Sot është një ditë e veçantë në familjen e Sinan Hoxhës. Bashkëshortja e tij, Andrra Destani feston ditëlindjen dhe këngëtari nuk ka nguruar t’i bëjë një urim publik përmes rrjeteve sociale.
Ai ka publikuar një foto ku shihen të përqafuar, të cilën e ka shoqëruar me pak fjalë: “Gëzuar ditëlindjen, gjithçkaja ime”. Kujtojmë që çifti i njohur u bënë prindër për herë të dytë të një tjetër djali një muaj më parë.