Edhe pak ditë na ndajnë nga edicioni i 62-të i Festivalit të Fundvitit në RTSH.
Artistët po bëjnë provat e fundvit, para se të ngjiten për të kënduar live në skenën e Pallatit të Kongreseve, ku duket se në fokus këtë edicion është pikërisht zëri dhe jo performanca.
E përpos artistëve në garë, Pallati i Kongreseve do të presë edhe shumë këngëtarë të njohur të ftuar speciale në këtë festival.
Vip Magazine mëson se natën e parë në Festivalin e Fundvitit do të performojë artisti i njohur italian Umberto Tozzi.
Ai është mjaft i njohur edhe për publikun shqiptar për këngët e tij, ikonike “Gloria” apo “Ti Amo”. /Vip-Magazine.al/