Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën
Të famshëm

Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën

Last updated: November 27, 2025 07:40
5 Min Read
SHARE

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Largimi i papritur nga jeta i këngëtarit të dashur Shpat Kasapi ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat e publikut shqiptar. Muzika e tij, energjia në skenë dhe mënyra se si bashkonte brezat në valle dhe festa, do të mbeten përherë pjesë e identitetit tonë kulturor. Në këtë ditë zie për artin shqiptar, sjellim një histori që rrallë është treguar, një moment kyç i karrierës së tij që e prezantoi para publikut grek për herë të parë.

E kam njohur Shpat Kasapin në kulmin e karrierës së tij. Ishte një djalosh i talentuar, i edukuar dhe jashtëzakonisht i sjellshëm, nga ata njerëz që i fiton me një herë zemrat e të gjithëve. Megjithatë, në atë kohë, karriera e tij në Shqipëri po kalonte një periudhë sfiduese, sidomos pas pjesëmarrjes në “Top Fest”.

Lexo edhe:

Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Ish-banorja e “Big Brother” bën deklaratën e fortë
Planet për një zarf të zi? Kush ishin skemat e Juxhinit, Angelos dhe Mirit për të qëndruar në shtëpi
Gazetari bën deklaratën e fortë: Babai i Selinës ka kërkuar daljen e saj nga BBVA
Deklarata e Xhenetës për Gjestin që po bën xhiron e rrjetit

Por ndërkohë që në Shqipëri dhe trojet shqiptare fama e tij po pësonte ngritje, këngët e tij kishin nisur të dëgjoheshin gjithnjë e më shumë në Greqi, jo vetëm nga shqiptarët emigrantë, por edhe nga vetë grekët, të cilët e pëlqenin ritmin dhe stilin e tij modern folk-pop. Megjithatë, Shpati kurrë nuk ishte prezantuar në një studio televizive greke.

Demo

Kur mësova se Shpati do të mbante koncertin e tij të parë në Athinë, një nga organizatorët më kërkoi ndihmë për ta promovuar. Duke njohur mirë median greke dhe drejtueset e emisioneve të mëdha, e dija se platforma ideale do të ishte Televizioni ANT1, me programin e famshëm të mëngjesit “Proino Kafe”.

Emisioni drejtohej nga Eleonora Meleti, një mike e imja dhe një figurë e njohur në Greqi, sot deputete në Parlamentin Europian. E telefonova, i propozova idenë, dhe ajo jo vetëm e pranoi, por u entuziazmua menjëherë që për herë të parë do të prezantonte një këngëtar shqiptar në një prej programeve më të shikuara të vendit.

Kur mora konfirmimin, telefonova Shpatin. Nuk e besonte. Ishte një ëndërr e vjetër për të, të dilte në një televizion grek, dhe më në fund do të bëhej realitet.

Mbërritëm herët në studiot e ANT1. Që në hyrje, paraqitja e Shpatit, i gjatë, karizmatik dhe me një buzëqeshje imponuese, e la Eleonorën të befasuar. Nuk ngurroi ta quante menjëherë: “Saki Rouvas i Shqipërisë.”

Edhe vetë titrat e emisionit atë ditë shënonin: “Sakis Ruvas tis Alvanias.” Pjesa e intervistës solli një pengesë të vogël ku Eleonora donte të fliste greqisht, por Shpati nuk e njihte gjuhën. Më propozoi mua të përkthesha drejtpërdrejt në studio. Hezitova, se nuk jam përkthyes profesionist i thashë,— por ajo më siguroi: “Mos u shqetëso, nuk do bëjmë filozofi. Thjesht pak bisedë për karrierën, pastaj ai do të këndojë.”

Intervista shkoi shkëlqyeshëm. Përkthimi im i mjaftoi, ndërsa komplimentet që Eleonora i bëri Shpatit para miliona teleshikuesve ngritën edhe më lart imazhin e tij por edhe të shqiptarëve. Më pas, interpretimi i Shpatit i la grekët pa fjalë. Pas atij emisioni, për shumë ditë mediat dhe publiku grek flisnin për zërin, stilin dhe bukurinë e tij.

E tregoj këtë histori sot për herë të parë, sepse ajo pasqyron më së miri rëndësinë e imazhit të Shpat Kasapit, jo vetëm si artist, por si një ambasador i kulturës sonë. Në një vend ku shpesh shqiptarët njiheshin vetëm si punëtorë të palodhur, Shpati tregoi se kombi ynë ka edhe artistë të mëdhenj, të talentuar, të bukur në skenë dhe të jashtëzakonshëm në shpirt. Ajo ditë në Greqi ishte një kulm i padiskutueshëm i karrierës së tij ndërkombëtare, dhe një kujtim i çmuar që sot merr një tjetër peshë, të hidhur, por fisnike.

Shpat Kasapi do të mbetet përherë zëri që bashkoi shqiptarët dhe i dha muzikës sonë një shkëlqim që nuk shuhet kurrë bashkë me vallen e tij të preferuar.

“Pervers, zhigolo”/ Vajza e Dr. Florit ka diçka për të thënë për Mirin: Nuk ka ndodhur KURRË që ai të…
Del fotoja e rrallë e Parashqevi Simakut nuse
Akuzat e ashpra ndaj Mirit, Anjeza Shahini i del në mbrojtje
E shkuara e errët e “Flori Official”/ Detaje të panjohura për banorin e ri të Big Brother VIP
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin
TAGGED:Kryesoreshpat kasapi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Shiu i le vendin reshjeve të borës, ulen temperatuat
Next Article Grida Duma me dedikim prekës për Shpat Kasapin: Vdekja prek atëherë kur nuk e pret!

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Parashikimi i motit 11 janar 2026, i ftohti mbërthen vendin
Moti
January 11, 2026
Horoskopi 11 janar 2026, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj
Horoskopi
January 11, 2026
Reshjet e shiut dhe dëborës “mbërthejnë” vendin/ Moti për ditën e sotme
Moti
January 10, 2026
Horoskopi 10 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
January 10, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit

January 8, 2026
Të famshëmTv Shows

“Me Selvijen u bë padrejtësi”, halla e këngëtarit: Ja pse u mëzit mamaja e Shpat Kasapit

January 7, 2026
Të famshëm

“I kanë në kërkim nga Interpoli”, ish-banorja e BBVA thumbon vajzat e showbizit: Ndaj nuk i publikojnë të dashurit në rrjetet sociale

January 7, 2026
Të famshëm

Selin tregon se ka pasur një lidhje dhe zbulon pse është ndarë nga ish i dashuri i saj

January 7, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?