Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë. Futbollisti ka dhënë lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit në Bundesligë gjatë sfidës së Bajer Leverkusen me Heidenheim.
Ai zgjodhi mënyrën e veçantë për të treguar se në familjen e tij do të shtohet një anëtar i ri.
Sikurse shihet, mesfushori ka vendosur topin poshtë bluzes, duke nënkuptuar se partnerja e tij, Leonita Xhaka është në pritje të ëmbël.