Sot, në rubrikën “Trotuar”, në emisionin “E Diell”, u diskutua nëse duhet të legalizohen shtëpitë publike në Shqipëri.
Ish-konkurentja e”Për’puthen”, Ana Kauri u shpreh pro legalizimit të seksit, për të shmangur prostitucionin e paligjshëm dhe të pakontrolluar.
Sipas Anës, seksi kundrejt pagesës duhet të miratohet sa më parë, madje deklaron se, nëse “një parti do të premtonte legalizimin e shtëpive publike, do ta votoja në zgjedhje”.
“Më mirë ta pranojmë dhe të thyejmë këto tabu njëherë e mirë”, shtoi Ana.
Shumica e të ftuarve, në këtë diskutim, u shprehën pro legalizmit të seksit, ndërsa Shqipe Hysenaj, u shpreh kategorikisht kundërt. “Është skandaloze, nuk duhet të lejohet, unë jam për familjen”, u shpreh Shqipja. Madje, pranon se është më mirë që burrat të tradhtojnë me komshinjtë, pa e kuptuar, se sa të shkojnë në shtëpi publike.