Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Nga fundi i fejesës me vajzën e Jozefina Topallit, telefonata e fundit me babain dhe borxhet, rrëfehet Luizi
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Nga fundi i fejesës me vajzën e Jozefina Topallit, telefonata e fundit me babain dhe borxhet, rrëfehet Luizi
Profili i VipaveTë famshëm

Nga fundi i fejesës me vajzën e Jozefina Topallit, telefonata e fundit me babain dhe borxhet, rrëfehet Luizi

Last updated: April 30, 2023 17:24
8 Min Read
SHARE

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka rrëfyer momentet e tij më të vështira në jetë, nga problemet ekonomike që është përballur, fundi i lidhjes me Megi Topallin dhe telefonata e fundit me babait, pak orë para se ai të ndërronte jetë në dhjetor 2022.

Mes lotësh, ai rrëfeu se ka tentuar t’i japë fund jetës pasi u nda nga vajza e Jozefina Topallit pas 10 vitesh që bashku dhe ngeli pa punë.

Demo

Luiz Ejlli tregoi se hoqi dorë nga muzika pasi “mendova që rruga që po marr me këtë person ka më shumë rëndësi sesa kjo që po lë, u dorëzova para saj, nuk arriti kurrë të më kuptonte dëshirat e vërteta që kisha”.

Lexo edhe:

Juliana Nura: Serbia lëshoi urdhër arresti ndaj meje!
“Kanë nevojë për ndihmë”/ Kiara Tito reagon pas komenteve negative për Luizin, ja çfarë thotë
Rrjeti po zien/ Çfarë i ka ndodhur Olta Gixharit? Pamjet bëhen virale (Foto)
Ish-kryeministri kanadez dhe Katy Perry konfirmojnë romancën mes tyre!

Por theksoi se gjithçka mori fund pasi u kthyen nga Franca dhe po jetonin së bashku në Tiranë.

“Pasi u kthyem filluan momentet e ftohjes mes meje dhe asaj, Për një zënkë momentale vendosëm që t’i japim fund. E mbaj mend atë natë që kam dalë nga shtëpia kam pasur makinën, ishte duke rënë shi dhe shtriva sendiljen, fjeta aty. Kisha 37 mijë lekë të vjetra në xhep dhe asgjë tjetër”, tregoi ai.

Ai rrëfeu se teksa po përpiqej të ringrihej i mbyllën zyrën noteriale dhe ngeli pa punë, e njerëzit që i besonte nuk e ndihmuan,

“Ishte moment i vështirë për mua, sa tentova të bëj një budallallëk shumë të madh, t’i jap fund jetës”, tregoi Luiz Ejlli.

Këngëtari zbuloi edhe telefonatën e fundit me të atin në 24 dhjetor 2020.

“Më bie telefoni ishte babai më tha “Luiz po të marr të uroj Krishtlindjet”. I thashë më merr në 12 të natës. Rreth orës 23:30 më merr në telefon një shok, ndërkohë unë prisja të më merrte babi që të më uronte. Më morën për të më thënë “Ka ndërruar jetë”, tha ai.

Rrëfimi i plotë:

Kur linda unë, gëzimi ishte i madh. Mbas një vajze, një djalë. Filluan të vinin re diçka që ishte e sikletshme, unë nuk flisja dhe përgjatë 4 viteve, kishte ngelur pa u zgjidhur.

Në moshën 4 vjeç po luaja me një makinë lodër poshtë tavolinës, mami e mori dhe e vendosi në tavolinë. Doja që të ma jepte dhe fjala e parë që kam thënë ishte “papipi” Që nga ajo ditë goja nuk më është mbyllur më. Në moshën 6-vjeçarë nëna ime vendosi që të më merre me vete dhe më regjistroi në shkollën e muzikës në Shkodër. Aty mësova dhe dëgjova tingujt e parë të notave të muzikës.

Kur isha maturant kushtet ekonomike të familjes s’ishin të mira, nëna punonte me dy punë dhe ishin goxha të rënda, edhe babi në të njëjtën kohë, Vendosa të hyj në punë, fillova si kamarier, kur laja pjatat këndoja muzikën në radio. Kur më thotë një shok që Luiz “Kanë ardhur Ethet e së Premtes” në Shkodër, dola fitues dhe isha shumë i lumtur.

Kur u ktheva në Shqipëri njohja një vajzë që krijova lidhje, zgjati 10 vite. Gjatë kësaj kohe shkova në Francë, kam punuar në ambasadën shqiptare, e dija që po lija diçka të madhe që e kisha krijuar po hoqa dorë sepse mendova që rruga që po marr me këtë person ka më shumë rëndësi sesa kjo që po lë. U dorëzova para saj, nuk arriti kurrë të më kuptonte dëshirat e vërteta që kisha, ëndrrën time, U ktheva në Shqipëri, fillova punën në profesion si noter në Tiranë. Pasi u kthyem filluan momentet e ftohjes mes meje dhe asaj, Për një zënkë momentale vendosëm që t’i japim fund.

E mbaj mend atë natë që kam dalë nga shtëpia kam pasur makinën, ishte duke rënë shi dhe shtriva sendiljen, fjeta aty. Kisha 37 mijë lekë të vjetra në xhep dhe asgjë tjetër.

Gjeta një shtëpi me qira dhe fillova avash-avash tu u ngrit derisa vendosën të ma hiqnin licencën me pretekstin se e ke marrë në mënyrë të padrejtë dhe ngela mes 4 rrugëve. Nuk lashë njeri pa i kërkuar ndihmë dhe askush nuk e vrau mendjen. Aty kuptova që një pjesë e madhe e personave që kisha rreth vetes ishin për interes, ishte moment i vështirë për mua, sa tentova të bëj një budallallëk shumë të madh, t’i jap fund jetës.

Kisha inat me veten, si arrita të besoj këto njerëz që mendoja se i kisha të afërt dhe më donin.

Kur i humba të gjitha shpresat mu kujtua një person në Shkodër dhe më ndihmoi të futem në punë.

Fillova punën dhe rimora veten. Ishte viti 2020, data 24 dhjetor më bie telefoni ishte babai më tha “Luiz po të marr të uroj Krishtlindjet”. I thashë më merr në 12 të natës.

Rreth orës 23:30 më merr në telefon një shok, ndërkohë unë prisja të më merrte babi që të më uronte.

Më morën për të më thënë “Ka ndërruar jetë”, duke qenë se ishte periudhë pandemie nuk kisha mundësi as të shkoja atje, isha vetëm këtej dhe nuk e dija as se si po e përjetonte motra, nëna e mbesat. Jeta po më bëhej më e vështirë sepse më dukej sikur po humbja gjithçka, derisa më erdhi një telefonatë për t’u futu në BBV. Në ato momente po mendoja të shpërngulesha në Amerikë, e vendosa dhe thashë ‘le të jetë gara e fundit në jetë që kam”. Kur hyra lashë edhe punën, lashë disa borxhe për shkak të pamundësive ekonomike që kisha. Kam arritur të perceptoj që jashtë ka njerëz që dinë të dalin, siç isha në momentin më kritik në këtë lojë. Tani është momenti që të bëj zgjedhjet e duhura dhe të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri sepse e dua këtë vend.

Atyre njerëzve që më paragjykuan, nuk besuan tek unë dhe ma kthyen shpinën, mund t’i them që këto lot nuk janë për ju, por për zgjedhjet e gabuara që kam bërë.

Unë jam këtu dhe ju po më shikoni nga shtëpia, ju them ‘ia dola”. Kur të dal nga këtu do e vazhdoj ëndrrën aty ku e lashë, atë për të cilën kam lindur, këngën dhe muzikën.

Luizi rikthehet me këngë romantike, duet me Altin Shirën
Kandidat për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj feston 40-vjetorin: Zbulova sa i fortë jam fal atyre që kanë dashur të më bëjnë keq
Dueti me Rovena Dilon, motive greke? Gena: 100% shqiptare, Rozana vjet po
G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me sulme personale
Miss Kosova: Flas dy gjuhë, shqip dhe atë të Kosovës

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article A do i ftojë Arbrin dhe Zhaklinën në dasmë? Kiara flet pas debateve të ashpra me opinionistët e BBV dhe habit me përgjigjen
Next Article Kiara zbulon për herë të parë çfarë i tha familja për propozimin: Ata prisnin…

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pas tre muajsh në koma, humb jetën Arjan Kraja! Heroi që shpëtoi dy fëmijë në Velipojë
Aktualitet
October 14, 2025
Horoskopi javor për të gjitha shenjat: Shenjat që do të kenë një periudhë emocionuese
Horoskopi
October 14, 2025
Parashikimi i motit, 14 tetor 2025. Si do variojnë temperaturat
Moti
October 14, 2025
Horoskopi 14 tetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
October 14, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Luizi rikthehet me këngë romantike, duet me Altin Shirën (VIDEO)

October 13, 2025
Të famshëm

Fejesë mbretërore në bregdetin shqiptar, detaje nga festa private e Leka Zogut dhe Blerta Celibashit

October 11, 2025
Të famshëm

Albina Kelmendi dhe Bes Kallaku sjellin duetin, dedikim për prindërit

October 11, 2025
Tv Shows

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Por nuk largohem nga misioni për ndryshim

October 11, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?