Monday, December 23, 2024

Cheesecake me qershi(VIDEO)

Perberesit per recelin e qershise:

200 gr qershi pa fara
2 luge sheqer
Perberesit per bazen:
380 gr biskota
125 gr gjalp i shkrire
Perberesit per kremin:
600gr krem djathi, Philadelphia
70gr sheqer
60 gr salce kosi
100 gr qumesht pluhur
300 ml pana embel
2 luge sheqer pluhur
1 luge çaji ekstrakt vanilje

Pergatitja e reçelit:

Vendosim qershite dhe sheqerin ne nje ene ne zjarr mesatar. I leme te zihen per disa minuta. Me pas i largojme nga zjarri dhe i leme te ftohen ne temperature ambienti. I frulojme ne mikser.
Pergatitja e bazes:

Biskotat i grijme imet ne grirese. I bashkojme me gjalpin e shkrire dhe i perzijme mire. I kalojme ne nje tave te veshur me leter kuzhine dhe i shtrojme me ndihmen e nje luge.
Taven e vendosim ne frigorifer nderkohe qe pergatisim kremin.

Pergatitja e kremit:

Rrahim me rrahes elektrik kremin e djathit, me pas shtojme 70 gr sheqer dhe vazhdojme rrahjen. Pasi masa eshte bere pak kremoze, shtojme 60 gr salce kosi, 100 gr qumesht pluhur, 2 luge sheqer pluhur, ekstraktin e vaniljes dhe vazhdojme rrahjen per disa minuta te tjera, derisa te gjithe perberesit te lidhen mire me njera tjetren dhe masa te behet kremoze.

Ne nje ene tjeter rrahim me rrahes elektrik panen e embel, pasi ka arritur masen qe deshirojme, i bashkojme te dyja ne nje ene dhe i perzijme.

Nxjerrim taven nga frigoriferi, shtrojme nje shtrese krem, siper kremit hedhim 2-3 luge nga reçeli i qershise, e perhapim me anen e shkopi shishqebapi. Hedhim dhe nje shtrese tjeter krem, reçel qershie. E vendosim ne frigorifer per 6 ore ose gjithe naten me mire.
Cheesecake mund te qendroje ne frigorifer ne ftohje deri ne 3 dite.

Ju befte mire nese e provoni /My_kitchen_al/

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu