Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Babai që humbi dy vajzat në aksident zbulon detaje rrëqethëse: “Më kërkuan një darkë me zë të dridhur…”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Babai që humbi dy vajzat në aksident zbulon detaje rrëqethëse: “Më kërkuan një darkë me zë të dridhur…”
Aktualitet

Babai që humbi dy vajzat në aksident zbulon detaje rrëqethëse: “Më kërkuan një darkë me zë të dridhur…”

Last updated: September 14, 2025 07:30
4 Min Read
SHARE

Me lot në sy, i shkatërruar nga humbja e dy vajzave të tij që u shuan në lule të rinisë në një aksident automobilistik, Riza Dhimaku dha një mesazh të fortë për emisionin “Për shqiptarët”.

Jeta e Elvisës dhe Rozinës u ndërpre pabesisht pasi një automjet i preu rrugën. Në videomesazhin e tij, Rizai ndau dhimbjen e tij dhe ndau disa detaje rrëqethëse:

Banner

“Kur u ndava për herë të fundit nga vajzat e mia, më kërkuan një darkë, vetëm një mbrëmje me mua. Më folën me një zë që më dridhet ende në shpirt: ‘Dalim babi, të lutem, se ndoshta nuk shihemi më’. E dinin që do shkoja në stan, në mal, ku rrija më shumë se një muaj. Ndoshta e ndjenin diçka, një parandjenjë që unë e injorova.

Lexo edhe:

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj: Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?
Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin
Grabitet me armë zjarri “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit
Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori Gjergj Mena!

Nuk pranova. Jo se nuk i doja por se nuk munda ta harxhoja lekët e vajzave të nxjerra me aq sakrifica. Ishim në luftë me leuçeminë e djalit të vogël, Islit. Dhe mendova se ishte më mirë të kurseja. Silueta e tyre më është ngulitur në mendje e shpirt. Qëndronin te dera, të heshtura me kokën ulur. I përshëndeta me dorë dhe humba pas kthesës së rrugës. Ngjita malin në këmbë, drejt stanit, 3 orë ecje mes ferrave, shkurreve në terrenin e thepisur. Ishte ora 20:30 kur më ra telefoni. Një zë i trazuar më tha: ‘Ka ndodhur një aksident, por nuk jemi të sigurt; mund të jenë vajzat e tua’. M’u ngri zemra. Elvisa dhe Rozina, a janë mirë? A janë gjallë?”
Vrapova nëpër natë, në terr, nëpër gurë e humnera për të mësuar të vërtetën. Nuk më mbante më toka, më mbante vetëm dhimbja. Në gjysmën e rrugës, një therje më çau kraharorin, si një parandjenjë tragjedie. Pas vetëm dy minutash, një tjetër telefonatë. E hapa me duart që më dridheshin e atë zë s’do e harroj kurrë: Riza, bëhu i fortë, vajzat na lanë”. Në atë natë të zezë, mes askundit, humba gjithçka. U ula aty, nuk doja të ngrihesha më. Zbritjen nga mali që zgjat tre orë, e bëra për një orë e gjysmë i shkatërruar, por i gjallë për të parë vdekjen me sytë e mi”.

Flinin mbi xhupat e prindërve, të shtruar mbi gurë. Me duar të njoma mblidhnin çaj dhe e shisnin. Edhe sot, në muret e shtëpisë së tyre, varen tufat e fundit të çajit që ato mblodhën para se të ndodhte aksidenti.  Kishin zgjedhur të ndihmonin familjen por dhe të përqafonin rrugën e dijes. Elvisa kishte mbaruar studimet për Teknik Laboratori, në 1 shtator do të fillonte punë. Ndërsa Rozina këtë vit do të ishte në vitin e tretë për infermieri. Dëshironin të vazhdonin ëndrrat për t’u bërë dikushi, por mbi të gjitha, një ditë të mund të shëronin vëllain e tyre nga leucemia”.

Më tej dha një mesazh për shoferët:

“Të gjithë jemi me makina, të gjithë jemi shoferë. Pas atij aksidenti, kanë ndodhur aksidente të tjera në zonën tonë. Ju lutem ikni me mend në kokë, nuk ju ka borxh askush. Çdo gjë vjen nga shpejtësia dhe alkooli. Nuk ka gjë që mund ta falë, e gjykon Zoti. Unë mund ta fal, por nuk fal zemra, nuk fal shpirti… Sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë një tjetri. Mos dëgjofshim më, mos ndodhshim më ngjarje të tilla”.

Ja me sa blihen dhe shiten valutat e huaja në tregun shqiptar
Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën
Kush dëmton paguan / Qeveria padit 12 protestues për kërpudhën: 60 milion lekë fatura
Kursi i këmbimit valutor për sot, me sa shiten dollari, euro, paundi dhe franga zvicerane
Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, u bashkohet edhe PD dhe pedagogët
TAGGED:Riza Dhimaku

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article U akuzua për abuzim me një të mitur, Gjiko rrëfehet për herë të parë
Next Article Zbulohet e vërteta pas zërave për ndarje të Marinës dhe Getoarit

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

A ka ndjenja mes saj dhe Drinit? Heidi flet për herë të parë për raportin e tyre
Të famshëm
November 3, 2026
Merr fund çdo gjë! Angela Martini konfirmon ndarjen nga Dragos
Të famshëm
November 3, 2026
Shi në pjesën më të madhe të territorit, bien temperaturat
Moti
November 3, 2026
Horoskopi 3 nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
Horoskopi
November 3, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali, poston foton nga spitali

October 29, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

October 28, 2026
Politikë

Nga auditorët në protestë, a mund të marrë Enkeleda Olldashi një rol përtej universitetit?

October 26, 2026
Aktualitet

Krim i paralajmëruar në Kosovë, kunati i merr jetën gruas pasi denoncoi dhunën në familje

October 26, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?