Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Goditje për IQOS: Itali, gjobë rekord 7 milionë euro ndaj Philip Morris! Shqipëria hesht
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Goditje për IQOS: Itali, gjobë rekord 7 milionë euro ndaj Philip Morris! Shqipëria hesht
Aktualitet

Goditje për IQOS: Itali, gjobë rekord 7 milionë euro ndaj Philip Morris! Shqipëria hesht

Last updated: July 14, 2026 11:02
3 Min Read
SHARE
Banner

ROMË- Autoriteti Italian i Konkurrencës dhe Tregut (AGCM)(AGCM) ka vendosur një gjobë prej 7 milionë eurosh ndaj Philip Morris Italia, duke vlerësuar se disa mesazhe të përdorura në promovimin e produkteve me nikotinë mund të kenë krijuar një perceptim të gabuar te konsumatorët për rreziqet që lidhen me përdorimin e tyre.

 

Sipas vendimit të autoritetit, në komunikimin tregtar të kompanisë janë përdorur shprehje si “pa tym” dhe “e ardhme pa tym”, të cilat, sipas AGCM-së, mund të kenë lënë të kuptohet se produktet e duhanit të ngrohur IQOS, cigaret elektronike VEEV dhe qeskat me nikotinë ZYN janë të padëmshme ose paraqesin rreziqe shumë më të ulëta për shëndetin.

Lexo edhe:

A do të jetë Vlashent Sata konkurrent në Big Brother Vip Albania?
Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, sërish opinionistë në “Big Brother VIP Albania”?
Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit, Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

 

Autoriteti italian thekson se, ndonëse këto produkte ndryshojnë nga cigaret tradicionale për mënyrën e konsumimit, ato nuk janë pa rrezik. Sipas AGCM-së, përdorimi i tyre shoqërohet me ekspozim ndaj substancave potencialisht të dëmshme dhe me varësinë nga nikotina, ndërsa nuk ekzistojnë prova përfundimtare që justifikojnë paraqitjen e tyre si produkte të sigurta për shëndetin.

 

Vendimi nënvizon gjithashtu se fushatat promovuese janë zhvilluar në kanale të ndryshme komunikimi, duke arritur një audiencë të gjerë. Për autoritetin, kjo e bën edhe më të rëndësishme që informacioni i ofruar konsumatorëve të jetë i qartë, i plotë dhe të mos minimizojë rreziqet që lidhen me përdorimin e produkteve me nikotinë.

 

Në të njëjtin kontekst, është ngritur edhe çështja e bashkëpunimeve mes Philip Morris dhe disa organizatave të konsumatorëve në Itali. Sipas raportimeve, autoriteti ka analizuar edhe ndikimin që mund të kenë pasur këto iniciativa në perceptimin e publikut, në kuadër të hetimit administrativ.

 

Vendimi i AGCM-së është administrativ dhe mund të ankimohet nga kompania në gjykatat kompetente italiane, sipas procedurave të parashikuara nga ligji.

 

Rasti pritet të ushqejë më tej debatin mbi mënyrën se si promovohen produktet alternative të duhanit dhe nikotinës, si dhe mbi nivelin e informacionit që duhet t’u ofrohet konsumatorëve për rreziqet e mundshme që lidhen me përdorimin e tyre.

Edhe në Shqipëri, çështja e reklamimit të produkteve të duhanit të ngrohur ka ngjallur debat.

Megjithëse legjislacioni shqiptar parashikon ndalimin e reklamimit dhe promovimit të produkteve të duhanit në media, televizion, radio, shtyp dhe shërbime të shoqërisë së informacionit, në praktikë produktet si IQOS janë shfaqur në forma të ndryshme promovimi dhe në përmbajtje mediatike, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e ligjit dhe mbikëqyrjen nga autoritetet përgjegjëse.

Ekspertët e kontrollit të duhanit kanë theksuar prej vitesh se Shqipëria ka një kuadër ligjor kufizues për reklamimin e produkteve të duhanit, por sfida mbetet zbatimi efektiv i tij

 

Fshihen videot intime të VIP-ve shqiptarë, pas ankesës në AMA
A e ke menduar rikthimin? Albërie Hadërgjonaj rrëfehet mbi raportin që ka me ish-bashkëshortin
Luiz Ejlli i kërkon falje Beatrix Ramosajt përmes tezes: Përqafoje nga unë dhe Kiara
Mos i lini në prizë gjatë natës! Pajisjet që kërkojnë kujdes të veçantë
Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?
TAGGED:iqosKryesorephilip morrisshqiperi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kriset marrëdhënia mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Ja detajet
Next Article Gojëdhënat thonë se këtu shiten akulloret më të mira në Tiranë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga bregdeti i Vlorës në guidën prestigjioze botërore, Yacht Hotel bëhet pjesë e MICHELIN Guide
Vip Travel
October 11, 2026
Reshje shiu dhe shtrëngata/ Moti për ditën e sotme
Moti
October 11, 2026
Horoskopi 11 tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
October 11, 2026
5 shenja që tregojnë se dikush ju pëlqen, edhe nëse përpiqet ta fshehë
Kuriozitete
October 9, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe

October 9, 2026
Aktualitet

Jared Kushner reagon për investimin në Zvërnec

October 9, 2026
Ekonomi

Krimi i rëndë/ Zbulohen 320 tonë pluhur toksik, si Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme

October 9, 2026
Kulturë

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

October 8, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?