Ka ndërruar jetë sot gazetarja e njohur, Rezarta Reci.
Prej vitesh Reçi ishte në luftë me një sëmundje të rëndë.
Gazetarja Rezarta Reci ka qenë ideatorja dhe moderatorja e emisionit “Arratia e peshkut të kuq” për vite të tëra.
Përveç kontributit të saj si gazetare dhe moderatore, Reci ishte edhe autore e disa librave, ku përfshinte intervista, rrëfime personale dhe përjetime që pasqyronin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.

