Françeska Murati ka folur me ndjekësit për një temë që prek shumë familje të reja, mes zërave për ndarjen nga bashkëshorti
Françeska Murati ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zgjedhur t’u përgjigjet disa pyetjeve personale dhe të japë mendimin e saj për tema që prekin jetën në çift.
Një prej pyetjeve që tërhoqi më shumë vëmendje ishte: “Çfarë mendoni se duhet bërë kur familja e bashkëshortit përpiqet të prishë martesën?”
Në përgjigjen e saj, Françeska u shpreh se burri duhet të vendosë kufij shumë të fortë me familjen e tij dhe se askush nuk duhet të ndërhyjë në marrëdhënien e çiftit. Ajo shtoi gjithashtu se sa më pak opinione të ketë nga familjarët dhe shoqëria, aq më e qetë dhe e shëndetshme është një lidhje.
Deklarata e saj nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit. Duke qenë se prej kohësh në rrjet qarkullojnë aludime se Françeska i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin dhe tashmë jeton vetëm me djalin e saj, shumë prej tyre kanë nënkuptuar se kjo përgjigje mund të lidhet me përvojën e saj personale dhe të jetë një nga arsyet që çoi në ndarjen e tyre.
Megjithatë, Françeska Murati nuk ka konfirmuar asnjëherë publikisht shkaqet e raportit të saj me bashkëshortin, ndaj gjithçka mbetet në nivel spekulimesh nga ndjekësit.

