Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Shtëpitë me qira bëhen “mollë e ndaluar” për shqiptarët
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip home > Shtëpitë me qira bëhen “mollë e ndaluar” për shqiptarët
Vip home

Shtëpitë me qira bëhen “mollë e ndaluar” për shqiptarët

Last updated: August 10, 2026 09:58
9 Min Read
SHARE
Banner

Në muajt janar-qershor 2026, qiratë për apartamentet 1+1 arritën mesatarisht 590 euro në muaj, ndërsa për banesat 2+1, në 954 euro, me rritje nga 4.4% deri në 27% krahasuar me janar – qershor 2024. Sipas llogaritjeve, në pjesën dërrmuese të Tiranës, nga periferia në qendër, kostoja e strehimit tejkalon kufirin ndërkombëtar të përballueshmërisë. Për agjentët imobiliarë, rritja e kërkesës, zgjerimi i qirave ditore dhe oferta e kufizuar po shtyjnë drejt shtrenjtimit të çmimeve duke rënduar buxhetet e familjeve dhe të rinjve.

Nga Dorina Azo

Një familje në Tiranë, për t’u strehuar në një apartament me qira të tipologjisë 1+1, duhet të paguajë mesatarisht 590 euro në muaj. Ndërsa për një apartament me sipërfaqe më të madhe, kostoja mesatare e qirasë arrin në 954 euro në muaj.

Lexo edhe:

Ja 5 elementet që e bëjnë një shtëpi më të qetë dhe harmonike…
Bebat e gjeneratës së re zgjedhin vetë: “Mam”, linja e re e produkteve për fëmijë që po e bën prindërimin më të lehtë
Frenohet rritja e çmimit të banesave në Tiranë
Nuk ndalet rritja e qirave, në disa zona çmimet për vitin 2026 shtrenjtohen deri në 25%

Në periudhën janar – qershor 2026, sipas të dhënave të agjencisë imobiliare “Century 21” (të analizuara në bazë të transaksioneve, për 13 zona në Tiranë që përfshijnë si periferinë edhe qendrën), qiraja mesatare mujore ka arritur në 590 euro nga 565 euro në muaj që ishte në muajt janar – qershor 2025.

Krahasuar me të njëjtën periudhë, çmimi mesatar është rritur me 4.4%.

Për apartamentet 2+1, çmimi mesatar për qiranë arriti 954 euro në muaj nga 755 euro që ishte në muajt janar-qershor 2025. Për periudhën janar-qershor 2026, çmimet mesatare të qirave u rritën me rreth 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, sipas të dhënave të “Century 21” të përpunuara për “Monitor”.

Edhe të dhënat e INSTAT për ndryshimin e indeksit vjetor të çmimit të qirave tregojnë se prej disa vitesh, tregu i banesave me qira ka hyrë në fazën e shtrenjtimit.

Sipas të dhënave të INSTAT, çmimet e qirave kanë shfaqur tendencë rritëse gjatë periudhës 2022 – maj 2026. Sipas indeksit, ndryshimi vjetor i qirave nga mars 2022 deri në muajin maj 2026 luhatet nga 1 deri në 8.5%.

Përshpejtimi i rritjes vihet re se ka nisur nga muaji maj 2025. Pas një rënie të indeksit në muajt janar – shkurt 2025 (ndryshimi vjetor arriti 0.9) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, në muajt në vijim vihet re përshpejtimi i rritjes, duke u ngjitur deri në 8.5% në fund të vitit 2025 dhe në muajt e parë të 2026-s.

Referuar të dhënave, për muajin maj 2026, ndryshimi vjetor i çmimit të qirave arriti 6%, gjë që tregon se çmimet e qirave për muajin maj 2026 janë rritur me 6% krahasuar me maj 2025.

Burimi: INSTAT
Si kanë ndryshuar çmimet e qirave sipas zonave

Nga të dhënat e agjencisë imobiliare, sipas zonave në Tiranë, rezulton se në periudhën janar–qershor 2026, rritja më e lartë e çmimeve mesatare të qirave për apartamentet 1+1 është për zonën pranë stadiumit “Air Albania”.

Çmimi mesatar arriti në 800 euro në muaj apo 45.4% më shumë sesa në janar – qershor 2025.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi mesatar i qirasë mujore për apartamentet 1+1 arriti në 700 euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur qiraja mesatare ishte 650 euro në muaj, çmimi u rrit me 7.6%.

Rritje të konsiderueshme të çmimeve mesatare të qirave pati edhe në zonën e “Zogut të Zi” me 29%, dhe në Rrugën e Elbasanit, me 18%.

Edhe zonat periferike të Tiranës shënuan rritje të çmimeve të qirave gjatë periudhës janar–qershor 2026, megjithëse nivelet e qirave mbetën dukshëm më të ulëta krahasuar me zonat qendrore.

Për apartamentet 1+1, qiraja mesatare në “Astir” arriti në 550 euro në muaj, me rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Në “Zogun e Zi”, qiraja mesatare u rrit me 29%, duke arritur në 620 euro në muaj.

Ndërsa në “Don Bosko”, “Kinostudio” dhe “Kombinat”, rritja luhatet nga 2 deri në 3%.

Nga ana tjetër, disa zona pësuan rënie të çmimeve të qirave. Rënia më e madhe u regjistrua në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku qiraja mesatare zbriti me 23%, nga 740 në 570 euro në muaj.

Ulje pati edhe në zonën e Liqenit Artificial me 15% dhe në Komunën e Parisit, me 6%. Agjentët imobiliarë të “Century 21” shpjegojnë se rënia e çmimeve është ndikuar nga ulja e numrit të transaksioneve të qiradhënies dhe ofertës të kufizuar në këto zona për këtë kategori pronash.

Po ashtu, edhe për apartamentet 2+1, çmimet më të larta të qirave gjatë periudhës janar–qershor 2026 u regjistruan në zonën pranë stadiumit “Air Albania” dhe në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku qiraja mesatare arriti në 1,500 euro në muaj.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, çmimet u rritën përkatësisht me 46 deri në 53%.

Rritje të fortë pati edhe në zonën e “Myslym Shyrit”, ku qiraja mesatare për apartamentet 2+1 arriti në 1,400 euro në muaj, apo rreth 87% më shumë se një vit më parë. Në Rrugën e Elbasanit, qiraja mesatare arriti 1,250 euro në muaj apo rreth 25% më shumë se 6-mujori i parë i 2025-s.

Ndërkohë, në ish-Bllok, çmimi mesatar mbeti pothuajse i pandryshuar, duke u rritur vetëm me 0.1%, nga 1,099 në 1,100 euro në muaj.

Në “Zogun e Zi”, qiraja mesatare arriti në 900 euro në muaj, ose 12.5% më shumë se një vit më parë.

Për apartamentet 2+1, rritjet e çmimeve ishin të dukshme edhe te zonat periferike.

Në zonën e “Astir”, qiraja mesatare arriti në 665 euro në muaj, me rritje me rreth 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Në zonën e Freskut, çmimet mesatare të qirave për këtë kategori apartamentesh u rritën me rreth 29%, duke arritur në 450 euro në muaj.

Pavarësisht rritjes së çmimeve, zonat periferike vijojnë të ofrojnë alternativa më të përballueshme për qiramarrësit krahasuar në zonat elitare dhe ato pranë qendrës së Tiranës, ku çmimet e qirave janë ndjeshëm më të larta.

Apartamentet 2+1, më të kërkuarat për qira

Të dhënat tregojnë se rritjet më të forta të çmimeve për qiratë janë regjistruar për apartamentet 2+1 dhe në zonat qendrore të Tiranës.

“Apartamentet 2+1 janë produkti më i kërkuar në tregun e qirave. Ato janë të përshtatshme për familje, çifte të reja, por edhe për profesionistë apo studentë që ndajnë banesën, ndaj kanë një bazë shumë të gjerë klientësh”, sipas Dritan Lekës.

Zonat qendrore mbeten më të parapëlqyerat për shkak të afërsisë me vendet e punës, universitetet dhe shërbimet kryesore si dhe pikat e interesit.

Kur kërkesa është shumë më e lartë se oferta, është normale që pikërisht këto segmente të regjistrojnë rritjen më të madhe të çmimeve.
“Kërkesa në këto zona mbështetet gjithashtu nga profesionistët e rinj, punonjësit e kompanive të huaja, diplomatët dhe shtetasit e huaj që jetojnë në Shqipëri.

Për këto kategori, afërsia me qendrën dhe komoditeti i ofruar nga infrastruktura urbane shpesh kanë më shumë peshë sesa diferenca në koston e qirasë.

Numri i të huajve, që kërkojnë apartamente me qira është rritur ndjeshëm në vitet e fundit dhe kjo ka shtuar kërkesën, sidomos për prona me standard të mirë dhe në zona premium.

Fenomeni është më i dukshëm për zonat si ish-Blloku, pranë Liqenit Artificial, në Qendër, Komunën e Parisit dhe disa zona të tjera të preferuara të Tiranës”, thotë z. Leka./ MONITOR

Ndyshon sërish harta e çmimeve për shtëpitë, fshati barazohet me qytetin – edhe taksat njësoj
Blerja e një apartamenti në Tiranë, mision i pamundur!
Sara Gjordeni dhe Bardhi na prezantojnë me shtëpinë e tyre të re
Më shumë se gjysma e popullsisë, jeton në banesa të mbipopulluara
Ata që vënë pemën e Krishtlindjes më herët, janë më të lumtur
TAGGED:Shtepite me qira

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kthjellime dhe temperatura të larta, në këto zona priten reshje lokale e të pakta
Next Article Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, me sa shiten euro dhe dollari

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli në pritje të fëmijës së dytë? Ky detaj i jep fund aludimeve
Të famshëm
August 10, 2026
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?
Shëndeti
August 10, 2026
Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, me sa shiten euro dhe dollari
Ekonomi
August 10, 2026
Kthjellime dhe temperatura të larta, në këto zona priten reshje lokale e të pakta
Moti
August 10, 2026

Lexo edhe:

Vip home

12 dhoma gjumi dhe 24 tualete, zbuloni shtëpinë 60 milionë dollarë të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

June 2, 2023
Vip home

Fansat shokohen kur zbulojnë çmimin! Çifti i famshëm blen shtëpinë më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në…

May 20, 2023
Vip home

Eliminoni gërvishtjet nga mobiliet e drurit me një veprim

March 15, 2023
Vip home

Si të bëni një shtëpi të përsosur dhe komode në 42 metra katrorë?

February 26, 2023
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?