Këngëtarja, Fjolla Morina vazhdon të shijojë momentet e dashurisë, edhe dy pas Shën Valentinit. Ajo nuk heziton t’i postojë ato në rrjetet sociale, pavarësisht se ndodhet në arrati.
Ka qenë partneri i saj, Fisnik Syla, që e ka surprizuar në mënyrën më romantike. Ai ka përgatitur për këngëtaren një vaskë të mbushur me petale trëndafilash të kuq, ku nuk ka munguar as shampanja.
Ndërkohë nga fotot e postuara në Instagram, çifti duket që po relaksohen vërtetë shumë, pasi kanë bërë edhe maskat e fytyrës.
Fjolla vazhdon të jetë në kërkim nga policia, pasi u arratis ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, në një banesë me qira në Kukës.