Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Aksidenti që e largoi nga skena, Gentian Zenelaj rrëfen problemin me shëndetin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Aksidenti që e largoi nga skena, Gentian Zenelaj rrëfen problemin me shëndetin
Të famshëm

Aksidenti që e largoi nga skena, Gentian Zenelaj rrëfen problemin me shëndetin

Last updated: March 15, 2025 22:52
3 Min Read
SHARE
Banner

Aktori i dashur për publikun shqiptar, Gentian Zenelaj, ka ndarë një histori të papritur që e detyroi të shkëputej për disa muaj nga skena teatrale. Shkak për këtë u bë një incident i pazakontë, ku i përfshirë ishte qeni i tij, Zigi.

Gentian Zenelaj

Gjatë një interviste, Zenelaj tregoi momentin kur një shëtitje rutinë me qenin përfundoi me një dëmtim serioz.

Lexo edhe:

Malbora Gurra rikthehet në ekran, emisioni që do të drejtojë
Moderatori i njohur largohet nga emisioni dhe paralajmëron projekte të reja
Nis së shpejti, detaje nga emisioni i ri i Luiz Ejllit në Top Channel
Pas 20 vitesh, Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare! Kush merr drejtimin e emisionit

“Ishte një ditë e bukur nëntori, data 5 nëntor, po shëtisja qenin. Qeni im pa një qen rruge a një mace a nuk e di se çfarë. Më tërhoqi, s’isha as në celular se tani është bërë celulari edhe kur ecim problematik, jo më në makinë. Rrëzohem dhe thyej këmbën në dy vende”, rrëfeu aktori.

Përballja me këtë situatë nuk ishte aspak e lehtë. Fillimisht, ai nuk e kuptoi shkallën e dëmtimit dhe mendoi se ishte një tërheqje muskulore.

“I thashë kam përshtypjen kam një tërheqje. Qeshi doktori, tha ‘futu të bëjmë një grafi,’ tha ‘ke dy thyerje’” kujton ai. Pavarësisht dhimbjeve dhe vështirësive, Zenelaj nuk e lejoi këtë incident ta pengonte në angazhimet e tij profesionale. Ai tregoi se, sapo doli nga operacioni, u rikthye menjëherë në emisionin e tij televiziv.

“Pra, jam operuar dhe kam dalë direkt në ‘Stop’. Çunat më bënë ca rampa me dyer që të ngjitesha, ishte tmerr i madh, isha me dy paterica, ishte siklet i jashtëzakonshëm,” rrëfeu ai.

Një nga gjërat që e shqetësoi më shumë ishte fakti që shumë njerëz kishin blerë bileta për ta parë në teatër.

“Ishin 600 bileta të prenotuara. Më vinte shumë keq për njerëzit. Njerëz që kishin bërë plane për ta parë, kishte ca që kishin ardhur edhe nga jashtë, rezervime të hershme dhe më vinte kaq zor, o Zot thosha, si do ia bëjmë?” Përveç sfidave fizike, ky incident ndikoi edhe në jetën e tij familjare. Ai pranoi se përgjegjësitë më të mëdha iu desh të përballoheshin nga bashkëshortja e tij, Aida.

“Më vinte keq për bashkëshorten, Aidën, më vinte keq për mamanë sepse njerëzit, kur një mashkull, s’po e them me mburrje, është pak a shumë lokomotiva e shtëpisë, gjithë barra i bie pastaj bashkëshortes. Aida në këto sprovat e mia, jo thyerje klavikule, bërryli, jo gjëra i ka rënë rasti disa herë që ta marrë ajo komandën në dorë dhe unë gjej rastin ta falënderoj publikisht për durimin që ka me mua, përkushtimin që ka.”

Me gjithë sfidat dhe dhimbjet, Zenelaj e kaloi këtë periudhë me humorin dhe optimizmin që e karakterizon, duke u rikthyer fuqishëm në skenë dhe ekran.

Çfarë po ndodh mes Klodit dhe Elijonës? Kriza mes çiftit dhe akuzat publike
Nga zgjedhja e emrit, emocionet e para pas lindjes dhe përkujdesi ndaj djalit: Rrëfehen princ Leka dhe Blerta Celibashi Zogu
Alketa Vejsiu konfirmon rikthimin në Big Brother Vip Albania? Çfarë dihet deri tani
Ledri Vula publikoi përqafimin më të bukur të kësaj vere
“Po kaloj kohë me familjen, jo me personin që doni ju”/ Elijona reagon për raportin me Klodin
TAGGED:Gentian Zenelaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Nis protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok-ut
Next Article Horoskopi 16 mars 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil
Aktualitet
August 22, 2026
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Aktualitet
August 22, 2026
“Do takoj dikë dhe do kthehem”, trupi i influenceres gjendet i djegur në vreshta
Botë
August 22, 2026
Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI
Ekonomi
August 22, 2026

Lexo edhe:

Tv Shows

Pas largimit të Megi Pojanit, Heidi Baci moderatorja e re e “Për’puthen”?

August 19, 2026
Të famshëm

Redon Berani prezanton për herë të parë partneren e tij?

August 18, 2026
Të famshëm

Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja amerikane, Hayden Panettiere

August 17, 2026
Tv Shows

Megi Pojani largohet nga ‘Përputhen’ pas tre vitesh

August 16, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?