Një batutë e Ermal Mamaqit duket se është bërë shkak për zënkën e radhës mes këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit Donald Veshaj, të cilët nisën një histori dashurie brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’
Fakti që Ermali përmendi Bora Zemanin se do ta bëjë pjesë të serialit të tij të ri ‘HOT’ dhe reagimi me të qeshura e Donaldit , nuk është pritur mirë nga Trixa, e cila refuzoi dje të ishte e pranishme në darkën speciale brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’.
Mirëpo si gjithmonë blogeri Olti Curri e ka një zgjidhje, Ai i ka sugjeruar Ermal Mamaiqt që ta bëjë edhe Trixën pjesë të serialit të tij dhe në këtë mënyrën shlyen edhe ‘gabimin’ që bëri duke futur në sherr çiftin i sipërpërmendur.