Bota e dhuratave mes pasionit të dy prindërve të rinj! Ku të zgjidhni dhuratat për fëmijët tuaj

Gjithçka si një iniciativë e përkohshme, por sot është pasioni që ka përfshirë të gjithë familjen.

Nëse i sheh faqen e tyre të Instagramit RAENALAONLINESHOP, ka diçka që të tërheq përtej produktit, dashuria me të cilën e bëjnë punën.

Duke qenë prindër të dy vajzave të vogla, e dinë shumë mirë se çfarë duhet t’i blesh një fëmije. Në një intervistë për Vipmagazine.al ata tregojnë si e nisën këtë projekt dhe vështirësitë e para që kanë hasur por edhe planet për të ardhmen.

Sot për sot produktet më të kërkuara për dhurata vijojnë të mbeten kukullat e personalizuara, gjë e cila përkon edhe me periudhën në prag të festave!

Kur keni nisur të shisni produkte të personalizuara?

Ne kemi pasur faqen Shopping online albania ku shisnim produkte të ndryshme, e cila është hapur në mars 2013 edhe ishte ndër të paktat faqe që në atë periudhë shisnim online. Kjo faqe u hakerua edhe për 1 periudhë rreth 1 vit ne e lamë pasdore shitjen online.

Si ju lindi si ide?

Bëmë kërkime tregu dhe hapëm faqen RAENLAONLINESHOP! Kjo u hap në nëntor 2019 dhe fillimisht shisnim kordele edhe produkte hand made. Për këtë iniciativë kam pasur mbeshtetjen e të gjithëve.

Pse i keni vendosur këtë emër faqes?

Se janë bashkim emrash të 2 gocave të cilat janë binjake

Ju jeni vetëm online apo keni dhe dyqan, ku njerëzit mund të vijnë dhe ti marrin porositë e tyre?

Ne jemi vetëm online. Ne momentin që klienti bën porosinë në përgatisim produktin edhe jua dërgojmë klientit me postë private në adresën e tij. Vlen të theksohet se ne kemi klientë nga e gjithë Europa të cilëve, pakot jua nisim me postën shqiptare.

Pse me kukulla dhe dhurata të personalizuara?

Ne sjellim kukullat më të bukura në treg të cilat janë Metoo edhe Gleovela. Këto kukulla nuk gjenden në tregun shqiptar. Këto janë shumë të bukura edhe të veçanta. Ne kemi lidhur një marrëveshje në Kinë me distributorin kryesor të këtyre kukullave edhe na i sjellin në Shqipëri për 5 ditë.

Cila ka qenë dhurata më e bukur dhe ajo më e çuditshme që u është kërkuar për të bërë?

Porosi te çuditshme nuk më kujtohen. Por mund të përmend një situatë të bukur: Një teze e cila ndodhej në Itali bëhej me mbesë. Ajo na zgjodhi ne për dhuratat e para të cilat ja kemi përgatitur për 4 orë edhe ja kemi çuar në maternitet. Raste te tilla kur klientët ndodhen jashtë vendit, edhe porosisin në faqen tonë për të afërmit e tyre në Shqipëri janë të shumta.

Cila është periudha me më shumë shitje? A shpenzojnë shqiptarët për dhurata të personalizuara?

Periudha me numrin më të lartë ka qenë shtatori në të cilën ne kemi shitur çantat për kopsht. Në shtator ne sollëm çantën më të bukur edhe më të veçantën në treg e cila ishte me kukull me disaznjo luleshtrydhe. Në një periudhë 2 javore u shitën 300 çanta të tilla.
Deri më sot produkti me i shitur ka qenë pikërisht kjo çantë

Çfarë produktesh shisni?

👉Ne shesim kukulla të personalizuara për vajza edhe djem
👉Bluzë matchy matchy për të gjithë familjen
👉Body të personalizuara
👉Topa për pemën e vitit të ri
👉Kapele për vitin e ri
👉Set për ditëlindje (Tuta edhe bluzë)

Cili është produkti që kërkohet më shumë?

Deri më tani ka qenë çanta me dizajno luleshtrydhe. Besoj që për Vit të Ri do të jetë kukulla Angela me fustan të kuq. Kjo është një kukull e cila ju përshtatet festave edhe është një ide e bukur për dhuratë.

Çfarë plani keni për të ardhmen?

Duke ditur që në treg operojnë shumë faqe online ne po punojmë fort që të sjellim produktet më speciale, cilësi, korrektësi dhe shpejtësi në shërbim e pa dyshim edhe çmime konkuruese.

/Vip-magazine.al/

Te fundit

spot_imgspot_img

Related articles

Leave a reply

Please enter your comment!
Please enter your name here

spot_imgspot_img