Thursday, December 26, 2024

E thonë dhe studimet, sekreti i jetëgjatësisë qëndron në kuzhinën tuaj

Specat djegës janë një dhuratë nga natyra. Disa njerëz i duan ato ndërsa të tjerë jo por e vërteta është se askush nuk mund ta kundërshtojë efektin e tyre në trup. Janë të njohura falë shijes së tyre pikante, e cila është pjesë e pazëvendësueshme e shumë pjatave.

Sa më shumë kapsaicin të përmbajë një lloj speci, aq më i djegës dhe më i pasur është me antioksidantë. Një studim tregoi një lidhje midis konsumit të ushqimeve pikante dhe jetëgjatësisë. Hulumtimet kanë vërtetuar se njerëzit që hanin ushqime pikante çdo ditë, jetonin më gjatë dhe pa sëmundje vdekjeprurëse.

“Rezultatet tona mbështesin kërkimet e mëparshme që kanë treguar një efekt të mundshëm mbrojtës të erëzave ushqimore në shëndetin e njeriut”, thanë studiuesit. Hulumtimet për kancerin e prostatës kanë treguar se kapsaicina vepron si një “vrasës” i vërtetë i qelizave kancerogjene.

Pas katër javësh terapi me kapsaicinë, rritja e qelizave të kancerit të prostatës u ndal në shumicën e kafshëve dhe madhësia e tumorit u zvogëlua ndjeshëm. Për të parandaluar kancerin e prostatës rekomandohet marrja e 400 mg kapsaicinë tri herë në javë.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles