Një person është gjetur pa shenja jete në liqenin e Farkës. Sipas policisë, shtetasi L. D., 30 vjeç dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Me datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.