Vendi ynë mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit.
Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, më të dukshme në zonat verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë, sipas MeteoAlb
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.