Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Mbingarkimi i sistemit të azilit/ Gjermania urdhëron të kontrollohen të gjithë kufijtë, çfarë po ndodh me Shengen?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Mbingarkimi i sistemit të azilit/ Gjermania urdhëron të kontrollohen të gjithë kufijtë, çfarë po ndodh me Shengen?
Botë

Mbingarkimi i sistemit të azilit/ Gjermania urdhëron të kontrollohen të gjithë kufijtë, çfarë po ndodh me Shengen?

Last updated: September 16, 2024 07:27
7 Min Read
SHARE
Banner

Duke nisur nga kjo e hënë (16.09.2024) policia e Gjermanisë do të kontrollojë jo vetëm personat, që hyjnë në kufijtë lindorë dhe jugorë të vendit, por edhe në kufijtë veriorë dhe perëndimorë. Kjo së paku për gjashtë muaj. Rregullorja e re prek kalimet kufitare nga Danimarka, Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Franca.

Duke qenë se Gjermania ndodhet në mes të “zonës Shengen”, kontrollet shtesë mund të çojnë në vështirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Kryeministri polak, Donald Tusk kritikoi se Gjermania do të rrezikonte të gjithë sistemin Shengen me kontrollet e saj të përgjithshme. Në fakt udhëtimi në zonën Shengen është i mundur pa kontrolle identiteti dhe pa radha pritjeje, pasaporta duhet të tregohet vetëm në kufijtë e jashtëm të saj dhe në aeroporte.

ProfitSence Logo
Shengen: kontrollet vetëm si mjeti i fundit

Lexo edhe:

“Do takoj dikë dhe do kthehem”, trupi i influenceres gjendet i djegur në vreshta
Eklipsi total i Diellit, sot spektakli astronomik që magjeps botën: Ja sa do të shihet në Tiranë
90 sekonda errësirë! Vendet ku mund të shihet eklipsi diellor i 12 gushtit
Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati për të mirëpresë kreun e ri britanik dhe qenin e tij

Kontrollet në kufijtë e brendshëm të zonës Shengen planifikohen vetëm në kushte të caktuara. Megjithatë janë vetë shtetet anëtare që vendosin, nëse kushtet janë përmbushur, dhe ata pastaj duhet t`i regjistrojnë kontrollet në Komisionin e BE në Bruksel. Qendra e BE-së mund t`i kritikojë kontrollet kufitare, por këtë nuk e ka bërë asnjëherë deri tani. Vetëm ka theksuar se kontrollet kufitare duhet të jenë një përjashtim dhe “zgjidhja e fundit”, siç tha së fundmi Anitta Hipper, zëdhënësja e Komisionit të BE. Për më tepër sipas kodeksit kufitar të Shengenit, të ndryshuar së fundmi, kontrollet vendosen “përkohësisht”, më së shumti për tre vjet.

Qindra përjashtime nga rregullorja e zonës Shengen

Gjermania nuk është e vetmja, që zgjeron kontrollet kufitare. Tetë anëtarë të tjerë të Shengenit kanë vendosur ndërkohë kontrolle në kufijtë e brendshëm. Që nga viti 2006 në shtetet e zonës Shengen janë regjistruar gjithsej 441 masa kontrolli. Franca kryeson. Që nga sulmet terroriste islamiste të viteve 2015 dhe 2016 Parisi i ka rezervuar vetes të drejtën për të kontrolluar vazhdimisht të gjithë kufijtë tokësorë. Kontrollet zgjaten shpesh për arsye të ndryshme, si kërcënimi i terrorizmit, presioni i migracionit, spiunazhi rus apo ngjarjet e mëdha sportive. Edhe Gjermania kontrollon kufirin me fqinjin e saj jugor Austrinë që nga viti 2015 me shpjegimin, se dëshiron të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që hyjnë në vend dhe rrezikun e terrorizmit. Austria nga ana tjetër kontrollon kufijtë e saj me Sllovakinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Slloveninë për të njëjtat arsye.

Kontrollet arritën kulmin e tyre gjatë pandemisë së koronës katër vjet më parë, kur pothuajse të gjitha vendet e Evropës Qendrore donin të luftonin përhapjen e virusit përmes kontrolleve të pasaportave dhe mbylljes së pjesshme të kufijve. Në atë kohë pati bllokime të gjata trafiku dhe shumë pakënaqësi tek udhëtarët dhe spedicionet e mallrave.

Kontrolle sporadike në autostrada

Për shembull kontrollet mes landit gjerman të Bavarisë dhe Austrisë, sipas ministrit të Brendshëm bavarez Joachim Herrmann, kufizohen në inspektime vizuale dhe kontrolle sporadike në autostrada. Kjo do të thotë që jo çdo personi duhet t`i kontrollohen dokumentet. Vetëm automjetet, që duken të dyshimta, nxirren nga radha. Kontrollet në autostradat gjermane janë po ashtu të mundshme, thotë Hermann, por jo në të gjithë territorin dhe gjatë gjithë kohës.

Faeser synon të pengojë hyrjet

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser dëshiron që me kontrollet e reja të zbulojë njerëzit, që përpiqen të hyjnë në vend “pa leje”. Megjithatë atyre mund t’u refuzohet hyrja në kufi vetëm, nëse nuk paraqesin kërkesë për azil. E parë teknikisht, në kufirin me Austrinë ata nuk do të hynin aspak në Gjermani, por do të vazhdonin të ishin në Austri. Prandaj refuzimi formal sipas rregullave të BE nuk është i nevojshëm në këto raste, argumenton ministri i Brendshëm bavarez Joachim Hermann. Megjithatë, kur bëhet një kërkesë për azil në kufi, autoritetet gjermane duhet të verifikojnë, nëse është në kompetencën e tyre apo nëse personi, që hyn në vend, ka bërë ose mund të kishte bërë një kërkesë për azil në një vend tjetër të BE.

Pastaj ky person mund të kthehej në vendin, ku ka aplikikuar fillimisht për azil ose ku ka prekur së pari zonën Shengen – nëse ai vend bie dakord. Këto procedura sipas të ashtuquajturave rregulla të Dublinit zgjasnin tani deri me muaj. Tani, siç kërkon ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, kërkimet në bazat e të dhënave të BE për azilin dhe negociatat me shtetet përkatëse të BE duhet të përshpejtohen. Kështu azilkërkuesit duhet të lihen pranë kufirit gjerman dhe madje të burgosen, nëse ekziston rreziku i arratisjes. Por landet gjermane duhet t’i ngrenë njëherë këto kampe pranë kufirit.

50 përqind nuk kanë mundur të hyjnë

Policia gjermane bën të ditur se nga janari deri në korrik të këtij viti 34.000 persona kanë dashur të hyjnë ilegalisht në Gjermani. 17.000 personave u është refuzuar hyrja menjëherë në kufi. Gjysma tjetër mundi të hynte në vend dhe rastet po trajtohen sipas rregullave të Dublinit. Vitin e kaluar policia gjermane kapi në kufi 127.000 persona, të cilët donin të hynin ilegalisht në vend. Një së katërtës iu refuzua hyrja që në kufi. Se sa i lartë është numri i tentativave të paraportuara për të kaluar kufitin dhe sa të tjerë mund të ishin zbuluar me më shumë kontrolle kufitare, është e paqartë.

Hungaria ndjen kënaqësi

Hungaria, e cila aktualisht ka presidencën e radhës të Këshillit të BE, u shpreh duke komentuar me njëfarë ligësie kontrollet kufitare gjermane. Për vite me radhë Hungaria është kritikuar dhe akuzuar për qëndrimin e saj të ashpër kundër migracionit të paligjshëm. “Tani duket se ata, që e kanë refuzuar gjithmonë qasjen tonë, po e ndjekin vetë atë. Është komike, sesi disa vite dhe një krizë migrimi mund ta ndryshojnë mendimin”, thuhet në një deklaratë për shtyp të qeverisë së djathtë populiste në Budapest./DW

Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 18 vjeç, sigurim i detyrueshëm për ato me qira
El Niño rikthehet në maj/ Çfarë pritet të ndodhë me motin?
Izraeli do të organizojë festivalin me të madh të LGBTQ në Lindjen e Mesme
“Më shkatërrove jetën”, detaje të reja nga vrasja e trefishtë e shqiptarëve në Itali
Rritja e çmimeve të karburanteve, shoferët e transportit publik në Paris dalin në protestë
TAGGED:gjermanishengen

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Zbuloni moshën kur fytyra nis të plaket më shpejt
Next Article Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kida drejt altarit/ Këngëtarja pritet të martohet nesër, Roma destinacioni i ditës së madhe
Të famshëm
August 31, 2026
Harvardi në mbështetje të Faton Bislimit: Kosova ka nevojë për një lidership të ri
Rajon
August 31, 2026
Akuzat për fondet e ‘Startup Albania’, Ibrahimaj tallet me publikun! Aplikues shfaqet i lumtuar pse nuk ka fituar
Aktualitet
August 31, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
August 31, 2026

Lexo edhe:

Botë

I kishte borxh një pasagjereje 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Botë

Askush s’shpëton, përveç tyre: Dy vendet e vetme “imune” ndaj bombës atomike

March 6, 2026
Botë

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)

March 4, 2026
Botë

Zvicra në referendum për të përcaktuar një tavan për popullsinë: 10 milionë, jo më shumë

February 13, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?