Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Gara për kreun e BKH-së shkon te testi së vërtetës, kush janë dy emrat e vetëm që e kaluan me sukses
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Gara për kreun e BKH-së shkon te testi së vërtetës, kush janë dy emrat e vetëm që e kaluan me sukses
Aktualitet

Gara për kreun e BKH-së shkon te testi së vërtetës, kush janë dy emrat e vetëm që e kaluan me sukses

Last updated: September 4, 2025 10:00
6 Min Read
SHARE

Shtatë kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit i janë nënshtruar testit të poligrafit, ose në makinerinë e “provës të së vërtetës”. Një makineri e krijuar nga njerëzit dhe e drejtuar po nga njerëzit, ku kandidatët e FBI-së shqiptare kaluan një e nga një.

Burime nga Prokuroria e Posaçme i thanë VoxNews se këtë test e kanë kaluar vetëm 2 nga 7 kandidatët, duke qenë një nga “çelësit” për zgjidhjen e kreut të ri. Para kësaj “gare”, emrat më të përfolur për drejtues ishin Joni Keta dhe Elton Kërluku. Ndërkohë, testin e poligrafit e kanë kaluar vetëm Joni Keta dhe Gentian Ndoi.

Demo

Ky test duket se ka vulosur edhe “fitoren” e Joni Ketës, duke qenë se është një nga më të preferuarit e SPAK-ut. Fakti që pas mbarimit të mandatit dhe shkarkimit të drejtueses aktuale Aida Hajnaj, kandidati Joni Keta po drejton BKH-në si i komanduar, e çon automatikisht si drejtues.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar
Kafeja e fundit, detaje nga vrasja në Shkodër (FOTO)
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Gara për kreun e BKH-së arrin te testi i poligrafit, makinën e
Faksimile: Udhëzimi dhe rregullorja e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së

Në muajin prill të vitit 2025, Prokuroria e Posaçme nxori një dokument për “përcaktimin e procedurave të përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”. Fillimisht u ngrit një komision, me prokurorët Arben Kraja, Behar Dibra dhe vetë drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani.

Në dokumentin që prodhoi ky komision, u përcaktua se kandidatët për emërim apo riemërim do të kryhej në 6 faza. Ekzaminimi paraprak i aplikimit, vizitë mjekësore dhe test për aftësitë fizike. E treta provim i zgjeruar me shkrim (Ese) dhe test për arsyetim logjik dhe e katërta testi i poligrafit dhe intervistë në panel.

Aktualisht, sipas burimeve nga SPAK-u, kandidatët janë pikërisht në fazën e katërt, testi i poligrafit dhe intervistë në panel. Deri më tani kanë qenë 7 kandidatë që shkuan në këtë fazë dhe ata janë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Posaçme, testin e së vërtetës (poligrafin) e kanë kaluar vetëm dy kandidatë, Gentian Ndoi dhe Joni Keta. Duket se nga kjo dyshe do të jetë drejtuesi e BKH-së për vitet e ardhshme, duke përcaktuar si drejtues me shumë mundësi Joni Ketën

Votimi për mbarimin e mandatit më 31 gusht të Aida Hajnaj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duket një ndarje e qartë e votave “pro” për Joni Ketën. Në atë votim 6 anëtarë të KLP-së votuan që mandati ka mbaruar, ndërkohë 4 anëtarë votuan që mandati mbaron kur zgjidhet pasardhësi. Aktualisht, zonja Hajnaj ka lënë ambientet e BKH-së që pas votimit të disa ditëve më parë, duke u zëvendësuar pikërisht nga Joni Keta, i cili mbante detyrën e nëndrejtorit të BKH-së.

Gara për kreun e BKH-së arrin te testi i poligrafit, makinën e
Faksimile: Rregullorja për kreun e BKH-së përcakton se kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit të poligrafit

Në rregulloren për zgjedhjen apo riemërimin e kreut të BKH-së përcaktohej se kandidatët duhet të jepnin pëlqimin për kryerjen e testit të së vërtetës (poligrafit). Dumani, Dibra dhe Kraja kanë shkruar se në përfundim të fazës së testimit fizik dhe me shkrim, komisioni rendit kandidatët e kualifikuar për të vazhduar në fazën tjetër të konkurimit, që është testi i poligrafit dhe intervista me gojë.

“Përzgjedhja në këtë fazë do të bëhet bazuar në disa kritere si rezultati i arritur në testin fizik, rezultati i arritur në testin logjik me shkrim, rezultati i arritur në testin ‘ese’, eksperienca në çështje që kanë të bëjnë me vepra penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda si dhe eksperienca si drejtues i një strukture”.

Mësohet se, tre prokurorët e kanë bërë një renditje pas testit të poligrafit, me në krye Joni Ketën dhe Gentian Ndoin. Sipas rregullores, testi poligraf është kryer nga ekspertë ekzaminues të poligrafit të certifikuar. “Vetëm moskalimi i testit të poligrafit nuk është kriter skualifikues për kandidatin. Informacioni i raportit të ekzaminuesit të poligrafit, do të merret në konsideratë së bashku me aktet e tjera në vendimarrjen Komisionit të Përzgjedhjes” thuhet në rregullore.

Por, çfarë është testi i poligrafit që duket se ka përcaktuar edhe kreun e ri të BKH-së?!

Mësohet se Testi i Poligrafit është pajisje për zbulimin e gënjeshtrës që ndihmojnë në konstatimin e ndershmërisë së individëve bazuar në treguesit fiziologjikë. Pajisja mat rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, frymëmarrjen dhe lëkurën. Përgjigjet janë tre treguesit e matur në test për të vlerësuar sjelljen e ndershme/mashtruese.

Duket se përgjigjet e individëve të pandershëm janë shumë të ndryshme nga ato të njerëzve të ndershëm, pasi ata që gënjejnë janë më shumë nervoz. Kandidatët në këtë rast i nënshtrohen testit të pyetjeve të kontrollit, të njohurive të fajit apo informacionit të fshehur.

Tashmë, pas përfundimit të testit të poligrafit, kandidatët i nënshtrohen verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe propozimi për emërim që do t’i kalojë për votim Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë deklaroi kryeministri Edi Rama
Një tra në Llogara’: Si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
TAGGED:Elton KërlukuJoni Keta

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Next Article Bie platforma Google, probleme edhe në Shqipëri!

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tronditëse/ Influencuesja 22-vjeçare gjendet pa shenja jete pas zhdukjes
Botë
September 6, 2025
Zgjedhja e gabuar e këpucëve dëmton gjithë trupin, rreziqet që nuk i mendoni
Shëndeti
September 6, 2025
Dhurata luksoze dhe gjeste romantike, Oriola Marashi pranë fejesës me të dashurin misterioz (FOTOT)
Të famshëm
September 6, 2025
Drama arrin kulmin/ Fero- Arbenitës: “Ti vrave babain tënd”
Uncategorized
September 6, 2025

Lexo edhe:

Politikë

Rama merr vendimin, bën ndryshime në qeveri! Kush ikën

September 2, 2025
Kulturë

Qeveria shpall një ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit

September 2, 2025
Aktualitet

Bllokuan rrugën për të marrë nusen, policia vë nën hetim dasmorët

September 1, 2025
Kulturë

Arti në zi, shuhet në moshën 89-vjeçare regjisori Dhimitër Anagnosti

September 1, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?