Aktorja Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen dhe bashkëshorti, Mark Frroku ka vendosur ta surprizojë me një udhëtim në Capri të Italisë.
Marku është siguruar që të jetë i pari person që e surprizon Rudinën dhe çifti janë nisur që dje në udhëtim.
Nga atje, Rudina ka postuar plot foto e video ku shihet duke shijuar detin e restorantet në Capri.
Në një prej fotove moderatorja shfaqet duke pozuar e lumtur krah Markut e çifti po ia kalon për mrekulli.