Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Ervis Martinaj po përgatiste hakmarrjen për Brilantin, tradhtia, roli i “bosëve” të Durrësit dhe takimi i fundit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ervis Martinaj po përgatiste hakmarrjen për Brilantin, tradhtia, roli i “bosëve” të Durrësit dhe takimi i fundit
Aktualitet

Ervis Martinaj po përgatiste hakmarrjen për Brilantin, tradhtia, roli i “bosëve” të Durrësit dhe takimi i fundit

Last updated: September 24, 2022 15:13
5 Min Read
SHARE
Demo

Nga Aida Topalli

Që prej më shumë se një muaji, të gjitha faqet e para të gazetave, edicionet informative, emisionet dhe panelet televizive, gëluan me lajmin e zhdukjes së të ashtuquajturit, “mbret i lojërave të fatit”, Ervis Martinaj. Disa thanë se u zhduk me të vërtetë, të tjerë se gjithçka është një inskenim, të tjerë flasin për ekzistencën e një videoje teksa digjet në vaskë acidi, disa të tjerë për prezencën e tij në Meksikë.

Që nga data 10 gusht e deri më tani, kam dëgjuar shumë. Por nuk dhashë në asnjë momënt opinione. Sot vendosa të shkruaj për disa fakte të siguruara nga burime koefidenciale, por të sigurta.

Lexo edhe:

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin
Monika Kryemadhi tregon shkakun e divorcit me Ilir Metën
Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari dhe analisti shqiptar
Familjarët e 25-vjeçares hodhën akuza se e dhunonte, reagon për herë të parë ish-vjehrra e Xhuana Nikollajt!

Vrasja e Arben Mërkurit apo i njohur ndryshe me nofkën “Maneci”, shënon edhe kthesën në historinë e jetës triumfatore të deriatëhershme të Ervis Martinajt. Ishte pikërisht ky i fundit që e donte të vdekur këtë personazh të njohur të botës së krimit, i përfshirë në plot 12 ngjarje kriminale.

Dy muaj më vonë, mbretit të lojërave të fatit, i ekzekutohet në atentat, “pika e tij e dobët”, Brilant Martinaj. Me vrasjen e tij, Ervisi u ndje realisht i kërcënuar, për të mos thënë që parandjeu fundin. Me lidhje të forta në aksin Shijak-Durrës, Martinaj, i ndihmuar nga miqtë e tij atje ( dyshohet se u ndihmua nga Avdylajt), bie në gjurmët e vrasësit të nipit të tij.

Informacioni i vjen nga personi që kishte ekzekutuar Arben Mërkurin. Ky i fundit e siguron kapon e lojërave të fatit, se vrasësit ishin një grup tjetër nga Durrësi. Bëhet fjalë për “Pojat”, ata që dyshohet se ekzekutuan Edison Harizjan, mbrëmjen e 6 nëntorit 2018, po në qytetin e Durrësit.

I mbuluar nga mania për të marrë hak… i duhej dikush që t’i dilte në krahë. Të vetmnit që kishin mbetur, ishin vlonjatët. Ajo që i lidhte, ishte armiku i përbashkët.

Dy ditë pas vrasjes së Brilant Martinajt, Ervis Martinaj udhëton drejt qytetit bregdetar të Vlorës. Lirisht, pa rënë në sy të policisë, megjithëse kishim të bënim me një person të shpallur në kërkim nga SPAK.

Martinaj kërkon aleancën e tyre për hakmarrjen e Brilantit. Pas një jave negociatash në këtë qytet, vlonjatët refuzojnë kategorikisht të marrin pjesë në atentate jashtë territorit të tyre. Këta të fundit, e njohin mirë ligjin e bandave. Janë të betuar për mosprishje territoresh.

Pasi mori refuzimin e tyre përsa i takon territorit, por nga ana tjetër mori garancinë e tyre se do ta mbronin, Ervis Martinaj kërkon të rikthehet në Durrës, për të mësuar më shumë mbi lëvizjet e personave që ai dyshonte se kishin ekzekutuar në mënyrë barbare, njeriun më të afërt të tij.

Rreth datës 4-5 gusht, Ervis Martinaj, i shoqëruar nga Vlonjatët, niset në drejtim të Tiranës. Këta të fundit, e dorëzojnë në ambjentet e një autogrilli në Vorë dhe kthehen në territorin e tyre. Ndërkohë që prisnin informacionet nga njeriu që iu kishte zgjatur dorën për ndihmë.

Dy ditë më pas, përkatësisht në datat 6 dhe 7 gusht, Ervis Martinaj, i shoqëruar nga polici Jeton Lami dhe e dashura e tij, shkojnë në Durrës ku qëndrojnë një natë, dhe të nesërmen merren po nga Jeton Lami.

Pasi ndahet nga e dashura, sipas burimeve koefidenciale, Ervis Martinajn shkon në takimin e shumëpritur, atë ku do të merrte informacion se kur do të zbarkonin për pushime në Dhërmi, njerëzit që vranë Brilant Martinaj.

Ky takim u zhvillua mes Durrësit dhe Shijakut. Po të njëjtat burime, theksojnë se Ervin Martinaj, ka takuar për herë të fundit Aldo Avdylin dhe shokun e tij të ngushtë, një djalë i shkurtër dhe i shëndoshë. Pra, sipas burimeve, Ervis Martinaj, për herë të fundit është parë në aksin Durrës-Shijak, aty ku do të takonte edhe miqtë e tij, Avdylajt.

Ndaj kam disa pyetje: Kë ka marrë në pyetje policia për këtë ngjarje? A i ka të gjitha lëvizjet e Ervis Martinajt? Nëse po, pse është kaq e vështirë, për të konfirmuar ose jo, vdekjen e tij?.

Pirateronte kanalet shqiptare, hiqet aplikacioni “Kanali im”. Kryetarja e AMA-s: Mbrojmë prodhimin audiviziv shqiptar
GJKKO kalon për gjykim dosjen e Metës, Kryemadhit dhe të tjerëve
“KonVer” shtrihet në gjithë Shqipërinë, fokus te nevojat e komuniteteve
“Ishte e lumtur atë ditë” – Kushërira e Xhuana Nikollajt ngre pikëpyetje për vetëvrasjen e 25-vjeçares: Kush e shkroi letrën? Ajo s’do ja bëntë kurrë të atit këtë
Vritet xhaxhai i ish banores së Big Brother VIP Kosova, si ndodhi ngjarja
TAGGED:Aida Topalli

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Pak orë para dasmës, Armina Mevlani zbulon vellon e bardhë të nusërisë (FOTO)
Next Article Armina dhe Shkëlzeni bëjnë përgatitjet e fundit për dasmën përrallore, çifti fotografohet në ish-Bllok(FOTO)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ana Lika rrëfen si u dashurua me Bjordin: Nuk ishte me shikim të parë
Të famshëm
March 21, 2026
Parashikimi i motit 21 mars 2026. Zbuloni si do të jenë kushtet atmosferike
Moti
March 21, 2026
Horoskopi 21 mars 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
March 21, 2026
Romeo Veshaj thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Heidi Baci
Të famshëm
March 20, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Euro dhe dollari prekin fundin, me sa shiten e blihen monedhat e huaja

March 16, 2026
Sociale

Sot Dita e Verës/ Rrugët që janë bllokuar në Tiranë dhe Elbasan, deri kur zgjasin kufizimet

March 14, 2026
Aktualitet

Qindra qytetarë të Lezhës, homazhe për Xhuana Nikollajn: Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi

March 13, 2026
Aktualitet

Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

March 12, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?