Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Ja pse Shqipëria po ndryshon skemën e pensioneve pas 10 vitesh dhe çfarë solli skema e miratuar në vitin 2014
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Ja pse Shqipëria po ndryshon skemën e pensioneve pas 10 vitesh dhe çfarë solli skema e miratuar në vitin 2014
Ekonomi

Ja pse Shqipëria po ndryshon skemën e pensioneve pas 10 vitesh dhe çfarë solli skema e miratuar në vitin 2014

Last updated: April 13, 2024 07:15
4 Min Read
SHARE
Banner

Shumë shpejt do të aplikohet një skemë e re për pensionet por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në vitin 2014-të e ka mbyllur ciklin e saj dhe nuk ka adresuar siç duhet problematikat, Banka Botërore dhe qeveria shqiptare po bëhen gati të vënë në jetë një reformë të re, e cila synon të ketë më shumë qëndrueshmëri dhe të sjellë të ardhura më të larta për pensionistët. “Scan Intel” ka kryer një analizë ndër vite sa i përket skemës së pensioneve dhe kriza që e ka shoqëruar atë. Nisur nga të dhënat e ISSH, është marrë në konsideratë kryesisht raporti mes kontribuesve dhe pensionistë të paktën në pesë vitet e fundit.

Nga të dhënat e grafikut kuptojmë se hendeku mes pensionistëve dhe kontribuesve paraqitet i ulët, megjithëse po përmirësohet krahasuar me vitin 2020, kur vendi u përball me një krizë dhe skema e pensioneve regjistroi 35 mijë kontribuues më pak. Kjo shton rrezikun që në vitet e ardhshme nuk do mund të mbulohet dot vlera e pensioneve për pensionistët. Ndërkohë, po të marrësh të dhënat e viteve të fundit, tregohet një reduktim drastik i kontribuuesve në skemën e pensioneve, ndërkohë numri i atyre që përfitojnë pension është shtuar. Aktualisht, sipas të dhënave më të fundit nga ISSH, shohim se numri i pensionistëve është 704,999, ndërkohë numri i kontribuesve është 826,928. Pra, kemi rreth 121 mijë më shumë kontribuues. Megjithatë, kjo shifër është më e ulët se viti 2019-të, kur regjistroheshin rreth 130 mijë kontribuues më shumë. Problemi vihet re sidomos me pensionet rurale.

Nga të dhënat evidentohet se hendeku më i lartë mes kontribuesve dhe përfituese regjistrohet në pensionet e fshatit. Në këto vitet e fundit janë regjistruar mesatarisht rreth 50 mijë pensionistë më shumë se kontribuues në zonat rurale. Kjo vjen për shkak se në këto zona punët më të shumta përfshihen në sektorin e bujqësisë dhe ndërtimit, dy sektorë të cilët në të gjithë vendin regjistrojnë informalitet më të lartë. Por cili është problemi që ndikoi në skemën e pensioneve? Pra, shkaku i dobësimit të skemës është jo vetëm mos balancimi i të ardhurave dhe shpenzimeve për pensionet por edhe informaliteti ndër vite. Kjo konstatohet edhe nga fakti se veprimet e viteve të fundit për detyrimin e bizneseve për deklarimin e pagës reale, kanë prodhuar një shtim të zërit buxhetor të sigurimeve shoqërore. Krahas kësaj, raporti kontribuues-përfitues është zhbalancuar dhe zhvillimet demografike paralajmërojnë për një zhbalancim të mëtejshëm.

Lexo edhe:

Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI
Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Një arsye tjetër e dobësimit të skemës ka qenë edhe nivel i pagave. Rritja e pagës minimale ka shtuar të ardhurat nga sigurimet, por nuk kanë qenë të mjaftueshme. Kjo do të thotë se rritja e parave nuk mund të jetë “receta” shëruese e skemës aktuale të pensioneve, por duhet një skemë e re e cila parashikon një kolonë të tretë. Së fundmi Shqipëria duket se po karakterizohet nga një treg i qëndrueshëm pune dhe paga më të larta, referuar kjo të dhënave zyrtare. Rikujtojmë se Banka Botërore i bën thirrje Shqipërisë që të ofrojë vende pune më paga më të larta dhe produktivitet më të lartë. Por, në këtë kuadër, ritheksojmë që duhen marrë një sërë treguesish në konsideratë, kryesisht presioni demografik, si plakja e popullsisë, emigracioni, ulja e moshës mesatare apo edhe krahu i ulët i punës. Të gjitha këto kanë ndikuar edhe në raportin mes pensionistëve dhe kontributeve.

Euro në rënie të lirë, zbret sërish drejt rekordit historik, luhatje edhe në monedhat e tjera
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Nuk ndalet fundosja e Euros, prek nivelin më të ulët historik
Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, me sa shiten euro dhe dollari
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
TAGGED:skema e pensioneve

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Armatosja e vazhdueshme e Serbisë/ Zbardhen prapaskenat – ja çfarë fshihet nga marrëveshja e për blerjen e avionëve nga Francën!
Next Article Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri 32 gradë Celsius

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Jam Bashkim Ulaj, më sill 100 mijë euro”, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI
Aktualitet
August 24, 2026
Ermal Meta mbështet “Revolucionin e Flamingove”: Ajo që po ndodh në Shqipëri…
Të famshëm
August 24, 2026
Elvana Gjata rikthehet në garë për Eurovision? Këngëtarja po përgatit këngën e re në Gjermani
Të famshëm
August 24, 2026
Java nis me temperatura të larta, ja si parashikohet moti sot
Moti
August 24, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Hakeruesi i Raiffeisen Bank, Eglind Mançja punonte tek Kredo.al, vuri në Linkedin foto të një personi tjetër

August 6, 2026
Ekonomi

Dy të rinj vjedhin miliona lekë të shqiptarëve në Raiffeisen Bank! Taktika që përdorën

August 6, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me kursin e këmbimit valutor? Ja me sa blihen dhe shiten euro dhe dollari

August 6, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 2, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?