Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës Euro
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës Euro
Ekonomi

Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës Euro

Last updated: July 16, 2026 17:47
4 Min Read
SHARE
Banner

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës euro. Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i publikuar për konsultim, përfshin për herë të parë një kapitull të veçantë që përcakton mënyrën se si do të funksionojë banka qendrore shqiptare pas hyrjes së vendit në Eurozonë.

Projektligji parashikon se, nga dita e prezantimit të euros si monedhë e Republikës së Shqipërisë, euro do të bëhet njësia monetare e vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane. Njëkohësisht, institucioni do të përcaktojë edhe dizajnin e monedhave metalike euro që do të emetohen nga Shqipëria, sipas standardeve evropiane.

Megjithatë, përfshirja e këtyre dispozitave nuk do të thotë se Shqipëria do ta adoptojë euron në të ardhmen e afërt. Ato do të hyjnë në fuqi vetëm pasi vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të plotësojë kriteret e konvergjencës ekonomike që kërkohen për hyrjen në Eurozonë.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI

Dispozitat e reja janë pjesë e një reforme më të gjerë që synon përafrimin e plotë të kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë me acquis të Bashkimit Evropian dhe krijimin e bazës institucionale për integrimin e saj në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore.

Përveç dispozitave që lidhen me përgatitjen për adoptimin e euros, projektligji sjell një reformë të gjerë të kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë. Një nga ndryshimet kryesore është forcimi i pavarësisë institucionale, funksionale, financiare dhe personale të bankës qendrore, duke ndaluar shprehimisht që ajo të kërkojë ose të marrë udhëzime nga qeveria apo institucione të tjera shtetërore.

Projektligji sanksionon si objektiv parësor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, ndërsa i jep Bankës së Shqipërisë një mandat më të qartë edhe për ruajtjen e stabilitetit financiar. Për herë të parë, ligji përfshin një kapitull të posaçëm për politikën makroprudenciale, duke i dhënë bankës kompetenca më të gjera për identifikimin dhe kufizimin e rrezikut sistemik në sektorin financiar.

Reforma zgjeron gjithashtu kompetencat e Bankës në mbikëqyrjen e institucioneve financiare, duke i dhënë të drejtën të kryejë inspektime më të plota, të kërkojë informacion shtesë dhe të vendosë masa administrative për subjektet e mbikëqyrura. Njëkohësisht, forcohet kuadri ligjor për sistemet e pagesave, administrimin e rezervave valutore dhe mbledhjen e statistikave monetare e financiare, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Projektligji parashikon edhe ndryshime në qeverisjen e Bankës së Shqipërisë, duke forcuar kriteret profesionale dhe të integritetit për drejtuesit e saj, si dhe duke krijuar Komitetin e Politikës Monetare dhe Komitetin e Stabilitetit Financiar si organe këshillimore për Këshillin Mbikëqyrës.

Një tjetër risi është forcimi i pavarësisë financiare të Bankës së Shqipërisë. Projektligji rrit kapitalin e nënshkruar nga 2.5 miliardë në 6 miliardë lekë, ndërsa përcakton një mekanizëm të ri rikapitalizimi për rastet kur kapitali bie nën nivelin minimal. Gjithashtu, ruhet kërkesa që rezerva e përgjithshme të jetë të paktën pesë herë më e madhe se kapitali i nënshkruar dhe krijohen rezerva të posaçme për mbulimin e rreziqeve financiare.

Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa
Shqipëria, ndër vendet me më shumë ditë pushimi të paguara
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Euro në rënie të lirë, zbret sërish drejt rekordit historik, luhatje edhe në monedhat e tjera
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
TAGGED:Euroshqiperia

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Sipas shkencës, këto janë disa nga tiparet që e bëjnë një person tërheqës
Next Article Temperatura deri në 42 gradë/ I nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri, meteorologët: Kulmi pritet nesër

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Olsa Muhameti tregon kur do të nisë Big Brother Vip Kosova këtë sezon
Tv Shows
August 30, 2026
Horoskopi i shtatorit/ Ja shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
Horoskopi
August 30, 2026
Ja 3 mënyra të shpejta për të rregulluar flokët kur jeni me nxitim…
Të famshëm
August 30, 2026
Big Brother VIP Albania nis më herët këtë vit? Ja detaji që nxiti dyshime
Tv Shows
August 30, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Nuk ndalet fundosja e Euros, prek nivelin më të ulët historik

August 11, 2026
Ekonomi

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, me sa shiten euro dhe dollari

August 10, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 8, 2026
Ekonomi

Hakeruesi i Raiffeisen Bank, Eglind Mançja punonte tek Kredo.al, vuri në Linkedin foto të një personi tjetër

August 6, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?