme që është eliminuar, por nuk ka dashur të thotë asgjë konkrete duke qenë se ka vendosur të presë dhe të qartësohen situatat./panorama

Angela Martini divorcohet pas 7 vitesh martesë
Zbulohen detajet e para të filmit të Luizit dhe Kiarës
Elsa Lila akuza ndaj Albina Kelmendit: E bëra të famshme me duart e mia, hakmarrja serviret e ftohtë
Rozana Radi flet për eksperiencën në “Goca dhe Gra”, zbulon “xhelozitë”
Lindja e katërnjakëve, mjeku Nderim Horeshka: Nëna nuk pranoi heqjen e bebeve
TAGGED:sabiani

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article I mori këmishën Ledri Vulës, Monika bën reagimin epik kur sheh Sarën në ‘Big Brother VIP’
Next Article Motra e Dj Dagz flet për herë të parë për raportin e të vëllait me Einxhel

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sagrada Familia bëhet kisha më e lartë në botë
Vip Travel
November 1, 2025
Fatos Nano mbylli sytë përgjithmonë, ish-gruaja Rexhina i qëndroi pranë deri në ditët e fundit të jetës!
Aktualitet
November 1, 2025
Origjina dhe kuptimi i festës së Halloween
Kuriozitete
November 1, 2025
Varësia nga Tik Tok njësoj si ajo nga kokaina, tkurr trurin dhe shkatërron aftësinë e përqendrimit
Teknologji
November 1, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Çfarë ndodhi? Ish-banorja e “Big Brother” përfundon në spital

October 30, 2025
Tv Shows

Fëmija i ndërroi jetë pasi lindi, rrëfehet mes lotësh reperi Marin: I kisha vendosur emrin!

October 29, 2025
Profili i Vipave

Ndahen Klea Huta dhe Elgit Doda? Ja foto që vulos gjithçka

October 29, 2025
Tv Shows

“Kam humbur çdo kontakt me djalin”, Meriton Mjekiqi i drejtohet me mesazh publik ish-gruas

October 29, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?