Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Akuzohet për pastrimin e mbi 18 mln eurove, SPAK bën lëvizjen e menjëhershme për Rezart Taçin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Akuzohet për pastrimin e mbi 18 mln eurove, SPAK bën lëvizjen e menjëhershme për Rezart Taçin
Aktualitet

Akuzohet për pastrimin e mbi 18 mln eurove, SPAK bën lëvizjen e menjëhershme për Rezart Taçin

Last updated: October 30, 2022 14:56
4 Min Read
SHARE
Demo

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion, SPAK ka përfunduar hetimet për Rezart Taçin.

 

Demo

Kujtojmë se Taçi do të pastronte rreth 18.4 milionë euro të mafies italiane në Shqipëri.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në Kosovë, ndërron jetë ekspertja e njohur ekonomisë nga Shqipëria dhe mikesha e saj
Forca të shumta policie e “gjunjëzuan” sot! Kush është Elvin Merlika, “ushtari” i Ervis Martinajt
EMRAT/ Arrestohen dy ‘ushtarët’ e Ervis Martinajt që kërkonin “KOKËN” e Endrit Dokles!
” Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja “shpërthen” ndaj Berishës

 

Në reagim zyrtar bëhet me dije se SPAK ka dërguar për gjykim Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Ballën dhe badigardin, Bledar Lilo.

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.211 viti 2021, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) dhe (dh), nenet 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

 

Në përfundim të hetimeve paraprake lidhur me këtë proçedim penal është arritur në përfundimin se të pandehurit Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me shtetasit italian Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli dhe disa persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

 

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qënë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vënde të tjera.

 

 

Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë proçedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro, të bllokuara në një llogari bankare në një bankë të nivelit dytë në Shqipëri.

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 27.10.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesë për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) dhe (dh), nenet 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

A ka jetë pa rrjetet sociale? Eksperimenti australian që po vë në lëvizje botën
Euro dhe dollari “ngrijnë”, çfarë ndodh me monedhat e tjera?
Autori i vrasjes së Martin Canit dënohet me 16 vite burg, reagon familja e viktimës
A mund të mbahen fëmijët larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, por disa adoleshentë janë një hap përpara
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin fizik dhe mendor? Studimet tregojnë të dhëna befasuese
Next Article Krisje mes tyre? Aktori i njohur i humorit flet pa ‘rezerva’: Ermal Mamaqi është prodhim sere

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ekskluzive/ Kiara Tito merr në dorë emisionin e ri në Top Channel
Tv Shows
December 13, 2025
Studimi: Ecja e shpejtë mund të ngadalësojë procesin biologjik të plakjes
Shëndeti
December 13, 2025
Nga Gucci te Philipp Plein, mijëra veshje false të sekuestruara nga policia, dhjetëra persona të arrestuar
Uncategorized
December 13, 2025
QSUT mbyll sallën 3 milionë euro të transplantit të veshkave, duke çuar shërbimin tek Spitali Amerikan i Allajbeut
Uncategorized
December 13, 2025

Lexo edhe:

Politikë

Sara Mila: Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës!

December 8, 2025
Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

December 6, 2025
Ekonomi

Euro dhe dollari në rënie, çfarë ndodh me monedhat e tjera?

December 5, 2025
Aktualitet

Skandali me hemodializën e Allajbeut, KLSH: Janë paguar dy herë shërbime për të njëjtin pacient

December 5, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?