Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Botoxi kontrabandë, Gremi i pandehur, çfarë ndodh me Farian?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Botoxi kontrabandë, Gremi i pandehur, çfarë ndodh me Farian?
Aktualitet

Botoxi kontrabandë, Gremi i pandehur, çfarë ndodh me Farian?

Last updated: September 17, 2026 08:36
2 Min Read
SHARE
Biznesmeni Dritan Gremi është marrë i pandehur së bashku me shoqërinë “Gremi Wellness” në kuadër të dosjes së botoksit kontrabandë, hetim që lidhet me operacionin “Botulinum Toxin” të zhvilluar nga autoritetet në tetor të vitit 2024.

Sipas raportimeve në media, çështja ndodhet aktualisht në fazën e seancës paraprake në Gjykatën e Tiranës, ndërsa seanca e radhës është planifikuar më 22 shtator 2026.

Sipas të dhënave të bëra publike, Gremi dhe shoqëria “Gremi Wellness” dyshohet se kanë futur në Shqipëri produkte “Botox” me princip aktiv “Botulinum toxin”, të cilat nuk ishin të pajisura me autorizim për tregtim në vend.

Në kuadër të hetimit janë marrë në shqyrtim edhe pajisje mjekësore të pacertifikuara, të cilat janë konstatuar gjatë kontrollit në ambientet e “Gremi Clinic”.

Hetimi për këtë çështje lidhet me operacionin “Botulinum Toxin”, të zhvilluar nga autoritetet në tetor të vitit 2024. Në atë kohë, autoritetet kryen kontrolle në rreth 30 klinika estetike dhe parukeri në Tiranë, pas dyshimeve se në këto ambiente përdorej botoks i paregjistruar dhe i paautorizuar për tregtim në Shqipëri.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan produkte me toksinë botulinike, ndërsa hetimi u fokusua te mënyra e furnizimit dhe shpërndarjes së tyre në klinika estetike.

Në kuadër të operacionit u shpallën në kërkim tre persona, mes tyre edhe mjeku Skerdi Faria, ndërsa raportohet se për këtë të fundit është pushuar çështja. 

Faria, administrator i klinikës “Keit”, u shpall në kërkim nën dyshimet se ishte i përfshirë në aktivitetin e lidhur me përdorimin e botoksit të paregjistruar. Në atë kohë nuk dihej nëse ai ndodhej në Shqipëri apo jashtë vendit, ndërsa mjeku nuk kishte bërë një reagim publik lidhur me shpalljen e tij në kërkim.

Pas gati dy vitesh nga operacioni, i pandehur për rastin është marrë Gremi dhe shoqëria“Gremi Wellness”, ndërsa Skerdi Faries i është pushuar çështja. Kështu, mjeku që në tetor 2024 ishte shpallur në kërkim në kuadër të dosjes, tashmë nuk do të përballet me akuzat duke i shpëtuar drejtësisë.

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Nga auditorët në protestë, a mund të marrë Enkeleda Olldashi një rol përtej universitetit?
Krim i paralajmëruar në Kosovë, kunati i merr jetën gruas pasi denoncoi dhunën në familje
VIDEO/ Shehaj viziton protestuesin që policia e rrahu me shkop gome: Është artist, e lanë të shtrirë në rrugë si të ishte kriminel
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
TAGGED:Dritan GremiGremi Wellnessskerdi faria

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article A e merr njoftimin dikush nëse i bëjmë “like” pa dashje dhe ia heqim direkt?
Next Article Të dhënat e qindra klientëve të një banke dixhitale bien në duart e hakerëve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Selin dhe Gimbo drejt altarit? Balerina zbulon datën që kanë vendosur për dasmën e tyre
Tv Shows
November 1, 2026
Monika Lubonja bën reagimin e papritur në rrjetet sociale, ka një përgjigje për komentet negative
Profili i Vipave
November 1, 2026
Mot i paqëndrueshëm/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra, moti për ditën e sotme
Moti
November 1, 2026
Horoskopi 1 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
November 1, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Protestat do të vijojnë, studentët njoftojnë grumbullimin sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

October 25, 2026
Aktualitet

Shqipëria kalon në orën dimërore, ja çfarë ndodh me akrepat

October 25, 2026
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës, shi në të gjithë territorin

October 25, 2026
Aktualitet

Lajmi se rruga e Kombit bëhet 8 euro, reagon menjëherë qeveria! Zbulohet e vërteta

October 24, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?