Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: A jeni kurioz si mund të ishit ju si shef/shefe? Jua tregon Horoskopi
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Horoskopi > A jeni kurioz si mund të ishit ju si shef/shefe? Jua tregon Horoskopi
Horoskopi

A jeni kurioz si mund të ishit ju si shef/shefe? Jua tregon Horoskopi

Last updated: December 8, 2022 16:29
9 Min Read
SHARE

Dashi

Kur jeni nën drejtimin e një Dashi, nuk quhet punë. Quhen luftë! Njerëzit e shenjës së Dashit nuk e fitojnë ngritjen në detyrë në sajë të servilizmit; ata e zënë vendin e tyre me imponim dhe forcë. Ndaj nuk duhet të tregoheni servilë ndaj tyre. Nuk ka rëndësi nëse kanë kapur majën; një Dash ka gjithmonë një tjetër majë për të kapur. Do t’ju fusin edhe ju në garë me konkurrentët e tyre, duke ju bërë aleatë më shumë sesa punonjës.

Demi

Lexo edhe:

I fshehin shumë mirë emocionet e tyre, këto janë shenjat më të ftohta të zodiakut
Duhet të bëni të pamundurën për të gjetur qetësinë e brendshme, parashikimi i horoskopit për ditën e sotme
Horoskopi 18 qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi 17 qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Çdo shefi Dem, i është ndezur dikur llampa nga një ‘ide gjeniale’. Dhe për këtë ide, ky shef i shenjës së Demit është aq i bindur, saqë nuk ka rëndësi në bota është rrotulluar 36547 herë; ai përsëri do të ngulmojë tek kjo ide. Të thuash që një Dem është kokëfortë, do të ishte një nënvlerësim. Paraqitini shefit tuaj të shenjës së Demit një ‘plan të mirëpërpiluar për rritjen e të ardhurave me 20% duke shitur atë që duan njerëzit të blejnë’, dhe do t’ju përgjigjet me vendosmëri: ‘Nuk kam arritur deri këtu me mashtrime!’ Shefat Dem janë shumë të zotë për të thënë ‘Jo’, ndërsa ‘Po-ja’ mezi u del nga buzët.

Binjakët

Pjesa që u intereson më së shumti tek puna njerëzve të shenjës së Binjakëve, janë skandalet në vendin e punës. Ata kërkojnë më shumë argëtimin sesa gjithçka tjetër në punën që bëjnë. Që t’u tërhiqni vemendje, duhet praktikisht të silleni si një 5-vjeçar hiperaktiv. Ndonjëherë u pëlqen edhe të zhduken në drejtim të paditur. Por edhe kur nuk janë aty, bëjnë që mungesa e tyre të ndihet. Përpara se të mbyllë derën dhe të ikë, do t’ju lërë nja ‘2 porosi’ për mugesën e fondeve për punonjësit. Edhe kur në të rrallë ndodhet në zyrë mes punonjësve, është e vështirë ta bëni t’ju dëgjojë.

Gaforrja

Shefat Gaforre janë enciklopedikisht të paaftë për të thënë atë që nënkuptojnë. Të flasësh me një shef Gaforre është si të flasësh me një orakull: Interpretoni dhe shpresoni për më të mirën! Ai kurrë nuk do t’jua thotë hapur se nuk i duket aspak simpatike prerja juaj e flokëve apo pirsing në hundë. Por do t’ju pyesë: A s’të bezdis ajo hekurishte? Jul Çezari, ky komandant i famshëm Gaforre nuk hoqi asnjëherë askënd nga ushtria; Gaforret nuk i largojnë asnjëherë nga puna punonjësit e tyre, thjesht, i bëjnë ata të ndihen të vegjël, të padobishëm e të parëndësishëm.

Luani

Ndryshe nga të gjithë shefat e tjerë të horoskopit, Luanët janë të drejtë, bujarë përpara gabimeve dhe ndihmues; mirësia vetë! Por ka një urdhëresë të pashkruar në kompaninë e drejtuar nga një Luan; një marrëveshje e përbashkët për ta admiruar të gjithë sa jeni shefin tuaj Luan. Thojani gjërat që ai do të dëgjojë dhe nuk ka rëndësi në jeni apo jo të sinqertë, ai ka për ta besuar!

Si të gjithë njerëzit e lindur për të qenë legjendë, Luanët nuk e nxjerrin gjoksin përpara apo të ecin me kokën lart; ata ju dëgjojnë dhe ju japin edhe këshillat e tyre, që duhet t’ua vini veshin! Nëse vrisni mendjen si gjithë këto lavdërime mund t’i hyjnë në punë për biznese, duhet të dini se ata për këtë arsye ju punësojnë ju! Dhe madje, marrin edhe meritat për idetë tuaja brilante!

Virgjëresha

Shefat e Virgjëreshës nuk bëjnë asnjë veprim pa i ditur mirë të gjitha. Ai nuk ka përse t’ua dijë emrin; kjo është detyra juaj. Ata nuk kanë të ngopur me rishikimin e listave dhe inventarëve; jeta e tyre është e përndjekur nga paranoja dhe nevoja për të regjistruar çdo të dhënë. Frikërat duhet thënë se mbizotërojnë; ata jetojnë nën tmerrin se një konkurrent mund t’u fusë duart në biznesin e tyre.

Peshorja

Ka vetëm 2 mënyra në të cilat një Peshore mund të kapë një post drejtues në botën e egër të biznesit: rastësisht, ose si trashëgimtar. Ose që të 2-ja. Kështu që u qëllon ta gjejnë veten krejt papritur në krye të detyrave shumë të ngarkuara dhe të vështira, që kërkojnë shefa autoritarë dhe me dorë të egër.

Akrepi

Nuk është aspak e ekzagjeruar të thuash se shumica e punonjësve që punojnë për një Akrep, e kalojnë kohën duke ngrënë shuplakat që janë paramenduar për shefin e tyre. Akrepët janë dinakë, të fshehtë dhe dredharakë. Në momentin e parë që do të mendoni të pini një kafe 5-minutëshe përpara se të filloni ditën e punës, do të ndjeni një the të ftohtë nën qafë. Nëse mendoni të largoheni pak më herët nga zyra, do të ndjeni hapa që shpejtojnë pas jush, pastaj ndalojnë në vend. Sepse Akrepët i bëjnë gjërat me të buzëqeshur; dhe nuk ka për ta gjë më të adhurueshme sesa t’ju kapin me ‘presh në dorë’.

Shigjetari

Gjëja më e keqe e shefave Shigjetarë është se ju detyrojnë të bëni gjëra që nuk doni, për të vënë në provë karakterin tuaj. Për ta, nuk ka asgjë më të rëndësishme se karakteri; aftësia për të përballuar edhe gjërat më të vështira, si përshembull, mund të përfundoni në rrëzë të malit duke u kacavjerrë për atë që ai e quan ‘alpinizëm’. Një Shigjetar mendon gjithmonë, ‘Ku do të isha unë sot sikur të mos kisha ndërmarrë rreziqe?’ Nëse ua sjellin shpirtin në majë të hunës, më mirë qepeni gojën. Ata nuk janë aspak diplomatë; Shigjetarët ndërthurin humorin e tyre të mirë me të vërtetën e hidhur.

Bricjapi

Shefat Bricjapë dinë gjithçka. Gjithmonë! Ata i shohin të gjitha, por nuk flasin kurrë, të paktën jo me ju. Por mbi të gjitha, ata dinë një gjë: Se në këtë botë duhet të bësh përpara. Asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi.

Ujori

Para të gjithash, Ujorët e urrejnë idenë e biznesit, shpërfillin kërkesat që ka konkurrenca dhe kanë një problem në konceptimin e të punuarit për para. Skemat e tyre janë më tepër shoqërore; ata vijnë tek ju aq butësisht, saqë ju nuk dini si t’u përgjigjeni, çfarëdo argumenti të keni nisur. Ata e mohojnë nocionin e ‘shefit’ dhe e prezantojnë veten më shumë si motivues, ndërmjetës, thjeshtëzues. Mënyra që ata zgjedhin për të drejtuar, është duke ju njohur ju si punonjës, dhe duke kërkuar si t’ju bëjnë të ndiheni mirë në botën pa ndjenja të karrierës dhe biznesit. Janë të ndershëm deri në skrupulozitet. Janë mbrojtës të barazisë mes punonjësve.

Peshqit

Në një botë të egër, të pafalshme të biznesit, Peshqit janë me punonjësit e tyre po aq të butë sa ç’do të donin që të ishin të tjerët me ta. Përshembull, nëse në kompani ndodh diçka dhe është faji i tyre, nuk do t’ua ngjisin fajin ju. Megjithatë, nuk u pëlqen që njerëzit t’i kritikojnë, kështu që do të gjejnë dikë tjetër për të fajësuar. Dhe do ta bëjnë në një mënyrë të atillë, që të gjithë do e besojnë. Por ‘simpatia’ që krijojnë tek të gjithë, herët apo vonë do t’i vijë koha të zhbëhet, pasi fajtori del gjithmonë!

Fati troket në derën tuaj! Këto janë 3 shenjat më të favorizuara të javës

Horoskopi i sotëm trazon ujërat/ Ja cilat shenja duhet të kenë kujdes

“Shanset vijnë deri te dera dhe pengohen”, java e ardhshme nis me sfida për këto shenja të zodiakut

Horoskopi 15 qershor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Këto tri shenja të zodiakut do të shkëlqejnë në karrierë këtë muaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “S’do përplasim shumë aviona se do balancojmë shumë ozona”/ Prokuroria e Tiranës njofton lëvizjen e fundit për Gerti Shehun
Next Article Bashkë me titullin madje, artistja serbe kopjon këngën e Xhensila Myrtezajt (VIDEO)

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Armina Mevlani në pritje të ëmbël? Ja detaji që bëri ndjekësit të dyshojnë
Të famshëm
June 19, 2025
Arratisja e ëmbël e Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit në Itali, publikohen fotot. Ja kush i shoqëron
Profili i Vipave Të famshëm
June 19, 2025
Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë
Uncategorized
June 19, 2025
Kthjellime dhe vranësira…parashikimi i motit për sot
Moti
June 19, 2025

Lexo edhe:

Horoskopi

Horoskopi 14 qershor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

June 14, 2025
Horoskopi

Horoskopi 13 qershor 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju

June 13, 2025
Horoskopi

Horoskopi 12 qershor 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju

June 12, 2025
Horoskopi

Horoskopi 11 qershor 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju

June 11, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?