Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Arrestimi i djalit të Samir Manes, zbardhet raporti i policisë: Refuzoi të kryente testin e alkoolit, pretendoi se ishte alergjik
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Arrestimi i djalit të Samir Manes, zbardhet raporti i policisë: Refuzoi të kryente testin e alkoolit, pretendoi se ishte alergjik
Aktualitet

Arrestimi i djalit të Samir Manes, zbardhet raporti i policisë: Refuzoi të kryente testin e alkoolit, pretendoi se ishte alergjik

Last updated: January 17, 2025 19:17
5 Min Read
SHARE
Demo

5 ditë pas arrestimit dhe lirimit të Martin Manes, djalit të biznesmenit Samir Mane, Versus zbardh për herë të parë raportin që Policia e Shtetit dërgoi në Prokurori për këtë rast.

Në këtë referim sqarohet se Martin Mane, më 12 janar, ora 04:13 e mëngjesit ka përplasur dy motora përballë Parlamentit. Me të përplasur motorat, ai është larguar dhe 15 minuta më vonë, Policia Rrugore e ka gjetur te “Luigj Gurakuqi”. Efektivët i kanë kërkuar kryerjen e testit të alkoolit, por ai nuk ka pranuar.

Martin Mane ka pretenduar se vuan nga alergjia. Më pas ai është shoqëruar në Polici ku sërish është ftuar të kryejë testin e alkoolit dhe nuk ka pranuar që ta kryejë. Në këtë moment, sipas Prokurorisë Policia Gjyqësore e ka bërë marrjen e kampionëve të gjakut, pa pëlqimin e tij. Kjo ka bërë që Prokuroria ta cilësojë arrestimin e tij si të jashtëligjshëm dhe ta lirojë.

Lexo edhe:

A do të rritet çmimi i biletave të transportit urban? Ja çfarë thotë ministri Karakaçi
Këlliçi dyshime për bankën online, Jet Bank: A ka lidhje me Forex?
Në pritje te ëmbël, GJKKO pushon masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës
Kërcënimet/ Meksi: Tentativë heshtjeje nga institucionet

Ditën e ngjarjes Policia e Shtetit sqaroi se Martin Mane rezultoi i dehur dhe ky rezultat ka dalë nga kampionet e analizave të gjakut. Mënyra sesi këto kampione u morën duket se është edhe shkaku i zanafillës së presioneve që dyshohet se kanë qenë arsyeja pse polici që trajtoi rastin e tij, Azbi Spahiu u vetëhodh nga kati i 11-të i një pallati në kryeqytet.

REFERIMI I NGJARJES NË PROKURORI:

Në referimin e policisë thuhet se, më datë 12.01.2025, në orën 04.13′, salla operative ka njoftuar se përballë Parlamentit një automjet…, ka përplasur 2 motomjete me targa.. të parkuar dhe është larguar në drejtim të 9-katsheve. Shërbimi i policisë rrugore ka shkuar përballë Parlamentit ku ka konstatuar 2 motomjete të parkuar dhe të dëmtuar. Në orën 04.35′ shërbimet e policisë kanë konstatuar tek kryqëzimi Luigj Gurakuqi automjetin auto veturë me targa AB….të drejtuar nga shtetasi M.M dhe kanë konstatuar se automjeti kishte dëmtim të lehtë. Drejtuesit i automjetit është ftuar të bëjë testin e alkoolit, por ka pretenduar se vuan nga alergjia. Me pas është shoqëruar në polici dhe është ftuar përsëri të bëjë testin e alkoolit por përsëri ka pretenduar se vuan nga alergjia. Gjithashtu nuk ka pranuar ti merret kampion gjaku me pretendimin e vuajtjes së tij nga alergjia.

Më pas policia gjyqësore, pa respektuar procedurën e parashikuar nga neni 201/a pika “5” të Kodit të Procedurës Penale, (procedura e marrjes së kampionëve të gjakut pa pëlqimin e personit) më datë 12.01.2025, ora 09.25’ ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M, si i dyshuar për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal. Gjithashtu ndaj shtetasit M.M, ka marrë dhe masë administrative sipas kërkesave të parashikuara nga neni 127/3/1, 184/2/c/6/10 dhe 187/1/6/8 të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.

Më datë 13.01.2025 është depozituar referimi nga policia dhe nga kjo prokurori është regjistruar procedimi penal nr. 167 datë 13.01.2025 për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit M.M.

Ndërkohë duke qenë se shtetasi M.M ishte arrestuar për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal, është vlerësuar se nuk janë respektuar kriteret për arrestimin në flagrancë të parashikuar nga neni 251 të K. Pr. Penale dhe për këtë shkak është urdhëruar lirimi i shtetasit M.M dhe vazhdimi i hetimeve ndaj tij, në gjendje të lirë./

Erion Braçe shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Mjaft më!
Rama kritikon deputetët socialist të Shkodrës: Mos i mbroni banorët e Rrjollit, i kanë letrat e falsifikuara!
Hakerat vjedhin databazën e Posta Shqiptare, ekspozohen edhe të dhënat e kredimarrësve te IUTE Credit?
Pas naftës dhe vajit të lulediellit, prodhuesit vendas paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për detergjentet
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, çfarë duhet të dini për qarkullimin e automjeteve
TAGGED:Azbi Spahiumartin manepoliciasamir mane

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Polici që ndaloi djalin e Samir Manes u hodh nga ndërtesa/ Gazetarja zbulon mesazhin që i dërgoi të birit para tentativës për…
Next Article Jeni të shqetësuar nga mbyllja e TikTok?! / Ky aplikacion po ia merr ‘fronin’

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

A është Brikena nusja ideale për mamin? Motra e Mateos zbulon si e pritën puthjen
Të famshëm
April 4, 2026
“Dy vite më parë humba nënën në Amerikë”, rrëfehet mes lotëve Moza Ahmeti
Të famshëm
April 4, 2026
Kriza e karburantit dhe fluturimet, ja çfarë duhet të dini para se të rezervoni pushimet
Vip Travel
April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj
Horoskopi
April 3, 2026

Lexo edhe:

Politikë

“Sheshi u lirua”, Adriatik Lapaj mbyll pas tre muajsh protestën para Kryeministrisë

March 25, 2026
Aktualitet

Thellohet tragjedia/ Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë, ndërron jetë edhe 31-vjeçarja, autorja e dyshuar

March 23, 2026
Aktualitet

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

March 20, 2026
Politikë

Monika Kryemadhi tregon shkakun e divorcit me Ilir Metën

March 19, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?