Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Aty u çmendën” – Grida Duma rrëfen si braktisi PD dhe politikën, për t’u bërë moderatore: U shtanga, kur ma bënë propozimin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > “Aty u çmendën” – Grida Duma rrëfen si braktisi PD dhe politikën, për t’u bërë moderatore: U shtanga, kur ma bënë propozimin
Tv Shows

“Aty u çmendën” – Grida Duma rrëfen si braktisi PD dhe politikën, për t’u bërë moderatore: U shtanga, kur ma bënë propozimin

Last updated: August 5, 2026 13:27
4 Min Read
SHARE

Katër vite më parë Grida Duma dorëzoi mandatin për të marrë detyrën e moderatores dhe autores së emisionit politik në Top Channel, “Top Story”.

Ajo ka rrëfyer në podcast-in “UET Cast” se si e mori këtë vendim, ku hoqi dorë nga politika pas propozimit që mori nga drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha, ftesë të cilën Duma e quajti një bekim.

Banner

“Nuk isha e detyruar. Asgjë nuk është tashmë e detyruar në jetën time. Nuk kam asnjë kondicion, përveç jetës, shëndetit dhe dashurisë për fëmijën tim. Kudo që mund të jem, e di që e nis nga fillimi dhe e di që mund ta ndërtoj një standard jete që më rri mirë. Nuk më duhet shumë për të jetuar mirë dhe besoj që kjo është aftësi apo dhunti e atyre që jetojnë më shumë me mendje sesa me trup.

Lexo edhe:

A ka ndjenja mes saj dhe Drinit? Heidi flet për herë të parë për raportin e tyre
Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin
Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori Gjergj Mena!
“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!” Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën

Erdhi në kohën e duhur. Ishte një propozim i cili më la pa frymë për momentin. CEO i Top Channel, ishte duke rikonceptuar mënyrën sesi do ta drejtonte televizionin, bashkë me aksionerët e tjerë. Kur e dëgjova propozimin shtanga në një farë mënyre. Por besoj se ishte e dhënë, një shenjë. Erdhi në momentin e duhur.”

E ftuar në UET Cast, podcast-in e Universitetit Europian të Tiranës, Grida Duma ka rrëfyer detajet e vendimit që ndryshoi jetën dhe karrierën e saj, duke u shndërruar në një figurë të spikatur të medias.

“Për mua në ato çaste humbi plotësisht të bërit politikë, në një grupim politik i cili kishte humbur kohezionin, shumësinë dhe qartësinë e vet. Kanë qenë zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, dhe kam pasur një protagonist të PD-së në emision, i cili më tha: “Si ta bënim PD-në? Ti ike, disa të tjerë ikën.

Iu përgjigja: “Sepse ju u çmendët”(qesh).

Nga pikëpamja politike dhe logjike, për mua, Partia Demokratike linte shumë për të dëshiruar, sa i përket arsyes pse po bëhej politikë. Fragmentarizimi i saj, mungesa e mirëkuptimit brenda vetes, mungesa e kohezionit dhe bërjes bashkë për gjëra që ishin më të mëdha sesa të voglat që na ndanin, vendosja e gishtit dhe fajtorit brenda vetes pafund, a thua se nuk e dinim që përgjegjësit nuk ishin as anëtarët, as bashkëvepruesit në politikë, por ishte udhëheqësia e Partisë Demokratike, midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, apo mes Sali Berishës dhe vetë Sali Berishës.”

Moderatorja dhe autorja e “Top Story” tregoi dyshimet e saj të fillimit, teksa theksoi se vendimi për të qëndruar në media, ishte zgjedhja e duhur.

“Nuk mendova se do ta bëja në çastin e parë. Mendova se mund të tentoja të hyja edhe në media dhe ta mbaja pozicionin politik. Mendoj se njeriu në jetë duhet të ketë këllqe dhe guxim të bëjë një zgjedhje. Besoj se bëra zgjedhjen e duhur nëse shohim sesi janë sot të gjitha ata që marrin pjesë në estabilishmentin politik aktual”, u shpreh Duma.

Selin dhe Gimbo drejt altarit? Balerina zbulon datën që kanë vendosur për dasmën e tyre
Monika Lubonja bën reagimin e papritur në rrjetet sociale, ka një përgjigje për komentet negative
“E putha në ballë, nuk më kishte harruar”, Fero rrëfen momentin emocionues të ritakimit me të bijën pas dy vitesh
Konfirmohet pritja e ëmbël e Elvana Gjatës? Ja çfarë thotë menaxheri i njohur
Elijona rikthehet në Big Brother VIP Kosova
TAGGED:Grida DumaKryesore

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Fjala e dhënë duhet mbajtur”/ Premtoi ndihmë për djalin e Shpat Kasapit, Labinot Tahiri zbulon shumën që do t’i dhurojë familjes
Next Article Zbulohet data e dasmës së Cristiano Ronaldos dhe Georginës

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj: Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?
Aktualitet
November 3, 2026
Merr fund çdo gjë! Angela Martini konfirmon ndarjen nga Dragos
Të famshëm
November 3, 2026
Shi në pjesën më të madhe të territorit, bien temperaturat
Moti
November 3, 2026
Horoskopi 3 nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
Horoskopi
November 3, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Ekskluzive/ Reperi Fero konkurrent në Big Brother Vip Albania

October 30, 2026
Aktualitet

Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali, poston foton nga spitali

October 29, 2026
Tv Shows

Nis së shpejti “Big Brother Albania Vip 6″/ Ja disa nga emrat që përfliten si pjesëmarrës në spektakël

October 28, 2026
Aktualitet

Krim i paralajmëruar në Kosovë, kunati i merr jetën gruas pasi denoncoi dhunën në familje

October 26, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?