Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Armatosja e vazhdueshme e Serbisë/ Zbardhen prapaskenat – ja çfarë fshihet nga marrëveshja e për blerjen e avionëve nga Francën!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Armatosja e vazhdueshme e Serbisë/ Zbardhen prapaskenat – ja çfarë fshihet nga marrëveshja e për blerjen e avionëve nga Francën!
Botë

Armatosja e vazhdueshme e Serbisë/ Zbardhen prapaskenat – ja çfarë fshihet nga marrëveshja e për blerjen e avionëve nga Francën!

Last updated: April 13, 2024 07:06
7 Min Read
SHARE

Ditë më parë një nga temat më të komentuara ishte marrëveshja pothuajse afër e Serbisë me Francën për blerjen e avionëve.

Serbia e ka shqyrtuar blerjen e avionëve të rinj Rafale për më shumë se dy vjet, që kur Kroacia, rivalja e saj ballkanike, bleu 12 avionë të përdorur të këtij lloji për rreth 1 miliard euro.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të martën se Serbia është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje për blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë Rafale, në atë që do të shënonte një ndryshim orientimi për furnizimet ushtarake, që deri tani vareshin nga Rusia

Vuçiq e bëri këtë paralajmërim në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Paris, gjatë së cilës bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron si dhe me zyrtarë francezë të mbrojtjes, përfshirë prodhuesin e avionëve Rafale, Dassault Aviation.

E në lidhje me këtë temë siç shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”, Blerja e mundshme e avionëve Rafale do t’i lejonte Serbisë të modernizonte forcën e saj ajrore të përbërë kryesisht nga avionë luftarakë MiG-29 të prodhimit sovjetik, si dhe avionë luftarakë jugosllavë të vjetër.

Rusia ka qenë një furnizues tradicional i avionëve ushtarakë, duke përfshirë helikopterë luftarakë, për Serbinë, e cila ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë.

Duke u bazuar në këtë situatë a mund të ndodhë një skenar i tillë nga Serbia?

Ymeri: Macroni është i bindur që kryfajtori i sulmit terrorist në Banjskë është vetë Vuçiçi

Image
Prof. Eshref Ymeri

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Ai thotë se kërkesa e Macronit drejtuar Vuçiqit është e natyrës diplomatike dhe se për shkak të marrëdhënieve miqësore të Francës me Serbisë të mëhershme duhet një rezervim i tillë.

“Kërkesa e Macronit, drejtuar Vuçiçit, për daljen  para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit terrorist në Banjskë, është e natyrës diplomatike, siç e kanë zakon politikanët, të cilët për arsyet që i dinë ata, nuk kanë dëshirë të shprehen ballazi për një akt kriminal.

Macroni është i bindur që krye-fajtori i atij sulmi terrorist është vetë Vuçiçi. Por Macroni rezervohet t’ia thotë Vuçiçit një gjë të tillë, sepse njihet mirë tradita e marrëdhënieve të vjetra miqësore të Francës me Serbinë, marrëdhënie këto me një trajektore të kahershme kundër kombit shqiptar. Përgjithësisht, Franca, pas dështimit të fushatës së Napoleonit kundër Rusisë në vitin 1812, antenat i ktheu nga sllavizmi, me në krye perandorinë ruse. Qëndrimi aspak dashamirës i Francës ndaj Dardanisë, ra në sy gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, kur pilotët francezë, siç ka deklaruar kolonel Dilaver Goxhaj, ish zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, njoftonin paraprakisht trupat serbe në Dardani se ku do të kryheshin bombardimet”, u shpreh ai.

Më tej, profesori jep një kronologji të raporteve Francë – Kosovë dhe thekson që Macron ia ka bërë atë kërkesë Vuçiqit për dy arsye.

“Në mars të vitit 2015, mbarë opinioni publik shqiptar u njoh me një deklaratë skandaloze të një eurodeputeti, një shovinist francez ky në parlamentin evropian, i quajtur Emerik Shoprad (Aymeric Chauprade – 1969). Ky tellall i shovinizmit ruso serbomadh, nga tribuna e parlamentit në fjalë, shprehu tërë urrejtjen e vet për Kosovën, të cilën e etiketoi si “çerdhe të krimit”, duke deklaruar se Parisi na paska bërë, demek, një “gabim historik” me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në mars të vitit 2017, kandidatja presidenciale, Marine Le Pen, ka deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës do ta nisë anulimin e njohjes së Kosovës. Në një intervistë me gazetën serbe “Srpski Telegraf”, kryetarja e Frontit Demokratik ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheqë njohjen e Kosovës”.

Kam bindjen që Macroni ia ka bërë atë kërkesë Vuçiçit për dy arsye:

Së pari, për të qenë në të njëjtën gjatësi valë me mjete të informimit masiv evropian, të cilët e dënuan atë akt terrorit.

Së dyti, për t’ia ruajtur sadopak cipën Vuçiçit, që të mos përsëritë të tilla akte terroriste, se kriminelët do të marrin të njëjtën përgjigje që morën në Banjskë”, foli profesori Eshref Ymeri për “Bota sot”.

Mehmeti: Nuk mund të frenohet Serbia derisa armatoset

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa analisti politik, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që kjo armatosje do të thotë që Serbia po përgatitet për një luftë të mundshme.

“Sigurisht se Serbia po përgatitet për luftë, kush nuk e kupton këtë është naiv ose bëhet i tillë.Blerja e armëvë të tilla, mjaft të përsosura si Rafale dëshmon më së miri një gjë të tillë. ë të njejtën kohë edhe Kosova duhet të përgatitet për luftë të mundshëm. Është e papranueshme se si nuk ka reagim nga ana e ndërkombëtarëve, që çdo armë që i shitet Serbisë të bëhet me marrëveshje me shkrim se nuk do i përdorë për të sulmuar, eventualisht vetëm për mbrojtje”, tha ai.

Në fund ai shton që Serbia është rrezik për mbarë rajonin dhe Evropën.

“Nuk mund të frenohet Serbia derisa armatoset, ky është rrezik për mbarë rajonin dhe Evropën. Besoj, se çdo ditë e më shumë Serbia do të armatoset, derisa kjo do u kushtojë shumë ndërkombëtarëve”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

“Kjo është surpriza” — Irani përdor për herë të parë në luftime raketën “Sajjil” ndaj Izraelit
Arma speciale amerikane, e vetmja që depërton në impiantet nëntokësore iraniane
Zbulohet arsyeja tronditëse për rrëzimin e avionit në Indi
Pamje të reja/ Njerëzit hidhen nga dritaret pas përplasjes së avionit në Indi (Video)
E FRIKSHME/ TV iranian publikon pamjet e dorës që përkëdhel “bombën bërthamore” dhe dërgon mesazhin: Ndoshta…
TAGGED:arme

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Lëkundje tërmeti shumë afër Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra
Next Article Ja pse Shqipëria po ndryshon skemën e pensioneve pas 10 vitesh dhe çfarë solli skema e miratuar në vitin 2014

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

OBSH bën thirrje për rritje të çmimeve të sheqerit, alkoolit dhe duhanit, zbulohet arsyeja
Shëndeti
July 3, 2025
Aktori i njohur i humorit konfirmon pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 5, ja çfarë thotë
Tv Shows
July 3, 2025
Parashikimi i motit për sot, 3 korrik 2025. Si do të luhaten temperaturat
Moti
July 3, 2025
Horoskopi për ditën e sotme, 3 korrik 2025. Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
July 3, 2025

Lexo edhe:

Botë

E paimagjinueshme: Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e Boeing-ut të Air India

June 16, 2025
Botë

Avionë misteriozë të padukshëm në bazë sekrete, ja çfarë fshihet pa lëvizjes së çuditshme të Kinës

June 16, 2025
Botë

Eksperti i fluturimeve ndan teorinë shqetësuese të përplasjes së Air India

June 15, 2025
Botë

49 aksidente ajrore këtë vit, ekspertët ngrejnë alarmin: Ja pse po ndodhin!

June 14, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?