Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Hëna e Plotë dhe Marsi trazojnë gjithçka! Ja çfarë i pret shenjat e zodiakut javën e ardhshme
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Stil jetese > Horoskopi > Hëna e Plotë dhe Marsi trazojnë gjithçka! Ja çfarë i pret shenjat e zodiakut javën e ardhshme
Horoskopi

Hëna e Plotë dhe Marsi trazojnë gjithçka! Ja çfarë i pret shenjat e zodiakut javën e ardhshme

Last updated: June 27, 2026 13:44
9 Min Read
SHARE
Banner

Java e ardhshme do të jetë javë shumë e ngarkuar, por interesante, ku qetësia do t’i lërë vendin një situate më të acaruar, me një përgjegjësi më të madhe, këtë bëri të ditur astrologia e mirënjohur Chrysanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije shtëpie”. Ajo shpjegoi se kjo situatë e ngarkuar do të ndodhë sepse Mërkuri kthehet zyrtarisht në prapavijë më datë 29 qershor në shenjën e Gaforres, edhe pse pengesat sipas saj i kemi ndjerë më herët.

“Njëkohësisht kemi një Hënë të plotë në aksin Gaforre-Bricjap, ku do të jemi më të ndikuar nga ndjeshmëria, nga emocionet, ndërkohë që efekti i Hënës së re në shenjën e Bricjapit rrëfen mbi të qenit i përgjegjshëm dhe realist.”

Në raport me marrëdhëniet personale dhe profesionale, Kalogeri pohoi se do të përjetohet një krizë që do të ndikojë në psikologjinë tonë.

Lexo edhe:

Horoskopi 27 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi 26 shtator 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Tre shenjat e zodiakut që do të tërheqin pasuri gjatë muajit tetor
Horoskopi 25 shtator 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

“Nga ana tjetër kemi kalimin e Marsit në shenjën e Binjakëve dhe, nga data 28 qershor deri në datën 5 ose 6 korrik, mund të sjellë gjëra jo pozitive. Mënyra më e mirë për të kanalizuar energjinë e Marsit është që të punojmë dhe të jemi shumë aktivë, por pa e ekspozuar veten në rrezik. Në fund, Jupiteri kalon në shenjën e Luanit dhe ndikon pozitivisht në dashuri. Do të jetë dëshira për të kaluar bukur dhe për të jetuar në maksimum jetën.”
Dashi

Një javë shumë e rëndësishme për ju, pasi Hëna e plotë ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek ju. Kërkohet të ngrini barrën e përgjegjësisë, të punoni dhe të evitoni nxitimin. Vlerësoni mirë situatat! Mërkuri në prapavijë nxjerr në pah probleme me familjen dhe me shtëpinë. Kuptoni gabimet tuaja. Kujdes ditët e para të korrikut të mos humbisni kontrollin, sepse mund të keni pasoja! Fokusohuni në sferën financiare dhe jini parashikues ndaj saj.

Demi

Fokusohuni në sferën financiare, pasi kalimi i Marsit në shtëpinë tuaj të dytë mund t’ju sjellë të ardhura financiare papritur, por edhe shpenzime. Mërkuri në prapavijë nxjerr në pah disa probleme në lidhje me rrethin tuaj të afërt dhe përditshmërinë tuaj. Hëna e re do të ketë një ndikim harmonik tek ju dhe do t’ju udhëheqë në zhvillime shumë pozitive. Do të keni një ndryshim në planifikimin e të ardhmes afatshkurtër. Mund të ndryshoni punën, por ky ndryshim do të jetë për mirë.

Binjakët

E rëndësishme kjo periudhë, sepse Marsi kalon në shenjën tuaj dhe për të lindurit në ditët e para të shenjës mund të përbëjë problem, sepse do të ndiheni të revoltuar, do të doni disa ndryshime dhe disa konflikte do të lindin në disa marrëdhënie. Kujdes me iniciativat që merrni dhe mos tregoni agresivitet, si dhe mos merrni vendime përfundimtare. Do të keni përfitime në sferën financiare, do të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror dhe do të keni shanse të reja.

Gaforrja

Jeni shenja e dytë më e ndikuar e Hënës së plotë dhe duhet të fokusoheni në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e çdo lloji, duke vendosur një ekuilibër midis vetes dhe personave që kanë nevojë për ju. Mërkuri në prapavijë në shenjën tuaj kërkon t’i rishihni gjërat pa emocion, por duke qenë realist. Kujdes nga prapaskenat dhe mos ekspozoni veten. Disa gjëra mund të dalin në pah pa e kuptuar. Jupiteri në shenjën e Luanit do të sjellë përfitime në sferën financiare nga fundi i këtij muaji dhe për një vit të tërë.

Luani

Moment historik, sepse Jupiteri një herë në 12 vjet kalon në shenjën tuaj dhe nga data 30 qershor do të qëndrojë për një vit. Do të keni shanse për zhvillim dhe përparim dhe mund të theksohet pak më tepër egoja juaj, por pa e tepruar. Do të keni mundësi edhe të krijoni. Mërkuri në retrogradë do t’ju ndikojë, kështu që shmangni prapaskenat, thashethemet dhe intrigat me çdo kusht. Përqendrohuni në punën tuaj, sepse edhe ju do të kapni shanset për të hedhur bazat e 12-vjeçarit.

Virgjëresha

Gjërat janë pak në antitezë. Ju, të lindurit në ditët e para të shenjës, nuk i keni gjërat në dorë nga faktorët e jashtëm dhe do t’ju ndryshohen planet në jetën tuaj. Mërkuri në prapavijë do t’ju sjellë disa pengesa, keqkuptime në rrjetin tuaj, por edhe njerëz nga e kaluara juaj, të cilët mund të përbëjnë edhe një mbështetje. Hëna e plotë do të jetë erotike, por përmes disa pengesave.

Peshorja

Jeni të tretët, nga më të ndikuarit nga Hëna e plotë, dhe kërkohet që ju të fokusoheni më tepër në sferën financiare, në jetën tuaj personale dhe në atë që përfshin shtëpia juaj, duke u kujdesur edhe pak më shumë për anën tuaj psikologjike. Propozimet në sferën profesionale është më mirë t’i përpunoni dhe rishikoni, por duke qenë sa më realistë. Kujdes në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja, sepse mund të hasni pengesa dhe vështirësi. Horizonte të reja do të hapen para jush dhe do të keni shanse për të udhëtuar. Ruani kontrollin!

Akrepi

Edhe Mërkuri në prapavijë, edhe Hëna e plotë ju favorizojnë, sepse janë të pozicionuar harmonikisht ndaj jush. Duhet të jeni sa më të organizuar dhe të disiplinuar në përditshmërinë tuaj dhe në punën tuaj. Të mos bëni asgjë që mund të jetë në kundërshtim me normat e shoqërisë apo me normat ligjore. Fokusohuni në punë dhe karrierë, sepse fillon një periudhë e suksesshme, duke filluar nga fundi i muajit. Shfrytëzoni rrjetin tuaj dhe të afërmit tuaj, sepse do të ndikojnë pozitivisht në këtë fazë.

Shigjetari

Lajme të mira për ju. Mund të planifikoni më me optimizëm të ardhmen tuaj dhe edhe në baza më të mira. Do të keni suksese në fushën e studimeve. Nëse do të doni të bëni një udhëtim jete nga ky fund muaji deri në fund të vitit, do të keni mundësi ta bëni. Do të keni zhvillim dhe përparim, mjafton që ju të evitoni zmadhimin e gjërave në përgjithësi, në peripeci dhe në jetën tuaj. Fokusohuni në sferën financiare, duke mbrojtur bashkëpunimet financiare!

Bricjapi

Hëna e plotë, e cila zhvillohet në shenjën tuaj, kërkon që të fokusoheni tek vetja, duke qenë realistë, siç jeni në të vërtetë. Do të keni për të zgjidhur çështje familjare, çështje vendbanimi dhe këtu kërkohet t’i shikoni gjërat me përgjegjësi dhe jo vetëm në interesin tuaj. Do të keni zhvillime të përditshmërisë, ku do të keni disa ndryshime në punë. Jini të kujdesshëm në lëvizjet me makinën. Fokusohuni në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja.

Ujori

Gjërat janë në antitezë për ju. Kalimi i Jupiterit në shenjën e Luanit do t’ju krijojë shanse shumë të mira në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të çdo lloji. Shanse të mira për të ndryshuar jetën, por nga ana tjetër do të keni humbje kontrolli në jetën tuaj emocionale, por edhe në fushën e investimeve apo krijimtarisë. Matni hapat tuaj dhe mos shpenzoni më tepër sesa duhet, ndaj duhet të jini shumë të kujdesshëm. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe gjeni kohën të pushoni.

Peshqit

Nga njëra anë do të keni ndryshime në shtëpi, në vendbanim dhe një konflikt në ambientin familjar duhet t’ju bëjë të kujdesshëm të mos e teproni. Nëse ndryshimet vijnë për ju, është shumë mirë, sepse jeni ju iniciatorë të këtyre ndryshimeve. Mund të keni ndryshim në marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale. Shumë të ndikuar do të jenë të lindurit e shkurtit, të tjerët me Mërkurin në retrogradë do të përjetojnë rikthimin e së kaluarës.

Zyrtarisht në sezonin e Peshores: Këto shenja të zodiakut do të testohen nga universi, zgjidhini fjalët me kujdes…
Çiftet mund ta forcojnë mirëkuptimin përmes dialogut, ja çfarë kanë rezervuar yjet!
Horoskopi javor: Këto shenja të zodiakut do të kenë të bëjnë me “personin që iku nga jeta juaj”
Horoskopi 21 shtator 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Këto shenja të zodiakut marrin më në fund kontrollin në duar gjatë hënës së plotë
TAGGED:horoskopi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Qendra historike e Dhërmiut shpallet pasuri kulturore
Next Article Ish-banorja e Big Brother VIP, zbulon lidhjen familjare me futbollistin e njohur shqiptar

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kreshnik Spahiu shpërthen ndaj burrave shqiptarë: Janë injorantë, vishen si arabë
Tv Shows
September 27, 2026
Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin
Aktualitet
September 27, 2026
Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë
Aktualitet
September 27, 2026
Zhvillohet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve dhe si do devijohen linjat e autobusëve
Aktualitet
September 27, 2026

Lexo edhe:

Horoskopi

Horoskopi 20 shtator 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

September 20, 2026
Horoskopi

Shenjat e zodiakut që janë të vështirë në një marrëdhënie (dhe arsyet pse)

September 19, 2026
Horoskopi

Horoskopi 19 shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

September 19, 2026
Horoskopi

Horoskopi 17 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju

September 17, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?