Një plan sekret duket se është thurur brenda shtëpisë së Big Brother Albania, me synimin për të nxjerrë Kejsin dhe për të shpëtuar Juxhinin në mënyrë strategjike.
Sipas bisedave të zhvilluara mes banorëve, Juxhini, Angelo dhe Miri kishin ndërtuar skema të mirëpërcaktuara për të qëndruar në shtëpi, duke shpresuar që “zarfi i zi” do të luante në favorin e tyre.
Plani konsistonte në lëvizje të koordinuara, me idenë që Kejsi të dilte nga gara, ndërsa Juxhini të siguronte vazhdimësinë në lojë. Megjithatë, situata nuk shkoi sipas parashikimeve të tyre dhe strategjia nuk dha rezultatin e pritur.
