Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon
AktualitetEkonomi

Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

Last updated: August 12, 2022 06:33
4 Min Read
SHARE

Muaji gusht shënon kulmin e sezonit turistik në Europë. Pas dy viteve pandemi, ku lëvizjet ishin të kufizuara, fluksi këtë verë është shtuar kudo.

Edhe shumë shqiptarë kanë zgjedhur që këtë verë të udhëtojnë jashtë, e reflektuar kjo në shtimin e ndjeshëm të fluturimeve nga aeroporti i Rinasit.

Por, a e dini se cilat janë qytetet e Europës ku ju kushton më shtrenjtë të konsumoni një vakt në restorant dhe ato më të lirat? Numebeo, sistemi më i madh të të dhënave në botë, ka renditur shumë shtete në botë në Indeksin e Çmimeve të Restoranteve, dhe koston e një dreke në një restorant mesatar për dy persona (tre pjata), ku kemi përzgjedhur vetëm shtetet e Europës.

Lexo edhe:

Zgjidhni mësuesin më të mirë vitit, tre vendet e para do të marrin me vete nga një çmim nga fondacioni “Mirash Ivanaj”
Policia tha se 14-vjeçari qëlloi efektivët me gurë/ Reagojnë prindërit e të miturit: E dhunuan, ai po shikonte për kanaçe te koshat
DETAJE të TRISHTA, si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës: Ra nga krevati…
Kursi i këmbimit/ Sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja?

Nëse do të shkoni në Zvicër duhet të merrni masat dhe të mbushni portofolin. Ky shtet ka dhe qytetet me restorantet më të shtrenjta në Europë. Një drekë për dy persona në Zug, apo Zyrih kushton 123 euro mesatarisht për dy persona. Po ashtu në Gjenevë, Lozanë, apo Bazel sërish do ju duhen pak më shumë se 100 euro.

Demo

Pas Zvicrës restorantet më të shtrenjta janë në qytetet e shteteve nordike. Në Odense të Dannimarkës, apo Oslo të Norvegjisë sërish do ju duhen rreth 100 euro. Në Espoo, Finlandë dreka kushton po rreth 100 euro. E shtrenjtë është dhe Valletta në Maltë, ku do ju duhet të shpenzoni 100 euro.

Në Itali, më e shtrenjta është Milano, ku ju duhen 80 euro. Edhe në Zadar të Kroacisë kushton pak a shumë po aq.

Në Francë, më shtrenjtë është në Nice, 73 euro, ndërsa në Paris 60 euro.n Në Gjermani dreka më e shtrenjtë është rreth 60 euro. Në Barecolunë ju mjaftojnë 55 euro.

Në Greqi, më e shtrenjta është Athina, me 50 euro, ndërsa në Selanik 40 euro.
Më e lirë nga desinacionet e njohura turistike është Portugalia. Në Porto për një drekë janë të mjaftueshme 35 euro për dy persona, në Lisbonë deri në 45 euro, ndërsa në zona të tjera si Aivero 25 euro.

Turqia ka restorantet më të lira, nga 14 euro në Ankara në 22 euro në Stamboll.

Dreka në Tiranë më e shtrenjta në rajon, në Prishtinë më e lira

Më të lira për të drekuar në Europë mbeten vendet e Ballkanit.

Tirana dhe Beogradi mbajnë rekordin nga kryeqytetet e Ballkanit për drekat më të shtrenjta me 34 euro secila. Në Podgoricë mjaftojnë 25 euro, në Shkup 24 euro, po kaq dhe në Sarajevë.
Më e lira në Ballkan është Prishtina, ku një drekë kushton mesatarisht 17 euro.

Restorantet më të shtrenjtë në botë

Dreka më e shtrenjtë në botë kushton në Hamilton, Bermuda, gati 150 euro. Më pas renditen qytetet e Zvicrës dhe ato të vendeve nordike, por nuk mbeten pas dhe shumë qytete në Shtetat e Bashkuara të Amerikës.

Në Santa Barbara në Kaliforni duken më shumë se 100 euro, në Nju Jork 87 euro. Australia, Kanadaja, Izraeli vijojnë në listën e shteteve në qytetet e të cilave duhet të shpenzosh më shumë për të konsumuar një vakt.

Më të lira në botë restorantet që gjenden në Indi dhe Pakistan, ku dy persona mund të konsumojnë një vakt të plotë me 7-10 euro./monitor/

Skandali kriminal/ Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet
Ndryshon taksa e makinave, ja kush përjashtohet nga pagesa sipas udhëzimit të ri
A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK
Dosja e hakerimit të SPAK/ Kush janë zyrtarët në grupin e WhatsApp-it që shpërndanin materialet
Elektriçisti hero që rrezikoi jetën mes stuhisë dhe reshjeve të dendura të dëborë!
TAGGED:Cmimetrestorantet

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë mund të bëni para gjumit për të ndihmuar tretjen
Next Article Pas Fedez, një tjetër yll italian vjen në Sunny Hill Tirana

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ndalohen rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç në Francë
Teknologji
January 27, 2026
Pas anulimit të televotimit dhe dy zarfeve të zinj, vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit
Të famshëm
January 27, 2026
Big Brother Vip merr vendimin ekstrem ndaj banorëve, anulohet televotimi
Tv Shows
January 27, 2026
Debati me aktoren përfundoi në gjykatë, reagon mjeku Edi Tushe
Të famshëm
January 27, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Këmbimi valutor 22 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

January 22, 2026
Politikë

Rama merr vendimin: Ja kush emërohet zëvendës i Belinda Ballukut

January 21, 2026
Sociale

Bislimi: Rezoluta amerikane për Luginën e Preshevës një fitore për shqiptarët

January 21, 2026
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish-kryebashkiaku i këtij qyteti (Emri+Foto)

January 21, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?