Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Euro sërish në ‘pikiatë’, bie në nivelin më të ulët që nga 7 dhjetori, ja me sa këmbehet monedha europiane
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Euro sërish në ‘pikiatë’, bie në nivelin më të ulët që nga 7 dhjetori, ja me sa këmbehet monedha europiane
Ekonomi

Euro sërish në ‘pikiatë’, bie në nivelin më të ulët që nga 7 dhjetori, ja me sa këmbehet monedha europiane

Last updated: April 12, 2024 11:05
3 Min Read
SHARE
Banner

Kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdon rënien dhe ka prekur një nivel të ri minimal për vitin 2024.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 101.65 lekë, duke zbritur për herë të parë këtë vit poshtë kufirit të 102 lekëve. Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit Euro-Lek që nga data 7 dhjetor 2023.

Ritmet e rënies vjetore të kursit Euro-Lek janë përshpejtuar dhe aktualisht monedha europiane këmbehet në rënie, me më shumë se 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe:

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë konspiracione në rrjet, reagon aeroporti i Rinasit
Krimi i rëndë/ Zbulohen 320 tonë pluhur toksik, si Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!
“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme

Euro sërish në 'pikiatë', bie në nivelin më

Në kah të kundërt ka lëvizur Dollari Amerikan, që të enjten është rritur me 0.74 lekë dhe ka arritur në kuotën e 94.7 lekëve, duke reflektuar një forcim të monedhës amerikane ndaj Euros në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, edhe në rastin e dollarit, tendenca më afatgjatë paraqitet në rënie. Me bazë vjetore, edhe dollari është në rënie me 8.4%.

Në rënie është edhe Paundi Britanik, që të enjten u këmbye me 118.74 lekë, niveli më i ulët për vitin 2024. Kursi i Paundit me Lekun është rënie me 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se oferta e monedhës europiane në treg paraqitet e lartë, në linjë me pritshmëritë për një rritje më të mëtejshme të shifrave të turizmit për këtë vit. Ky efekt tashmë po ndihet në pjesën më të madhe të vitit dhe nuk është më i lidhur vetëm me sezonin veror, kur gjithsesi shënon periudhën e pikut.

Forcimi i Lekut po mbështet rënien e inflacionit, që në muajin mars zbriti në 2.3%, niveli më i ulët që prej vitit 2021. Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se efektin kryesor në uljen e inflacionit e ka dhënë pikërisht komponenti i inflacionit të importuar, që në një masë të madhe ndikohet edhe nga kursi i këmbimit.

Ulja e inflacionit, e kombinuar me një forcim të mëtejshëm të monedhës kombëtare, për momentin e bën pak të ngjashme një rritje të mëtejshme të normave të interesit. Madje, nëse këto tendenca të inflacionit dhe kursit vazhdojnë, edhe Banka e Shqipërisë mund të fillojë të mendojë për t’iu rikthyer politikave monetare lehtësuese.

Forcimi i Lekut rrit fuqinë blerëse të konsumatorëve vendas dhe e bën më të lirë konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga importi. Gjithashtu, ai favorizon huamarrësit në valutë të huaj me të ardhura në lekë, që paguajnë më pak sot për kreditë e tyre.

Nga ana tjetër, forcimi i Lekut mund të jetë një kërcënim për konkurrueshmërinë e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve./Monitor

Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra në Shqipëri shpenzojnë 20 mijë lekë më pak
Korridori 8 mund të nxisë bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë dhe rajonit
Monedhat e huaja vijojnë rënien, ja sa shkon kursi për euron dhe dollarin
TAGGED:kursi i kembimit

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën
Next Article Ç’ndodhi?! Bardhi bën thirrje me nr e Sarës në “story”, injoron menaxherin

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Italia mund të mbetet pa makarona, në rrezik prodhimi i tyre
Vip Travel
October 22, 2026
Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
Moti
October 22, 2026
Horoskopi 22 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
October 22, 2026
Ekskluzive/ Alaudini moderon i vetëm Big Brother Vip Kosova, zbulohen opinionistët dhe skuadra e Fan Club
Tv Shows
October 21, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Të dhënat e qindra klientëve të një banke dixhitale bien në duart e hakerëve

September 17, 2026
Ekonomi

Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?

September 12, 2026
Ekonomi

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026

September 12, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

September 8, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?