Top Channel ka zbuluar detaje të reja për emisionin e shumëpërfolur të Luiz Ejllit, ndërsa ditën e sotme është publikuar edhe promoja e parë e formatit.
“Live me Luizin” premton të jetë një show energjik dhe i paparashikueshëm, ku do të ndërthuren muzika, intervistat, humori dhe argëtimi.
“Bëhu gati…”, thuhet në promon e publikuar, e cila paralajmëron muzikë live, të ftuar specialë, intervista, lojëra, humor dhe performanca.
Formati i ri pritet të sjellë Luizin në një tjetër rol televiziv, këtë herë në një emision të dedikuar argëtimit dhe spektaklit.
Detaje të tjera rreth nisjes së “Live me Luizin” dhe të ftuarve që do të jenë pjesë e tij pritet të bëhen të ditura në vijim.
