Wednesday, December 25, 2024

Artan Hoxha viziton lokalin ku u vra Ergys Dashi në Ekuador, zbulon çfarë po ndodh me shqiptarët në qytetin më të rrezikshëm në botë

Shqiptari 34-vjeçar, Ergys Dashi u ekzekutua 8 muaj më parë në një lokal në Guayaquil të Ekuadorit, por autoritetet nuk kanë ende asnjë person në pranga në lidhje me këtë ngjarje.

Kështu shkruan gazetari Artan Hoxha i cili ka vizituar restorantin ku ndodhi ekzekutimi mafioz, teksa Dashi ndodhej i ulur në një tavolinë bashkë me një tjetër shqiptar nga zona e Shijakut.

Hoxha shkruan se menaxheri i lokalit e tregon me detaje atë që ndodhi atë ditë ndërsa në hyrje të tij është vendosur një person i armatosur për sigurinë e klientëve.

Ai shton se vrasësi i Dashit ishte ekuadorian i porositur nga një grupet kriminale vendase. Sipas Hoxhës autoritetet nuk kanë ndërmend të meren me hetimet për ngjarjen e 8 muajve më parë.

“Per ta, shqiptaret, vijne nga nje vend ekzotik krejt i panjohur dhe i cilesojne pergjegjes per fatin e tyre, pasi jane perfshire ne nivele te larte, ne trafikun nderkombetar te kokaines.

Ndersa organizatat kriminale ekuadoriane, kryejne aq shpesh atentate, sa e kane kthyer Guayaquilin, ne njerin nga qytetet me te rrezikshme te botes”, shkruan ai.

Statusi i Artan Hoxhës

Ne restorant “Grilling”, ku 8 muaj me pare u vra Ergys Dashi…

Mbremjen e te shtunes se 22 janarit 2022, Ergys Dashi ishte ulur të darkonte në restorantin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’ ne qytet-portin me te madh te Ekuadorit, Guayaquil.

Durrsaku Ergys Dashi, 34 vjeç, po darkonte ne shoqerine e nje bashkekombasit te vet nga Shijaku, kur rreth ores 19:00, u ekzekutua në një atentat mafioz nga nje vrases qe mbante një buqetë me lule në duar.

Menaxheri i lokalit e tregon me detaje ate ngjarje edhe ose kane kaluar 9 muaj.

Restoranti njihet si nje nga me te miret ne qytet per gatimet e mishit dhe ndodhet ne nje zone qe konsiderohet e sigurte.

Nje roje me uniforme kamoflazhi dhe i armatosur qendron vigjilent perballe deres kryesore.

Por kjo nuk e ndihmoi Ergys Dashin, t’u shpetonte plumbave te nje vrasesi ekuadorian, i porositur prej njerit nga grupet kriminale vendase.

Gjate te shtenave u plagos edhe 26-vjeçarja ekuadoriane Angie Romero, e cila ishte ulur në tavolinën ngjitur me Dashin, kur një plumb e kapi në këmbë, e fatmirësisht nuk i mori jeten.

Policia lokale sekuestroi ne vendin e ngjarjes, 20 gezhoja te kalibrit tip 9×19, por ato nuk kane sherbyer per te zbuluar vrasesit.

Ne Guayaquil, vrasesit i gjen me shumice ne rrethinat e qytetit ku jetohet ne varferi ekstreme, per pagesa qesharake, nga 100 deri 500 dollare.

Kur kane kaluar 8 muaj nga ky atentat, autoritetet vendase jo vetem nuk kane gjetur vrasesit, por duket se as qe kane ndermend te merren, me ate qe ka ndodhur…

Per ta, shqiptaret, vijne nga nje vend ekzotik krejt i panjohur dhe i cilesojne pergjegjes per fatin e tyre, pasi jane perfshire ne nivele te larte, ne trafikun nderkombetar te kokaines.

Ndersa organizatat kriminale ekuadoriane, kryejne aq shpesh atentate, sa e kane kthyer Guayaquilin, ne njerin nga qytetet me te rrezikshme te botes…

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles