Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Banori në Zadrimë: Kam tre net që nuk fle! Nxora orenditë jashtë dhe po e heq ujin me kova
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Banori në Zadrimë: Kam tre net që nuk fle! Nxora orenditë jashtë dhe po e heq ujin me kova
Aktualitet

Banori në Zadrimë: Kam tre net që nuk fle! Nxora orenditë jashtë dhe po e heq ujin me kova

Last updated: January 11, 2021 07:50
4 Min Read
SHARE
Banner

Prej 3 netësh, Dila Pjetri, në fshatin Gjadër të Lezhës, nuk ka bërë asnjë orë gjumë.

Uji ka depërtuar brenda banesës së të moshuarës dhe që niveli të mos rritet, detyrohet të ndërhyjë për largimin e tij me mjete rrethanore. Mes lotësh, Dila tregon se situata është mjaft e vështirë dhe se po mundohen të shpëtojnë ç’të mundet brenda shtëpisë.

“Kur jam zgjuar në orën 06:00 të mëngjesit të së enjtes, kam dëgjuar zhurmë dhe vetëm kur pashë që uji me kishte hyrë te dhoma. Jam munduar dhe i kam nxjerrë jashtë orenditë shtëpiake për t’i shpëtuar. Ka tri ditë që nuk fle fare, duke u munduar të largoj ujin me mjete rrethanore që të mos rritet niveli. Situata këtu në Gjadër është mjaft e vështirë dhe jemi shumë të rrezikuar nga lumi. Kam ngelur duke iu lutur Zotit që të mos ketë reshje shiu me intensitet të lartë, se në të kundërt ne jemi të mbaruar”, thotë Marku.

Lexo edhe:

“Kompania më hajdute që ekziston”/ Gazetari denoncon One Albania: Më çaktivizuan numrin para afatit të pagesës
Protestuesit kapin mat Taulant Ballën në kafe, vjen veprimi i beftë i tij! Dalin pamjet
Zegjine Çaushi reagon pas denoncimit të 34-vjeçares ndaj dajës së saj
Një burrë blinte të njëjtin buzëkuq çdo të premte: Punonjësja u përlot kur mësoi historinë

NË ZADRIMË

Zadrima e Lezhës është një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet dhe në situatë të ngjashme janë dhjetëra familje në fshatrat e Njësisë Administrative të Dajçit. Disa familje kanë lënë shtëpitë, ndërsa të tjerë përpiqen të shpëtojnë nga uji çfarë të munden. “Më është përmbytur shtëpia dhe prej dy ditësh kam ardhur të jetoj te vëllai. Dëmet janë të shumta, por ende s’i kam verifikuar. Kur të ikë uji, do kthehem te shtëpia ime e të shoh çfarë është bërë. Niveli i ujit brenda është disa centimetra dhe nëse uji qëndron gjatë, rrezikon që të shembet plotësisht, sepse është banesë e vjetër”, thotë një banore e Gjadrit. Më tej, banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, edhe pse kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe për ushqim. “Askush s’ka ardhur të na shohë. Kemi telefonuar autoritet, por as nuk janë dukur këtu për të ndihmuar. Kemi nevojë për ushqime e ujë të pijshëm sepse jemi në një gjendje shumë të vështirë, e cila nuk dihet sa do zgjasë. Të paktën ujë për të pirë po kërkojmë. Është e pafalshme që askush nuk interesohet për na thënë a jeni gjallë apo jo”, shprehet një banor.

Në fshatrat e Zadrimës, dëmet janë të mëdha edhe në sektorin e bujqësisë. Qindra hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit dhe banorët thonë se po ju mbaron baza ushqimore për gjënë e gjallë. “Të gjithë tokën e kam të përmbytur prej tri ditësh. E kam të mbjellë me grurë e jonxhë dhe dëmet janë shumë të mëdha, pasi këto kultura po kalben nga uji. Kam 100 krerë dele e disa lopë e nuk kam ku t’i kullos sepse toka është nën ujë. Ka tri ditë që i mbaj brenda dhe po na mbaron dhe baza ushqimore e do na ngordhin. Ne me bujqësi dhe blegtori jetojmë dhe i bëj thirrje shtetit që të na vijë në ndihmë, sepse situata është shumë e vështirë”, thotë një tjetër banor i prekur nga përmbytjet. Në Bashkinë e Lezhës janë nën ujë rreth 3600 hektarë sipërfaqe tokë, ndërsa janë evakuuar 27 familje, ndërsa në Kurbin janë përmbytur rreth 700 hektarë dhe 3 familje janë evakuuar pasi ishin në rrezik nga prezenca e ujit. Gjithashtu, rrugët që lidhin fshatrat Blinisht dhe Piraj në Zadrimë me superstradën Lezhë-Shkodër janë të bllokuara prej dy ditësh nga uji, i cili ka arritur disa centimetra.

‘Premium Beach Hotel’ në Golem servir djath me baktere për turistët, AKU zbarkon në hotel pas helmimit
PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane
Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
Daja i Zegjine Çaushit shpallet në kërkim, bën veprimin e rëndë ndaj ish-vjehrrit
“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
TAGGED:moti i keqZadrime

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Do jetë e vështirë të gjeni një aleat në qëndrimet tuaja, për çfarë ju paralajmëron parashikimi i yjeve sot
Next Article 77-vjeçari i çmendur pas emisionit Përputhen, tregon cila nga vajzat i ka rrëmbyer zemrën
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Horoskopi 17 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 17, 2026
Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa shkojnë temperaturat!
Moti
September 16, 2026
Horoskopi 16 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 16, 2026
Pas arestimit të bujshëm, Joz Marku kërkon ndjesë dhe rikthehet me një mesazh
Të famshëm
September 15, 2026

Lexo edhe:

Kulturë

Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore

September 13, 2026
Sociale

“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri

September 12, 2026
Ekonomi

Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?

September 12, 2026
Ekonomi

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026

September 12, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?