Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Beatrix Ramosaj ngre alarmin për përndjekësit: Mbi 200 profile false më ndjekin prej vitesh
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Beatrix Ramosaj ngre alarmin për përndjekësit: Mbi 200 profile false më ndjekin prej vitesh
Të famshëm

Beatrix Ramosaj ngre alarmin për përndjekësit: Mbi 200 profile false më ndjekin prej vitesh

Last updated: September 2, 2026 16:56
4 Min Read
Screenshot
SHARE
Banner

Beatrix Ramosaj ka reaguar publikisht për një situatë të cilën ajo e përshkruan si përndjekje online që vijon prej më shumë se pesë vitesh, duke publikuar një disa Instagram Stories ku flet për qindra llogari false, kontakte me njerëzit e saj të afërt dhe tentativa të vazhdueshme për të mësuar detaje nga jeta e saj private.

Këngëtarja publikoi një screenshot ku shfaqeshin disa kërkesa të njëpasnjëshme për ndryshimin e fjalëkalimit të llogarisë së saj, të mbërritura brenda pak minutash në orët e para të mëngjesit.

“Ora 7 e mëngjesit dhe ky nivel përkushtimi ndaj jetës së dikujt tjetër është në fakt poshtërues,” shkroi ajo mbi foton.Në një tjetër postim, Beatrix tha se bëhet fjalë për më shumë se 200 profile false, të cilat sipas saj kanë kontaktuar familjarë, miq dhe madje persona që ajo thjesht ndjek në rrjete sociale, në përpjekje për të marrë informacione për të.

Lexo edhe:

Dj Gimbo në zi, humb personin e shtrenjtë të familjes
Kida i jep fund beqarisë, kurorëzon dashurinë në një ceremoni në Romë
Pas ndarjes nga Elhaida Dani, Ledian Agalliaj bën publike dashurinë e re? Postimi në rrjetet sociale nxit dyshimet tek fansat
Heidi Baci largohet nga Wake Up, Blendi Salaj zbulon moderatoret e reja

“E vërteta është se ti di vetëm çfarë unë zgjedh të ndaj. Jeta ime reale ka vazhduar bukur jashtë këtij ekrani,” shkroi ajo, duke shtuar se pas më shumë se pesë vitesh nuk ndien më zemërim, por keqardhje për personat që, sipas saj, kanë investuar kaq shumë kohë duke u marrë me jetën e një të panjohure.
Reagimi duket se lidhet me një periudhë që për Beatrix nisi pas “Big Brother VIP Albania 1”, kur jeta e saj private u kthye në një prej temave më të komentuara në rrjet.

Gjatë dhe pas eksperiencës së saj në reality show, raporti me Donald Veshajn u diskutua për muaj me radhë, ndërsa këngëtarja u përball edhe me një valë të madhe komentesh dhe gjykimesh online.

Pa përmendur emra dhe pa e lidhur drejtpërdrejt personin që ajo akuzon me një grup të caktuar fansash apo me historinë me Donaldin, Beatrix e bëri të qartë se situata, sipas saj, vazhdon prej më shumë se pesë vitesh.

“Imagjino të kalosh mbi pesë vite e fiksuar pas dikujt dhe përsëri të mos arrish kurrë aq pranë sa ta njohësh vërtet,” shkroi ajo në një prej postimeve.

Më tej, këngëtarja theksoi se nuk ka ndërmend të distancohet apo të turpërohet nga e shkuara për shkak të gjykimit të të tjerëve.

“Unë zotëroj jetën time, historinë time, zgjedhjet e mia. Të gjitha. Nuk ka asgjë që mund të më thuash mua apo njerëzve që dua që të më bëjë të ndihem ndryshe për një jetë që e kam jetuar plotësisht si timen. Dhe kjo është fuqia ime,” shkroi ajo.

Beatrix shtoi se ka qenë gjithmonë e hapur për jetën e saj dhe se, edhe pse ka bërë zgjedhje që sot mund t’i bënte ndryshe, nuk ka ndërmend t’ua lërë të tjerëve mundësinë t’ia përdorin kundër.

“Pranoje historinë tënde përpara se dikush tjetër të përpiqet ta përdorë kundër teje. Prano të mirën, rrëmujën, zgjedhjet që sot do t’i bëje ndryshe. Është jeta jote”, shkroi ajo, përpara se ta mbyllte me një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Pesë vite janë një kohë shumë e gjatë për t’i humbur me jetën time. Shpresoj që një ditë të mësoni ta doni jetën tuaj po aq sa dua unë timen.”

Ekskkuzive/ Agron Llakaj dhe Kiara Tito, dyshja e prezantuesve këtë sezon në Portokalli
Olta Gixhari dhe Dorian Ramaliu, dyshja e re në krye të “Fiks Fare”
Ndryshime në “Në Shtëpinë Tonë”, largohen Julka Gramo dhe Linda Fishta, ja kush i bashkohet Alban Musës
Kida drejt altarit/ Këngëtarja pritet të martohet nesër, Roma destinacioni i ditës së madhe
Joz Marku sherr me Edin, dalin pamjet që hedhin dyshime të forta
TAGGED:beatrix ramosajKryesore

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Nga telefonat, veshja dhe siguria, risitë për ditën e parë të shkollës
Next Article Dj Gimbo në zi, humb personin e shtrenjtë të familjes

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga telefonat, veshja dhe siguria, risitë për ditën e parë të shkollës
Sociale
September 2, 2026
Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Moti
September 2, 2026
Pas vapës, Europa drejt reshjeve të dendura dhe përmbytjeve: Shtatori sjell mot ekstrem
Moti
September 1, 2026
Harvardi në mbështetje të Faton Bislimit: Kosova ka nevojë për një lidership të ri
Rajon
August 31, 2026

Lexo edhe:

Tv Shows

A do të jetë moderatore në Big Brother Vip Kosova? Jonida Vokshi tregon vendimin e papritur

August 30, 2026
Tv Shows

Olsa Muhameti tregon kur do të nisë Big Brother Vip Kosova këtë sezon

August 30, 2026
Të famshëm

Ja 3 mënyra të shpejta për të rregulluar flokët kur jeni me nxitim…

August 30, 2026
Tv Shows

Big Brother VIP Albania nis më herët këtë vit? Ja detaji që nxiti dyshime

August 30, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?