Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Minionët rikthehen me një aventurë të re
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Minionët rikthehen me një aventurë të re
Të famshëm

Minionët rikthehen me një aventurë të re

Last updated: July 7, 2026 07:41
7 Min Read
SHARE
Banner

Pas më shumë se një dekade suksesi në ekranin e madh, Minionët rikthehen me një aventurë krejt ndryshe. Filmi më i ri i studios Illumination, “Minions & Monsters”, i çon personazhet e verdhë në Hollywood-in e viteve 1920, në një histori që ndërthur humorin karakteristik të tyre me atmosferën e epokës së artë të kinemasë.

Këtë herë, krijuesit kanë zgjedhur të largohen nga formula tradicionale e filmave të mëparshëm, duke ndërtuar një botë të frymëzuar nga filmat pa zë, yjet legjendarë të ekranit dhe studiot e para të Hollywood-it.

“ideja bazë ishte aty dhe u prezantua shumë thjesht. Më pas, gjithçka kishte të bënte me përpjekjen time për ta bërë historinë më interesante. Nuk doja të realizoja thjesht edhe një film tjetër me Minionët. Doja të krijoja diçka që të më emociononte edhe mua gjatë punës. Kështu më lindi ideja: sa bukur do të ishte nëse ngjarja do të zhvillohej në Hollywood-in e viteve njëzet. Kjo do t’u krijonte personazheve një sfond fantastik dhe do t’i jepte filmit një estetikë të veçantë, si në atmosferë ashtu edhe në pamje”, rrëfeu Pierre Coffin, regjisor, skenarist dhe zëri i Minionëve.

Lexo edhe:

Paris Fashion Week merr ritëm me Elton Ilirjanin në pasarelë
Selvija përlot me fjalët për djalin: Sa shumë do të krenohej Shpati
Çekia konfirmon tërheqjen nga Eurovision 2027
Don Xhoni i jep fund beqarisë? Reperi së shpejti drejt altarit

Për Pierre Coffin, njeriun që prej vitesh u jep zë Minionëve, ky ishte momenti për t’i dhënë frymë të re një prej ekskluziviteteve më të suksesshme të Universal Pictures.

Vendosja e historisë në vitet ’20 nuk ishte rastësi. Ishte një mënyrë për të rikrijuar atmosferën magjike të Hollywood-it të hershëm, me studiot e mëdha të filmit, kamerat bardhezi, komeditë klasike dhe figurat ikonike që ndërtuan historinë e kinemasë.

Edhe premiera e filmit në Los Anxhelos u konceptua si një udhëtim pas në kohë. Në tapetin e kuq parakaluan personazhe të veshur si Charlie Chaplin, Lucille Ball dhe Marilyn Monroe, duke i dhënë ceremonisë të njëjtin frymëzim që shfaq edhe filmi.

Në qendër të historisë janë sërish Minionët, të cilët këtë herë nisen në kërkim të një përbindëshi që do të bëhet udhëheqësi i tyre. Por rrugëtimi merr një kthesë të papritur, kur ata përfundojnë duke realizuar filmin e tyre me përbindësha në Hollywood-in e vjetër.

“E pashë këtë film me djalin tim, i cili është nëntë vjeç. Ai qeshte me të gjitha momentet që u pëlqejnë fëmijëve, ndërsa unë e gjeta veten duke admiruar referencat ndaj filmave klasikë. Madje mendova me vete: ‘A mos është tepër i zgjuar ky film?’ Është vërtet shumë inteligjent. Djali im e shijonte për argëtimin, kaosin dhe pamjet spektakolare, ndërsa unë e përjetova në një nivel krejt tjetër, si një homazh për historinë e kinemasë”, pohoi Jesse Eisenberg, aktor i zërit.

Pikërisht kjo është edhe një nga pikat më të forta të filmit. Ndërsa fëmijët argëtohen me humorin, ritmin dhe aventurat e Minionëve, publiku i rritur gjen një tjetër shtresë rrëfimi.

Referencat ndaj filmave klasikë, teknikave të hershme të xhirimit dhe ikonave të Hollywood-it e shndërrojnë “Minions & Monsters” në një homazh për historinë e kinemasë.

Franchise-i i Minionëve lindi në vitin 2010 me filmin “Despicable Me”. Që atëherë janë realizuar disa vazhdime dhe filma paraprirës, ndërsa personazhet janë kthyer në një fenomen global, me parqe tematike, produkte të licencuara dhe miliona adhurues në mbarë botën.

“Është një fenomen, pjesë e të cilit ndihem edhe unë. Minionët janë të lezetshëm, qesharakë dhe paksa të çuditshëm. Ata flasin një gjuhë që të gjithë e kuptojmë, edhe pse në të vërtetë nuk e njohim. Ajo e kapërcen barrierën e gjuhës dhe kjo është diçka mjaft e veçantë. Mendoj se është një ide gjeniale dhe unë jam një adhuruese e madhe e Minionëve”, u shpreh Zoey Deutch, aktore e zërit.

Një nga elementët që i ka bërë Minionët të dallohen është edhe gjuha e tyre karakteristike.

E njohur si “Minionese”, ose ndryshe “gjuha e bananes”, ajo përzien fjalë dhe shprehje nga disa gjuhë të botës me tinguj të krijuar posaçërisht për këta personazhe.

Edhe pse në pamje të parë duket krejtësisht e pakuptueshme, publiku arrin ta ndjekë lehtësisht falë mënyrës se si personazhet shprehen, lëvizjeve dhe situatave komike.

Pas kësaj gjuhe qëndron vetë Pierre Coffin, i cili prej vitesh interpreton pothuajse të gjithë Minionët, duke krijuar me zërin e tij një univers të tërë personazhesh.

“Shpesh bënim zërat e Minionëve, thjesht për t’u argëtuar gjatë intervistave, sidomos kur nuk dinim çfarë të thoshim. Por kur kupton se çfarë bën Pierre, e kupton se është një art më vete. Ajo që ai arrin të krijojë me të gjithë ata personazhe dhe mënyra se si ka ndërtuar gjuhën e Minionëve është vërtet e jashtëzakonshme. Nuk mund ta bëj si ai, por të paktën mund të bëj pak shaka për këtë bashkë me Jeff Bridges”, tha Bobby Moynihan, aktor i zërit.

“Minions & Monsters” vendoset kronologjikisht në vitin 1920, rreth 48 vjet përpara ngjarjeve të filmit “Minions”, të publikuar në vitin 2015.

Në kastin e zërave marrin pjesë Pierre Coffin, Allison Janney, Jeff Bridges, Jesse Eisenberg, Zoey Deutch dhe Bobby Moynihan.

Analistët e industrisë së filmit parashikojnë një rritje të lartë të të ardhurave, që mund të arrijnë deri në 95 milionë dollarë gjatë pesë ditëve të para të shfaqjes.

Një tjetër sukses do të konfirmonte edhe një herë se Minionët vazhdojnë të mbeten ndër personazhet më të dashur të animacionit modern.

Me humorin e tyre të veçantë, gjuhën e pazakontë dhe një udhëtim në Hollywood-in e viteve ’20, aventura e re synon të argëtojë jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që kanë nostalgji për epokën e artë të kinemasë.

Videot intime, Monika Lubonja dorëzon padi ndaj Adi Hilës
Protestuesit i zunë pritë dhe e qëlluan me vezë, reagon gazetari Bledi Mane: Ishin 30 vetë, por unë nuk ia mbatha dhe u përballa!
Blerina Matraku reagon sërish: Unë nuk kërcënoj njeri, autoritetet të zbulojnë kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot
Blerina Matraku thyen heshtjen: Adi më tha se ishte i divorcuar, i kërkoj falje gruas dhe vajzave!
Shfaqet në videot e skandalit Hila, këngëtarja nga Kosova dorëzon kallzim në Policinë e Tiranës
TAGGED:Minionet

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Justin Bieber në bisedime për të performuar në finalen e Kupës së Botës
Next Article Horoskopi 9 korrik 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Kulturë
October 8, 2026
MDB Tirana sjell traditën e mishit fiorentin në Tiranë, Muzeu i Biftekut në zemër të Bllokut
Vip Travel
October 8, 2026
Zbulohen 25 destinacionet më të mira për vitin 2027
Vip Travel
October 8, 2026
Sot ditë me shi në të gjithë territorin, sa do jenë temperaturat
Moti
October 8, 2026

Lexo edhe:

Tv Shows

Videot intime të personazheve publike, Agron Llakaj: Është jashtë çdo imagjinate, shumë e rëndë

October 4, 2026
Të famshëm

Modelja Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj bëhen prindër për herë të parë

October 4, 2026
Të famshëm

Biseda me Monika Lubonjën, Ema Andrea zbulon gjendjen e aktores pas videove intime!

October 4, 2026
Të famshëm

Agron Llakaj reagon për videot intime të Adi Hilës, zbulon detajin e çuditshëm

October 4, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?