Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Kur klienti të nxjerr karton të kuq
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip Travel > Kur klienti të nxjerr karton të kuq
Vip Travel

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Last updated: July 11, 2026 04:58
6 Min Read
SHARE
Banner

Nga Lutfi Dervishi

Lufta ime e yjeve!

Kam bërë vetëm katër review në Google. Pra, nuk jam ndonjë veteran i frontit të yjeve dhe as ndonjë marshall i Google Maps.

Lexo edhe:

Ermal Meta mbështet “Revolucionin e Flamingove”: Ajo që po ndodh në Shqipëri…
Elvana Gjata rikthehet në garë për Eurovision? Këngëtarja po përgatit këngën e re në Gjermani
A do të kthehet në ekran? Fjoralba Ponari jep përgjigjen për ndjekësit
Mos u ngrini menjëherë pas uljes së aeroplanit! Ja pse duhet të prisni në vendin tuaj

Por katër vlerësimet e mia kanë një karakteristikë: janë  ekstreme. Kur më ka pëlqyer shumë një vend, kam dhënë pesë yje. Kur jam larguar i pakënaqur, kam dhënë një.

Mes vlerësimeve pozitive është një byrektore modeste në Mbrostar, që është bërë tashmë pit stop sa herë më bie rruga andej. Kam vlerësuar me pesë yje edhe një lokal të thjeshtë, pothuajse provizor, në Borsh. Plazhi ishte i pastër, ushqimi shumë i mirë dhe shërbimi po ashtu. Madje përmenda me emër kamarierin e ri që na shërbeu.

Më jep kënaqësi fakti që ky vlerësim pozitiv është parë nga mijëra njerëz. Ndoshta ndonjëri ka ndaluar aty edhe prej atyre pak rreshtave.

Por kam shkruar edhe dy review me një yll, të dy për restorante luksi.

Njëri ishte për një restorant dikur shumë të mirë, në Durrës, ku prita pothuajse një orë dhe ku cilësia e ushqimit ishte zhgënjyese. Megjithatë vlerësova sjelljen e kamarierit me notë të lartë.

Tjetri ishte edhe më i ashpër, por plotësisht i merituar. Isha ftuar në një darkë me një grup të huajsh, në një lokal ndoshta nga më të shtrenjtët në Tiranë. Muzika ishte aq e lartë sa nuk dëgjoja njeriun që kisha në krah. Kërkova disa herë që volumi të ulej, pak, por kërkesat e mia dhanë aq rezultat sa merr njeriu që prashit në det.

Review ishte shumë negativ, por jo qorrazi. Ushqimit i dhashë notën 4 nga 5, ndërsa shërbimit dhe atmosferës 1. Pra, kuzhinieri u shpall i pafajshëm. Menaxheri dhe kamarieri morën ndëshkim. Afro dy mijë njerëz e kanë parë vlerësimin.

Nga restoranti? Asnjë përgjigje, as një pyetje, as një ndjesë, as një përpjekje për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. As edhe formulën standarde: “Na vjen keq që përvoja juaj nuk përmbushi pritshmëritë”, atë fjali që sot ta prodhon inteligjenca artificiale para se menaxheri të ketë rrufitur kafenë e mëngjesit.

Kjo më bën përshtypje sidomos sot, kur Shqipëria është përfshirë në atë që mund ta quajmë lufta e yjeve.

Pas reagimeve publike të një grushti pronarësh të bizneseve ndaj protestës dhe protestuesve, ka nisur një aksion i organizuar për vlerësime negative ndaj një numri të kufizuar restorantesh dhe hotelesh.

Zemërimin e kuptoj. Madje e mirëkuptoj. Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që  të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes. Sidomos në kapitalizëm, ku klienti është mbret, jo tabelë qitjeje.

Dje, drejtori i Policisë së Shtetit deklaroi se policia do të hetojë çështjen e review-ve. Në një vend me probleme të krimit të organizuar, të të shumëkërkuarve, trafikut të drogës dhe korrupsionit, ideja që policia ngrihet në këmbë për yjet e restoranteve është, të paktën, një zgjedhje interesante prioritetesh.

Kërcëno me jetë Kryeministrin në rrjete sociale dhe nuk të ndodh asgjë. Guxo t’i japësh një yll një restoranti dhe ngrihet në këmbë policia, me në krye drejtuesin madhor me dy yje.

Por pikërisht sepse reagimi i policisë është joproporcional, nuk duhet rënë në të njëjtin kurth të mungesës së masës.

Një review negativ nga një klient që ka qenë në lokal, ka paguar faturën dhe tregon përvojën e vet, është një gjë, por një mijë review negative, të koordinuara nga njerëz që nuk kanë shkelur kurrë në atë biznes, janë diçka tjetër.

Në rastin e parë flet klienti, në të dytin flet turma.

Dhe turma, edhe kur zemërimin e ka të ligjshëm, nuk e ka gjithmonë shënjestrën të saktë.

Nëse lufta yjeve del nga shinat, bashkë me të thatin mund të digjet edhe i njomi. Pas një hoteli nuk është vetëm pronari që ka bërë një deklaratë IDIOTE dhe arrogante. Ka recepsionistë, kamarierë, kuzhinierë, pastruese, furnitorë dhe familje që jetojnë me ato paga. Është një zinxhir i tërë.

Kjo nuk do të thotë se klienti duhet të heshtë. Përkundrazi.

Review është një nga instrumentet më demokratike të kapitalizmit modern. Një klient i vetëm mund t’u tregojë mijëra njerëzve përvojën e tij. Nuk i duhet televizion, gazetë, parti dhe, deri dje, as edhe leje nga policia.

Përvoja ime më e mirë me review nuk lidhet me restorante luksoze. Lidhet me kënaqësinë që një vlerësim pozitiv për një biznes modest është parë nga mijëra klientë potencialë.

Përvoja më e keqe nuk është as ushqimi i dobët, as pritja një orë dhe as muzika që të bënte të kërkoje azil akustik. Është heshtja. Mospërfillja. Fakti që një klient shkruan publikisht për një përvojë të keqe, mijëra njerëz e lexojnë, dhe biznesi nuk interesohet fare të kuptojë çfarë ka ndodhur.

Pronarët që duan të bëjnë politikë duke përçmuar klientët ose protestuesit, besoj se e kanë marrë mesazhin.

Kartoni i verdhë është nxjerrë. Por pavarësisht kartonit të verdhë loja vazhdon, nuk është sinjal për të hyrë të gjithë në fushë. Sepse kur turma vendos të bëjë drejtësi me yje, e vetmja gjë që del me pesë yje në fund është kaosi.

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Qyteti i njohur turistik ndalon biçikletat në zonat qendrore, pasi çiklisti përplasi kryebashkiakun
Nis së shpejti, detaje nga emisioni i ri i Luiz Ejllit në Top Channel
Pas 20 vitesh, Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare! Kush merr drejtimin e emisionit
Çfarë po ndodh mes Klodit dhe Elijonës? Kriza mes çiftit dhe akuzat publike
TAGGED:KryesoreLutfi DervishiReview negative

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
Next Article Kujdes më 12 dhe 13 korrik! Astrologia zbulon shenjat më me fat të zodiakut për javën e ardhshme

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Jam Bashkim Ulaj, më sill 100 mijë euro”, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI
Aktualitet
August 24, 2026
Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
Ekonomi
August 24, 2026
Java nis me temperatura të larta, ja si parashikohet moti sot
Moti
August 24, 2026
Horoskopi 24 gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
Horoskopi
August 24, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Nga zgjedhja e emrit, emocionet e para pas lindjes dhe përkujdesi ndaj djalit: Rrëfehen princ Leka dhe Blerta Celibashi Zogu

August 20, 2026
Tv Shows

Alketa Vejsiu konfirmon rikthimin në Big Brother Vip Albania? Çfarë dihet deri tani

August 19, 2026
Profili i Vipave

Ledri Vula publikoi përqafimin më të bukur të kësaj vere

August 19, 2026
Të famshëm

“Po kaloj kohë me familjen, jo me personin që doni ju”/ Elijona reagon për raportin me Klodin

August 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?