E ftuar X Media me Donald dhe Romeo Veshaj, Sara Hoxha ka folur hapur për raportin aktual me Ledri Vula dhe mënyrën si ia kanë shpjeguar vajzës së tyre, Poem, ndarjen.
Sara tregoi se vogëlushja e kishte pyetur pak kohë më parë për arsyen e ndarjes së prindërve të saj. “Poi më pyeti para pak kohësh pse jam ndarë unë dhe Ledri. Ja shpjegova se nuk merreshim më vesh me njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.
Sipas Sarës, Poem kishte pyetur më tej nëse marrëdhënia e tyre mund të rregullohej, ndërsa ajo i ishte përgjigjur: “Jo. Është më mirë kështu për të gjithë”, duke shtuar se vajza e ka kuptuar situatën.
Influencuesja tregoi gjithashtu se komunikimi mes saj dhe Ledrit sot është i fokusuar vetëm te vajza e tyre. “Unë dhe Ledri flasim vetëm për Poin. Nuk ka dashuri, respekt po”, tha Sara gjatë intervistës.
