Lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapit, ka prekur edhe artistë shqiptarë me famë botërore. Mes tyre është edhe Bebe Rexha, e cila ka reaguar me një gjest të ndjeshëm në rrjetet sociale.
Ajo ka rishpërndarë në Instagram Story një video të Shpatit, ku ai shihet duke interpretuar këngë patriotike. Bashkë me videon, Bebe Rexha ka vendosur një emoji të një pëllumbi dhe flamurit shqiptar, një simbolikë që përfaqëson qartë ngushëllimin dhe respektin e saj për artistin e ndjerë.



