Tuesday, July 16, 2024

|

spot_img

Çfarë shkruhet në autobiografinë e Mariah Carey-t që Eminem i trembet kaq shumë?

po lexohet

Nga Manjola Ceka

Mariah Carey ka bërë me dije se në shtator të këtij viti do të publikojë autobiografinë e saj dhe si duket jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë. Të paktën Eminem jo.

Burimet për Us Weekly shprehen se Eminem nuk e ka pritur mirë këtë autobiografi të Mariah-s duke e ditur fare mirë që ajo do të shkruajë edhe për të kaluarën e tyre.

“Mariah ka qënë gjithmonë thembra e Akilit e Eminem. Ata kanë patur një marrëdhënie toksike. Ai e di që Mariah do të thotë gjëra shumë negative për të dhe pothuajse po e mirëpret” – tregon burimi i Us Weekly.

“Ka gjëra që reperi, 47 vjeç, nuk do të publikohen, duke përfshirë edhe jetën e tyre seksuale pasi ka qënë gjithmonë i pasigurtë për këtë të fundit dhe ajo e di këtë.”

Ju kujtojmë që Eminem i është referuar romancës mes tij dhe Mariah në këngën e tij “Superman” publikuar në 2002 të cilës Mariah do të përgjigjej më pas me këngën e saj Clown ku edhe një herë tjetër ajo do të mohonte të kish pasur ndonjë romancë me Eminem.

Sidoqoftë Mariah në intervistat e saj të fundit ka premtuar se në autobiografinë e saj do të tregohen shumë histori. 

U bëmë të gjithë kuriozë tani.

të fundit

Rike Roçi në pritje të ëmbël? Ish-banorja e BBV flet për herë të parë pas lajmeve

Pak ditë më parë në media qarkulluan lajme që ngrinin dyshime se Rike Roçi ishte në pritje të ëmbël. Këtë...

të ngjashëm